Goro: Pronat dhe premtimet e mia për Himarën

redaktor
Goro, kryebashkiaku i Himarës

Himara në këto zgjedhje po shkon e qetë duke shmangur tensionet e zakonshme që dëgjonim gjatë fushatave elektorale.

Kryetari aktual i bashkisë, njëherësh kandidat për një mandat të dytë është duke zhvilluar fushatë jo vetëm në zonën e Himarës, por dhe në pjesën e Lumit të Vlorës, ku një pjesë e fshatrave me ndarjen e re i janë bashkuar bashkisë së Himarës.

Në një bisedë me “DITA”, Jorgo Goro thotë se në mandatin e dytë do t’i jepet zgjidhje problemit të tokës dhe zhvillimit të turizmit. Kandidati i ASHE thekson se situata është kaotike ku ish-kryetari i mëparshëm i përplasi himarjotët me ligjin për pronën.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Himarës shprehet se do të vazhdojë puna dhe bashkëpunimi me Qeverinë dhe zyrën e Regjistrimit të Pronave, për procesin e Menaxhimit të Pronave.

Në lidhje me turizmin, Goro thekson se për tokat e lira, Bashkia do të ndihmojë procesin që t’i jepet me “1 euro” për ndërtimin e resorteve të ndryshme, të cilat sjellin në Himarë më shumë turistë, e rrjedhimisht do të gjenerojnë më shumë vende pune.

Goro, ju kandidoni për një mandat të dytë, ku katër vjet më parë ia morët bashkinë Vasil Bollanos. Çfarë përmban programi juaj për këtë mandat ndryshe nga ai i pari?

Programi ynë është intensiv dhe është përqendruar kryesisht tek sektori i turizmit, i cili do të zhvillohet nëpërmjet investimeve në infrastrukturë. Po punojmë për zhvillimin e një turizmi elitar i cili përfshin të gjitha llojet e investimeve. Profesionalizmi ynë vjen nga eksperienca e deritashme. Kemi përfunduar me sukses një plan urbanistik i cili do të na ndihmojë për të pasur strategji afatgjata. Investimet tona përqendrohen në zonat e hotelerisë elitare. Një tjetër element se ku do të përqendrohen investimet tona është ai i transformimit të shtëpive karakteristike, të cilat do të rikthehen në një frymëmarrje për shërbimin e hotelerisë në Himarë. Po kështu krahas sektorit të shërbimit një zhvillimi do të marrë edhe prodhimi, i cili është një sektor që do të punësojë njerëz. Programi ynë është i larmishëm dhe për këtë ne kemi mbështetje nga ana e qeverisë shqiptare. Kemi gjithçka në dispozicion për ta zhvilluar Himarën.

Siç edhe e theksova pak më sipër, aktualisht kemi në Himarë një “Plan Zhvillimi”. Do të vazhdojmë zhvillimin e këtij plani duke integruar edhe zona të reja si Lukova apo Labëria, si dy zonat kyç të zhvillimit të Himarës së Re. Po kryejmë investime të mëdha në infrastrukturë, siç janë Unaza e Himarës apo rruga Kuç-Kudhës-Qeparo, e cila do të vazhdojë përgjatë Lumit të Vlorës për të dalë më pas në Selenicë. Po vazhdojmë investimet në ujin e pijshëm ku kemi përfunduar disa ujësjellësa të cilat i kanë dhënë furnizim 24 orë banorëve të Dhërmiut, Iliasit, Himarës, etj. Investime kemi kryer edhe në sheshet qendrore të fshatrave ku kemi filluar me Kudhësin apo Dhërmiun, për të vazhduar më pas në Pilur, Palasë, Lukovë e kudo në Bashkinë Himarë.

