Topalli përplaset live me ish-analistin e PD, tani kandidat për deputet: Nuk ke asnjë kontribut në parti!

Rovena Cerka

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është përfshirë në një debat të fortë me kandidatin e PD-së Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”.

Ajo i ka thënë Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontribut në PD, ndaj fjalët e tij nuk i interesojnë. Sipas saj, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, porn ë studio shfaqej si analist.

Topalli: Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i kandidatëve të Bashës nuk është Edi Rama, por Jozefina Topalli. Janë detyruar të thonë se Jozefina është e shitur te Rama, po dëmton PD-në. Agroni ka kohë që e bën, para se të siguronte mandatin e deputetit në Lezhë.

Agron i dashur, mua nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që nuk ka asnjë kontribut në PD. Të më thuash mua se nuk sulmoj Edi Raman, më vjen për të qeshur se jeni me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat më të rënda.

Gjekmarkaj:Unë kam folur më shumë se ju. Respekti personal nuk më lejon që ta kaloj etikën por nuk më pengon të them disa të vërteta. Nuk besoj se keni një staturë kaq të madhe për të folur mbi raportet e mia me Bashën.

c.r / dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk paskan as fund dhe as të numëruar shpellarët nga Tropoja. E turpëruan Tropojën dhe po e shkatërrijnë kombin.

  • As kjo nuk ka kontribute ne parti.Ne fillim e mori Azem Hajdari si shoqeruese mjeti.Atij ja rrembeu Sali Berisha,e katapultoi n=1 ne Shkoder..Ketu fillon kariera e saj.
    Nate kohe kjo ishte si Vorpsi.

  • Agroni ka shume te drejte kur thote qe me dashje apo”pa”dashje kjo po i sherben Rames bashke me Astrit Patosin.Sipas mendimit tim keto jane njerez pa asnje lloj bindjeje politike (nuk mund te them qe per zot njohin lekun sepse ai si mungon asnje politikani ) por thjesht karrierista qe kerkojne te jene drejtues dhe kjo spjegohet vetem me ate qe ben. Po te ishin kunder Bashes mund te krijonin nje parti te re por jo te gjithe qe ishin kunder Bashes te krijonin nga nje parti.E kemi ne gjak ne shqiptaret qe kerkojme te jemi te gjithe kryetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *