(Vijon nga numri i kaluar)
Por a është vetëdijësuar Luli, pas kësaj revolte? A do të shohim një Lul tjetër ? Gjasat tregojnë se Luli do mbetet po ai, sepse vërtet u çlirua nga pesha e rëndë e Berishës, vërtetë ka edhe përkrahjen amerikane, por nuk ka këllqe të drejtojë e menaxhojë një parti dhe qeveri. Është i cekët e i paaftë … ende nuk e kupton se në mungesë të një ideologjie të djathtë, konservatore, europiane PD – ja “lundron” në detin e politikës kuturu. Nuk ka as busull për orientim e as giroskop për qëndrueshmëri drejtimi,prandaj më e ndershme është të japë dorëheqjen. Më vonë do ta pësojë keq e më keq …
Të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti Sali – tërhiqu që të shpëtosh çfarë të shpëtosh …nuk të beson më njeri me këto alibi të sovranitetit të partisë apo të rivendosjes së demokracisë në moshën 77 vjeçare dhe me damkën “skllavëruese” non grata ..
E pate mundësinë në moshën 45 vjeçare (në atë moshë vitale e energjike, kur Napoleoni bëri “kryengritjen e tij egoiste”) dhe e humbe davanë – u bëre “kamxhiku i partisë, zhgënjyes i demokracisë dhe përbindëshi i Shqipërisë! ”
Partia jote qysh nga themelimi i saj ishte destruktive, nihiliste, dhe me prirje neofashiste, që krijoi një sistem antivlerash përmes drejtimit tënd autokrat, antidemokratik, anarkist, autoritarist e vrasës, për të realizuar synimet e tua me dhunë e terror psikologjik. Ti Sali, e di mirë si dole në krye të saj. Me marifete e manipulime, presione e shantazhe dhe më vonë u bëre “kamxhiku” i kësaj partie deri sa dhe dorëheqjen “de jure” në 2013, por “de facto”, prapë ti komandoje.
Ky ishte mashtrimi i dytë i yti. I pari ishte kur premtove pas zgjedhjeve të 22 marsit se tani misioni yt politik kishte marrë fund dhe se do t’i ktheheshe “bluzës së bardhë”. Nuk e bëre se nuk të la egoja e lakmia për pushtet si dhe “detyrimi ” për të qëndruar nga të tjerë – perëndimorë e amerikanë’,për interesat e tyre ,të cilat panë tek ty njeriun e duhur dhe të toleruan deri sa e ” mbushe kupën”.
Kjo tolerancë e Perëndimit dhe e Amerikës të bëri “trim” Sali, aq sa zëvendësove demokracinë me berishizmin, si ideologjia dhe praktika më destruktive, shkatërruese e nekrofile, më e neveritshme e më famëkeqe në politikën shqiptare, ku urrejtja ndaj jetëve njerëzore dhe destruktiviteti yt mendor të kthyen në një përbindësh, që u ngrive buzëqeshjen shqiptarëve për 30 vjet me radhë. Dhe çuditërisht vazhdon ende sepse berishizmi është ndërgjegjja, jo vetëm e çdo drejtuesi në bazë, por edhe e turmave fanatike e paramilitare që i kanë dhënë frymën destruktive dhe nekrofile partisë demokratikase (shihni turmat e jeniçerëve berishianë ). Por ndërsa më parë ky destruktivitet e këto britma ishin vërtetë të rrezikshme, sot ato janë teatrale – nga tragjike janë kthyer në komike .
Fantazmat e së shkuarës nuk përbëjnë më rrezik … prandaj edhe kjo lëvizja jote Sali është një teatër “frankenshtajn”, sa komike e trishtuese me spektatorë tribalë e groteskë, aq sa nga i urrejtshëm je bërë për t’u mëshiruar, për t’u ardhur keq. Në këtë gjëndje, gjysma e së keqes do të ishte të përfundoje si Napoleoni, (me 100 ditë mbretërim në partinë tënde) por kam frikë se do përfundosh si Kserksi, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë e familjes së tij mundi të shpëtonte vetë, duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij.” Kjo më tremb Sali se mund të përfundosh në mes të atyre “kufomave politike” që të shoqërojnë dhe të glorifikojnë, pa kuptuar se ç’janë duke bërë, për të vazhduar shakanë tënde të “sovranitetit e rivendosjes së demokracisë” , që në fakt është përpjekja jote e fundit dëshpëruese për të mbrojtur veten dhe familjen tënde … prandaj tërhiqu Sali sa nuk është vonë ,që të mos pësosh fatin e Kserksit! Siç më thotë një miku im gazetar Sali ne nuk kemi moshë as të riciklohemi dhe as të intimidohemi nga glorifikimet e jeniçerëve, të cilët nëse do të të donin vërtetë, nuk do të të yshtnin drejt zjarrit. Ti i përdor ata por edhe ata të përdorin ty se duke besuar tek marrëzia, karizma e egoja jote shpresojnë të ndodh ndonjë mrekulli dhe të fitojnë ato që kanë humbur nga Luli, nga Edi etj. Kundër kujt kjo mrekulli?
Kundër Lulit apo kundër Amerikës? Sali! Me Lulin kruaje por me Amerikën kujdes: mos e kruaj Sali se dihet fundi… Në fund të fundit Basha është një lolo i yti, ti e more përdore dhe e rrite me veset e tua, dhe pas teje ai do të ketë të njëjtin fund si i yti. Ia kemi thënë e stërthënë mëkatet që ka bërë me bekimin tënd dhe nuk ka se si ai të bëhet një lider partie, pa le më burrë shteti.
Ndërkaq jeniçerëve të tu dua t’iu sjell në vëmendjen e tyre këto fjalë të zonjës përfaqësuese të Departamentit të Shtetit Amerikan në Shqipëri: U mbushën 30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë në të ardhmen. SHBA dhe Shqipëria do ta bëjnë këtë së bashku… Kapni trenin, se ndryshe … me fantazmat e botën e tyre do të mbeteni të burgosur të egoizmit të tyre, brenda shpellës së Saliut ku si në teatrin e kukullave do shikojni një realitet të rremë ,që kur të dilni jashtë shpellës në botën reale do të pësoni jo vetëm zhgënjim por edhe lëndim se do jeni të pasigurt, të vetmuar dhe të privuar… nga liria . Njeriu i vërtetë është njeriu i lirë, i lirë edhe nga vetvetja dhe nga interesat e tij të menjëhershëm, dhe që për këtë është në gjendje të veprojë e jetojë në favor të së mirës e drejtësisë, pa u trembur që të rrezikojë për to edhe jetën fizike.
Në librin e Proverbave thuhet: “Kush praktikon lirinë e drejtësinë, siguron jetën”. Por këtu nuk bëhet fjalë për jetën në dimensionin hapësirë-kohë, por për një tjetër dimension të jetës, parashikimi i të cilit e bënte Sokratin ta pinte me qetësi helmin dhe që Testamenti i Ri e përshkruan duke thënë se ajo “do të qëndrojë përjetësisht në drejtësinë”.
EPILOG
Partia Demokratike është katandisur në një parti inekzistente. Ajo misionin e saj destruktiv dhe shkatërrues e mbaroi dhe tashmë nuk ka më forcë të reformohet. Më kot shpresojnë se nga kjo përplasje “Berisha- Basha”, partia do të dalë më e fortë. Është vetëmashtrim!
Me ato “forca të brendshme groteske e tribale” , përgjegjëse për historinë famëkeqe 30 vjeçare, nuk mund të reformohet kjo parti. Janë kaq të konsumuar politikisht nga humbjet e pësuara , kaq të diskredituar moralisht e të akuzuar penalisht për kusari e vrasje dhe kaq të indoktrinuar ideologjikisht nga “berishizmi”, saqë do të ishte mrekullia e nëntë e botës që nga një “berishian inbreeding” të prodhoheshin pasardhës pa çrregullime gjenetike politike !
E vetmja rrugë është Rithemelimi ! Rithemelimi i një partie të djathtë, konservatore ,europiane ! Rithemelimi duhet të bëhet nga forca të reja ,djem e vajza,të paimplikuar e të palidhur me historinë famëkeqe të berishizmit destruktiv e nekrofil . Rithemelimi duhet të ngjalli shpresë dhe besueshmëri përmes një integriteti moral dhe profesional e vizioni kurajoz i përfaqësuesve të saj më të mirë , përmes një programi strategjik i shoqëruar me rrugët dhe burimet financiare gjë që do ta bëjë të besueshme opozitën para popullit për përgjegjshmëri dhe seriozitet në misionin e saj.Një opozitë e re , një opozitë europiane. Të kritikojë , dialogojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë, për një shtet të së drejtës dhe mirëqënie që së bashku ta çojnë Shqipërinë drejt Evropës , ëndërr të cilën kanë lançuar qysh në fillimet e shtetit shqiptar Rilindasit tanë të mëdhenj ..
Nëse doni të faktorizoheni e të bëheni kontributor real në progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë, nëse vërtet doni që në Shqipëri të mos instalohet autokracia, duhet të rithemeloheni si parti demokratike me ideologji të qartë të djathtë, alternativë të besueshme, me vizion, ekip, program e qëndrime e veprime konstruktive për zhvillim e progres. Në rast të kundërt do të mbani përgjegjësi historike duke u rreshtuar pas fantazmave të së shkuarës që tashmë janë kthyer në fosile politike .

“Fajin e ka Saliu”, “BASHA ESHTE NJE LOLO E SALIUT” Jane degjuar nga goja e Edi Rames sa ka ardhur ne pushtet ne 2013 e deri ne prill te 2021 kur atyre i shtoi edhe “Po ika une do vije Saliu”!
Pra Edi Rama me Saliun ne goje ka 8 vjet qe fiton zgjedhjet, kurse Lulzim Basha ka 8 vjet qe me Saliun nen sqetull humb zgjedhjet!
Tani qe Basha e hoqi Saliun nga sqetulla, vazhdimi i slloganit “BASHA ESHTE LOLO I SALIUT” eshte nje silazh qe mund te ushqeje militantet, por e ben qesharak ate qe e thote apo e shkruan tek qytetaret e tjere me mendje ne koke e sy ne balle.
E kujt i plasi..!?
Tregoja prape Edi Ramutit, se ai kerkon Haleance me Bashen
Problemi eshte:
Beri mir a po keq Lulzim Basha qe prishi statuskuone, situates e ngrire ne Shqiperi, qe pengonte qytetaret e saje te behen bashkeautore per fateve e vendit tone?
Shprehjen popullore ” Me mire vone se kurre” e dime te gjithe. Ai, pamvaresisht te mekateve te tija, mori nje vendim te drejte qe i kishte ardhur koha.
Kush me shume e kush me pak ben gabime, por me ne fund Basha pati kurajon dha kontributin e tij, “me qellim apo paqellim”, ne leshimin e ketij procesi te mrekullushem mbare Shqipetar te gjetjes te gabimeve dhe fajaeve te se kaluares, per te mos u perseritur ne te ardheshmen.
Te gjithe e kuptojme se PD-ja do nje reformim total.
PD-ja nuk mund te jete prone personale e nje klike sic ishte ne kohen e komunizmit. Tani eshte koha te paraqiten ne tribunen e PD-se konurentet e denje dhe me vizion e prioritete te qarta per te dhene kontrbin e tyre. Sahane lepiresit, servilet, personalitetet fallco qe po presin se kush do fitoje dhe pastaj ti puthin kembet fitimtarit, jane nje fatekeqesi kombetare.
Gjergji Foto
Përshëndetje z. Jorgo! Me raste, i ndjek shkrimet tuaja, te gazeta “DITA”. dhe në përgjithësi, më pëlqen argumenti tuaj, që tregon për një kulturë të gjerë kultivuar me ngulm dhe që e përdorni me sukses dhe është bindëse.
Unë vetë, rrallë shkruaj në atë gazetë, kryesisht për probleme të naftës dhe naftëtarëve, që është specialiteti im prej 65 vitesh, shkollë nafte dhe punë. Çdo mëngjes, dëgjoj titujt e gazetave dhe më pëlqejnë sidomos, Dita, Sot, Tema, por secila me problemet e veta!
Nga ç’kam parasysh, te ne, ka një mungesë të theksuar kulture dhe kjo, ka arsyet e veta, mendoj historike. Analfabetizmi i lartë, para 1945-s, monokultura ideologjike, deri në ’90-tën, pasi jepeshin vetëm përfundime si dogma, por jo informacjoni bazë që të bën t’i japësh përgjigje pyetjes: “Pse?”. Pas 90-s, kthim mbrapsh i arritjeve.
Do t’ju tregoj një histori të jetuar, për të mbështetur mendimin tim. Prof. Xhemil Frashëri, pedagogu im i Historisë së PPSH dhe njohës mjaft i mirë i luftës, teorisë ML etj, u ndodh në një pritje ngushëlluese, në vitin 1999. Shkruante në një nga gazetat ekstreme të majta, dhe ankohej për keqkuptimin që kishin të rinjtë për luftën, pjesëmarrësit në të, qëndrimin e aleatëve etj. Unë, studenti i tij, i para 25 viteve, i thashë se atë gazetë, ku shkruani Ju, të rinjtë e sotëm e kanë zët”. U mendua pak e më dha të drejtë!
Unë besoj se ballafaqimi i bëmave mes Napoleonit të shekullit 19 dhe këtij “napoleonit” tonë të mes shekujve 20-21, është i shkëlqyer, por mbetet vetëm thjesht konstatimi. Është pikërisht, ky ndryshim mes tyre që nuk kuptohet nga të gjithë njerëzit tanë, të vjetër e të rinj, mbështetës të “napoleonit” tonë. E keqja te ne, është se pak a shumë, e tillë është tërë klasa politike e këtyre 30 viteve. Ku është “çelësi”i filozofisë së tyre të veprimit? Nga e ka origjinën ky qëndrim? Si do shpëtojmë nga kjo kategori, që të themi janë me shkollë brenda e jashtë vendit, megjithse vijmë nga analfabetizmi e varfëria ekstreme pothuaj të gjithë? Kjo pyetje më mundon mua dhe herëpas’here, nxjerr edhe ndonjë përfundim, por jam i pa sigurtë, duke kujtuar kategoritë e Xhorxh Oruellit që i përgjigjet pyetjes “Përse shkruaj unë” Ju përshëndes!