Objekt i punës sonë nëpërmjet investimeve, është krijimi i mundësive që banorët e Himarës të lëvizin lirshëm në territorin e Bashkisë Himarë, kjo nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës. Ajo që unë e kam përmendur përherë gjatë gjithçkaje që jam shprehur gjatë këtij muaji intensiv fushate elektorale, është se të gjithë banorët e Bashkisë së Himarës duhet të respektojnë ligjin. Kjo më shumë për t’i dhënë vlerë pronës, dhe rrjedhimisht vetë Himarës. Kjo është e vetmja mundësi pasurimi për këdo. Ky është qëllimi që Himara të jetë destinacion i dashur për t’u vizituar në çdo kohë.

 

Çështja e pronave është problematikë, e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje këto 25 vite në Himarë. A keni një plan konkret?

Situata është kaotike, ku ish-kryetari i mëparshëm i përplasi himarjotët me ligjin për pronën. Nuk u kuptua kurrë zbatimi i ligjit 7501. Dhe nuk u kuptua kurrë nëse ish-kryetari i Bashkisë së Himarës i besoi apo jo këtij ligji. Ajo që unë kam bërë dhe do të vazhdoj të bëj si e vetmja rrugë është bashkëpunimi me Qeverinë dhe zyrën e Regjistrimit të Pronave, për procesin e Menaxhimit të Pronave. Vazhdoj t’i bëj ende pyetje vetes se si mund të shpjegohet që në kaq vite himarjotët nuk kanë pasur asnjë mundësi për të zgjidhur çështjen e pronës? Aktualisht kemi filluar një proces ekzaminimi në terren duke filluar me Dhërmiun. Jemi në fazën e regjistrimit të shtëpive për të kaluar më pas tek toka bujqësore. E ripërsëris se pa bashkëpunimin me Qeverinë, me Qarkun dhe Prefekturën e Vlorës, problemi i pronës nuk do të ketë zgjidhje. Mos të mendojmë t’i çojmë himarjotët dyerve të Gjykatës për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe ligjin. Unë them me forcë se duhet t’u japim zgjidhje për pronën e tyre, atë që atë kanë kërkuar të kenë gjatë gjithë këtyre viteve.

Zhvillimi i zonës, ka nevojë për zgjidhjen e pronës. Regjistrimi i pronës që qytetari të marrë në dorë certifikatën e pronësisë. Ne jemi këtu që të zbatojmë ligjin dhe jo ta zhbëjmë ligjin. Menaxhimi i pronës është procesi i zgjidhjes së problemit për t’ia kaluar ato qytetarit. Ligji 7501 është zbatuar dhe nuk është zbatuar në Himarë, por në Lukovë ka pasur probleme edhe si tokë bujqësore në përdorim. Nuk është bërë regjistrimi sepse ishte një proces që filloi në vitin 2003 duke filluar në Qeparo dhe duhet thënë se qytetaret e kanë marrë dokumentacionin, por jo të plotë. Këto gjëra kanë ndodhur në vitin ‘91-’94, por ky është një problem që duhet zgjidhur sot. Banorët e Bashkisë Himarë duhet të bashkëpunojnë me topografët, me zyrën ligjore, sepse pa ndërhyrjen e qeverisë, nuk ka një zgjidhje të kësaj çështje kaq të ndërlikuar. Projekti i parë i regjistrimit të pronave mendoj se ishte një projekt që na vlejti që ne të vazhdonim procesin sipas pretendimeve të pronarëve. Të gjitha çfarë kishin pronarët i vendosëm në dispozicion të procesit sepse kjo është baza e regjistrimit. Duhet konsensus për të mos u bllokuar si proces sepse në radhë të parë duhet zgjidhur çështja ligjore aty ku nuk ka konflikte. Së bashku me kryepleqësitë e fshatrave, aty ku ka debate mes pretenduesve për certifikatën e pronësisë së pronës, ne ndërhyjmë që ky proces të zgjidhet me konsensus.

 

GoroNë qytete ka filluar kualifikimi urban. A do të shtrihet ajo dhe këtu apo dhe në qendër fshatrat?

Mirëqenia fillon me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Në qendrat e fshatrave do të ndërtohen Zyra Multifunksionale Shërbimi. Në këto zyra banorët e Bashkisë Himarë do të kenë si informacion dhe shërbim. Në këto zyra ata do të mund të kryejnë pagesa të ndryshme. Bashkia e Himarës do të jetë një Bashki që do t’i shërbejë gjithashtu të gjithë njerëzve në nevojë. Do të jemi ne ata që do të shkojmë pranë tyre dhe jo ata të marrin rrugën për të ardhur drejt nesh.

Vendet e reja të punës do të jenë një tjetër element zhvillimi i punës sonë gjatë 4 viteve të ardhshme. Kemi një projekt atraktiv për të ndërtuar “shtëpi trajtimi” për moshën e tretë, të cilat do të krijojnë vende të reja pune. Po kështu kemi në plan të ndërtojmë një “shtëpi për fëmijët” në breg të detit. Do të ngremë Qendra Rinore në çdo ish-bashki apo ish-komunë të Bashkisë së Re të Himarës. Do të ndërtojmë një Himarë, jo vetëm të qytetarëve të vet, por edhe për ata që do të vizitojnë Himarën tonë.

 

Cili është plani juaj për turizmin?

Përsa i përket turizmit, po punojmë që turizmi të mos zgjasë vetëm një sezon. Studimi urbanistik na ka ndihmuar për ndarjen e zonave turistike. Në faqen online të Bashkisë kemi evidentuar dhe publikuar zonat e ndara të turizmit. Kemi një projekt për zhvillimin e Turizmit familjar dhe këtë po e bëjmë fillimisht me procesin e transformimit të fshatrave tona. Shtëpitë e braktisura do të rikthehen në gjendjen e mëparshme duke qenë të gatshme për t’u banuar. Projekti i Bankës Botërore për çatitë dhe fasadat është një tjetër risi për Bashkinë e Himarës.

Jemi në fazën e projektit të transformimit të shtëpive karakteristike të gjithë fshatrave tona. E kemi filluar me dizenjimin e problematikave si të çështjes ligjore ashtu edhe të kostove. Projekti i qeverisë italiane parashikon një financim 80% të punimeve restauruese nga ana e donatorit dhe 20% nga ana e banorëve. Një ndihmë e madhe për zhvillimin e turizmit do të jenë Agjencitë Turistike duke krijuar “Info Point” në çdo plazh të klikuar atraktiv të Himarës.

 

Por me çfarë fondesh do i bëni këto investime?

Ne gjetëm para 4 vitesh një Bashki të rrënuar totalisht nga financat. Nëse Bashkia e Himarës këto 4 vite i ka shërbyer qytetarit, atëherë ka qenë një Bashki që ka funksionuar. Kohë të vështira kemi kaluar plot, por tani gjithçka ka kaluar.

Baza e çdo reforme është ajo se ne si do t’i shërbejmë më mirë qytetarit. Kemi një Bashki të madhe në sipërfaqe që ka potenciale të jashtëzakonshme ku i jepet mundësia çdo zone të zhvillohet. Pas 21 qershorit do të fillojmë menjëherë me ekzaminimin e sipërfaqes së Bashkisë së re të Himarës. Çdo qendër e re banimi do të ketë mundësi zhvillimi dhe integrimi falë një reforme të re administrative duke pasur më shumë mundësi falë miradministrimit.

 

Nëse një investitor do të donte të bënte investime këtu. Çfarë do t’i ofronit ju?

Tokat ku janë të lira, do të ndihmojmë procesin që t’i jepet me “1 euro” për ndërtimin e resorteve të ndryshme, të cilat sjellin në Himarë më shumë turistë. Do të krijojnë më shumë vende pune dhe natyrisht më shumë zhvillim. Për sa i përket plazheve, do të përpiqemi të kryejmë investime që ato të kenë akses për të shkuar për t’u bërë plazhe. Ajo që është bërë për Kakomenë nga Qeveria e mëparshme, mendoj se është bërë një krim. Qeveria do të sjellë një amendim për zgjidhjen e problemit të Kakomesë dhe jo vetëm, ku padyshim kjo do të sjellë zhvillimin e turizmit.

 

Intervistoi: Erion HABILAJ

Share This Article
14 Comments
  • himara eshte nje rast i vecant qyteti me nje shumellojshmeri njerzish dhe idesh. deri pak vite me perpara himara kishte nje kryetar bashkie i cili e vetmja gje qe beri per himaren ishte te abuzoj me karten etnike per te fituar sa me shume vota. kandidati i aleances per shqiperine evropiane eshte ai i cili larg fjaleve, do arrij te coj perpara se bashku me beshtetjen e qeverise qendrore, platformen per zhvillimin e qytetit te himares!

    • Une isha vjet per pushime ne Himare dhe kishte shume gjera ndryshe, nje pike informimi per turistet, guide turistike, per here te pare aktiviteti ne diten e Shen Merise ne nje manastir ne fshat te Himares duke eksploruar dhe turizmin kulinar, shetitorja e spastruar nga ndertimet pa kritet, me paster, ciceron te Kalaja e Himares per te kompletuar turizmin elitar, ku cdokush mund te gjente ate qe i mungonte. Duket puna e mire e Jorgos gjate ketij mandati.

      • Kryetari i bashkise duhet te jete promotori i qytetarise dhe bashkejeteses qytetare. Gjate viteve te qeverisjes se Jorgos, minoritetet me shqiptaret kane patur bashkejetese te shkelqyer, ndersa kur ishte Bollano vetem percarje, a nuk jane te njejtet njerez, thjesht ka ndryshuar kryetari i bashkise?

    • Himara cdo vit pret nje numer gjithmone ne rritje te turisteve jo vetem shqiptare por edhe shume te huaj.
      Duke i dhene shume rendesi turizmit dhe zhvillimit te tij, Himara do te jete nje nga destinaionet me te pelqyera nga te gjithe. Dhe programi qe zoti Goro ka prezantuar, turizmi ka perparesi,shtojme ktu dhe faktin qe Goro ka mbeshtetjen e Rames dhe se bashku me gjithe himariotet me 21 qershor do te shkojme ne drejtimin e duhur.

    • zoti Goro eshte nje person qe i di te gjitha problemet e qytetit te Himares dhe qytetareve te saj . Ndaj duke lexuar programin e tij per Himaren, gjej realisht cdo gje qe realisht i duhet Himares.
      Besoj se cdo himariot e sheh Jorgon si zgjidhjen me te mire ne menyre qe Himara te jete ne te njejtat stade me qyetetet bregdetare me te zhvilluara.

  • kryeministri edi rama sic dihet ka origjin te larget qytetin e himares. kjo nuk eshte arsye perse ai po tregon nje vemendje te tilel te vecante per kete zone por eshte fakti qe ky qytet nen drejtimin e bollanes u abuzua nga ai dhe tani rruga per rimokembjen eshte e sigurt nen drejtimin e goros i cili ka mbeshtetjen absolute te qeverise shqiptare!!

    • Me Ramen ne krah te te gjithe bashkive te shqiperise cdo qytet do te kete zhvilimin qe meriton. Duke marre rastin e Himares zoti Goro eshte nje person vertet me ide shume te mira per Himaren dhe se bashku me idete e Rames jam e sigurt qe se shpejt Himara do jete shume here me e bukur se ceshte tani.

  • Ndryshimet qe pesoi Himara keto 2 vitet qe ne pushtet ishte Rama jane mese te dukshme dhe te pelqyeshme nga te gjithe jo vetem shqiptaret por edhe turistet e huaj !
    Ndaj dihet se Jorgo Goro eshte zgjedhja e duhur per Himaren, eshte drejtimi i duhur qe Himara jone te behet qyteti bregdetar qe duam te gjithe..

  • Kur kryeministri dell me nje bluze me numerin 23 ai ashiqare eshte to bâ fushate per PS po me paret e taxpaguesit edhe koha e shfaqjeve te tij ne per ekrane ,ne nje bote evropiane ku pretendojne me hy,do kishte fakturuar PSse!Po nuk ndodh keshtu ne Albanistan!
    Soja Glover edhe ODHIRi Cfare mendojne per keto abuzime ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *