Hoze Murinjo është shpallur si trajneri më i mirë për klube i vitit 2012 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Trajneri portugez i Real Madridit ka lënë pas në këtë klasifikimi italianin Roberto Di Matteo, i cili me Chelsea arriti të fitojë Ligën e Kampioneve. Në vend të tretë tekniku i Atletiko Madridit, Diego Pablo Simeone.
Kjo është hera e katërt që Mourinjo shpallet si trajneri më i mirë i vitit nga IFFHS. Më parë ka fituar në vitet 2004, 2005 dhe 2010.
Ja renditja e trajnerëve më të mirë për klube në vitin 2012:
1. Hoze Mourinjo (Portugali/Real Madrid) 101 pikë
2. Roberto Di Mateo (Itali/Çelsi) 99
3. Diego Pablo Simone (Argjentinë/Atletiko Madrid) 97
4. Josep Guardiola (Spanjë/Barcelona) 82
5. Tite (Brazil/Sao Paulo) 61
6. Jup Heinkes (Gjermani/Bajerni i Mynihut) 40
7. Aleks Ferguson (Skoci/Mançester Junaited) 27
8. Jyrgen Klop (Gjermani/Borusia Dortmund) 15
9. Marçelo Bielsa (Argjentinë/Atletik Bilbao) 12
10. Roberto Mançini (Itali/Mançester Siti) 11