Josa i kënaqur me ndeshjen, Nika përgëzon skuadrën

redaktor

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa u shfaq i kënaqur me lojën dhe rezultatin në transfertën e Pukës por kërkoi që ekipi të jetë më cinik dhe t’i shfrytëzojë sa më shumë hapësirat që i krijohen.

“Ne kishim probleme në ndërtimin e lojës sepse Tërbuni u tërhoq në mbrojtje por me kalimin e minutave gjendja fizike e Tërbunit ra dhe nuk patëm probleme nga kundërsulmet. Lojtarët e mi duhet të jenë sa më të saktë dhe të mos shpërdorojnë shumë pasime. Pavarësisht kësaj dy golat erdhën si pasojë e këmbënguljes tonë nga krahët”.

Në vijim, Josa qartësoi situatën e Latifit pas daljes së tij nga fusha e lojës, duke theksuar se sulmuesi kosovar vuan nga një virozë dhe nuk ka asgjë serioze, ndërsa shtoi se ai hodhi në fushë skuadrën më të mirë, duke justifikuar në këtë mënyrë mungesën e maqedonasit Hristov.

“Dua të ruaj sa më tepër forcat për të ruajtur sa më shumë energji për Beshiktashin. Kjo është arsyeja pse nuk futa në lojë edhe Nimagën. U aktivizuan lojtarët që janë në gjenjden më të mirë prandaj Hristov nuk ishte në lojë. Problemi i Skënderbeut është se si do të përqëndrohet në ndeshjet e ardhshme”.

Në fund të intervistës, Josa nuk bëri premtime për ecurinë në Europa League, duke theksuar se Skënderbeu duhet të jetë i bashkuar të dhe mundohet të luajë futbollin që di të shfaqë në fushë. Në krahun tjetër, Samuel Nikaj e pranoi se skuadra zhvilloi një ndeshje pozitive.

“Deri në minutat e fundit isha i dyzuar për strategjinë që do të ndiqnim. Në letër ne ishim të humbur prandaj nuk jam mërzitur shumë me këtë humbje por jam mbushur me besimin sepse ekipi ka forca për të bërë mirë në të ardhmen”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *