Josa: Partizani? Më intereson vetëm Skënderbeu

Dita

Trajneri i Skënderbeut Mirel Josa nuk e vlerëson Flamurtarin nga pozicioni që ka në klasifikimin e përgjithshëm, por si një kundërshtar që ka objektiva për të arritur. 52-vjecari parashikon një ndeshje të luftuar, ku kërkohet përqëndrim dhe impenjim maksimal për të marrë fitoren.

“Skënderbeu dhe Flamurtari luftojnë për objektiva të kundërta dhe të do të bëjnë më të mirën për synimet që kanë. Në këtë kontekst do të jetë një përballje e luftuar ku secila skuadër dëshiron të marrë fitoren”, tha Josa.

Një sukses i mundshëm i korçarëve i shoqëruar edhe me dështimin e Partizanit për të marrë maksimumin në “Niko Dovana” thuasje do ta vriste garën për titullin, por Josa nuk bën llogaritë e të kuqve, thjesht dëshiron që skuadra e tij të marrë tri pikë ndaj kuqezinjve.

“Nuk më interesin se çfarë bën Partizani. Ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë që të sigurojmë diferencën prej katër pikësh, pastaj nëse Partizani lë pikë, kjo s’më përket mua.”

Përsa u përket lëvizjeve në formacion, Josa sqaron se të gjitha vendimet i merr në funskion të suksesit dhe në varësi të gjendjes së çdo futbollisti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *