Josa zbulon formacionin, bëhet gati për rotacionin

redaktor

Edhe sot ashtu si edhe në ndeshjet e tjera në Europë, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, pritet të zbatojë rotacionin në fushën e lojës ndaj Lokomotivës së Moskës.

Tashmë është bërë e qartë që skema taktike 4-4-2 që ka përdorur trajneri Mirel Josa deri tani si në kampionat por edhe në Europë, ka rezultuar më shumë se efikase.

Kjo do të thotë që edhe sot në “Elbasan Arena” do të shohim një skuadër sulmuese, ndërkohë që është paksa e vështirë për të gjetur 11-shin e saktë me emrat e lojtarëve që do të jenë në fushë, sepse një gjë e tillë nuk është gjetur asnjëherë në të gjitha ndeshjet europiane.

Kjo ndodh edhe për atë se Josa përdor rotacionin në Europë dhe një gjë të tillë do ta përdorë edhe sot, ku pritet që disa titullarë të qëndrojnë në stol dhe disa të tjerë të jenë në fushën e lojës. Gjithsesi ka disa dilema për ndeshjen e sotme, por që formacioni pritet të jetë me Shehin në portë.

Në mbrojtje Radas nga e djathta dhe Abazi apo Arapi në të majtë, ndërkohë që Jashanica dhe Osmani janë në qendër.

Në mesfushë Latifi pritet të nisë si titullar në të djathtë, dhe Berisha në krahun e kundërt. Lilaj dhe Shkëmbi janë gati, por nuk duhet harruar që edhe Eskuerdinja është një lojtar që është provuar në këto ndeshjet e fundit në qendër të mesfushës dhe ka rezultuar pozitiv.

Sulmi me dyshen Salihi, Olayinka është i vetmi repart që nuk ka dyshime.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *