Nuk është fjala për tingujt magjik të këngës së njohur “Josephine”, as për zërin po kaq brilant të Chris Rea dhe as për ndonjë valle të hequr në ritmin e tyre. Në të gjitha rastet, një kërcim i tillë, nën këto ritme, do të ishte një çlirim i pafajshëm i shpirtit, por mendimi shkon më tej, tek një valle tjetër e ndarë në dy akte, ku akti i parë është figurativisht si valle, ndërsa akti i dytë është një valle e vërtetë dhe të dyja të hedhura nën ritmin e pushtetit. Të dy këto valle i ka hequr zonja Topalli, por ka një ndryshim të madh mes tyre. Për ironi të fatit vallen e parë atë në rolin si pushtetare, ajo duhet ta hiqte, por nuk mundi kurrë ta heq si duhet, ndërsa vallen e dytë që ishte një valle reale, e kërceu përsosmërisht, ndërkohë që ajo nuk duhet ta kishte kërcyer kurrë atë valle. Duke i marrë të ndara këto “valle”, padyshim që zonja Jozefinë i kishte të gjitha të drejtat që të hynte në vallen e pushtetit, por nuk ishte asnjë të drejtë që këtë ta kthente në një kopje të shëmtuar “të valles me shpata”. Ajo nuk kishte asnjë të drejtë që pushtetit, apo politikës në përgjithësi, t’i mohonte pjesën e saj më të bukur, ta zhvishte nga sharmi femëror, sepse në fund të fundit edhe politika, është e ndarë në dysh dhe do të mjaftonin vetëm huqet e pjesës mashkullore për ta bërë atë të vrazhdë siç është. Ajo hyri në vallen e pushtetit, sepse pushteti nuk është vetëm i burrave, por duket se ajo hodhi vallen e burrave nën ritmin e saj më të keq, duke manifestuar sjellje fyese deri në denigrim dhe provokime, deri në ekstrem ndaj palës kundërshtare. Ndoshta kjo është pjesë e formimit të saj, ndoshta ajo nuk kishte shumë besim dhe mendonte se duke folur në politikë me zë femëror nuk do të ishte imponuese sa duhet, ndoshta ka komplekse për qenien dhe pamundësinë e femrave për t’u marrë me politikë, ndoshta adhuron mënyrën si meshkujt i japin natyrë harbute politikës. Po ndoshta nuk është as njëra dhe as tjetra dhe ajo thjesht në delirë e sipër, ka dashur të vizatojë një portret të saj tipik province, ku çuditërisht një grua ndihet e lumtur kur i thonë se ajo është si burrë. Shprehje të tilla, dal nga goja e saj se “faji është i Salbrishës që nuk ju dha plumbin”, ku ajo ndoshta nga nervozizmi ha dhe germat e emrit të prijësit të saj, apo “kapeni atë dhe nxirreni jashtë prej zhelesh”, padyshim do jenë një siklet i madh për të, kur ajo të ketë shpëtuar prej dehjes së pushtetit dhe shpirti i saj të ketë shkuar drejt natyrshmërisë femërore, nëse shkon ndonjëherë. Kjo edhe mund të mos ndodh kurrë, sepse ajo thjesht ka menduar që të krijojë një model tip “Lady Thacher”, gjë e cila do të ishte qesharake, por ajo harron se edhe për Lady Thacher që ishte vërtet Lady Thacher, në ditën e vdekjes së saj, pati mijëra vet që u dehën nga lumturia për vdekjen e saj.
Ndoshta edhe për zonjën Jozefinë, nuk do të mjaftojë gjithë jeta që ajo ta kuptojë se sa më lart të ngrihet një politikanë, aq më shumë duhet të rrezatojë mirësi. Veçanërisht një femër duhet të rrezatoj edhe butësinë i shpirtit të saj, gjë që duket se ajo e ka braktisur me kohë.
Por ndërsa tek kjo “valle” ndodh shpesh të pleksen imazhe burrash dhe grash, apo ikje drejt imazhit të burrave, tek vallja tjetër, tek vërtet vallja që hoqi zonja Jozefinë, ajo nuk mund t’i gjejë asnjë justifikim në arratisjen e saj drejt shtypjes me këmbë të lotëve dhe gjakut. Më konkretisht, jo shumë kohë pasi në bulevard u vranë katër persona krejt të pafajshëm, ajo organizoi një vallëzim masiv, thuajse të pa fre të dhjetëra të rinjve, pikërisht mbi ato pllaka ku pikoi gjaku i tyre. Një vallëzim që i printe në ballë ajo. Ata të rinj ishin në të drejtën e tyre, ndoshta për këtë arsye ai vallëzim mund të mos quhet, “ i pa fre”, por ngazëllimi i Kryetares së Parlamentit atje ku u vranë katër personat, mund të quhet edhe vallëzim i pamoralshëm. Ata të rinj mund të vallëzonin pa fund, por kurrë zonja Jozefinë. Ajo edhe për shumë kohë nuk duhet të hidhte asnjë hap nën ritmin e muzikës mbi ato pllaka. Ka plotë arsye që ajo të mos e bënte këtë gjë. Ka plotë arsye që ajo të mos linte zyrën e saj dhe e veshur trendy të niste vallëzimin në sheshin para kryeministrisë.
Ende nëpër vijat ndarëse të pllakave janë pikat e gjakut të atyre që u vranë. Ato janë aty si varre të shpërndarë dhe në mënyrë të veçantë ajo, nuk mundet të hidhte valle mbi ato varre, por duhet të zbatonte minimalisht një kod respekti për vdekjen. Tej entuziazmit të saj, ajo duhet të kujtohej vetëm për një çast se takat e këpucëve të saj ishin duke shkelur mbi pika gjaku të njerëzve që nuk janë më. Mbi varre edhe mund të shkelësh krejt pa dashje dhe pastaj të kërkosh falje, por kurrë në asnjë rast, nuk mund të vallëzohet mbi varre.
Nga origjina e familjes së saj, ajo më së paku duhet të dijë një fakt fare të thjeshtë. Të vrasësh një të pafajshëm në çfarëdo regjimi qoftë, nuk është thjesht një krim, por është një plagë që nuk mbyllet kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë në vijim dhe jo vetëm të brezit që është dëshmitarë i një vrasje të tillë. Ajo duhet ta dijë se në regjimin që iku janë vrarë sa e sa herë njerëz të pafajshëm dhe pastaj mbi trupat e tyre ka nisur vallëzimi i harbuar dhe makabër i atyre që zbritën nga mali. Nuk dua të ketë ngjashmëri mes këtyre dy kohërave, por druaj se ka dhe zonja Jozefinë duhet ta kishte kuptuar se vdekja e një njeriu të pafajshëm vrarë nga shteti është po njëlloj e dhimbshme në të gjitha kohërat. Nëse ajo nuk ndali dot vrasjen, le të bënte diçka që të ndalte vallëzimin mbi ta.
Zonja Jozefinë edhe si nënë, duhet ta dinte se ndërsa ajo vallëzonte nën ritmin e muzikës atje në sheshin para kryeministrisë, diku në një fshat të largët, një vogëlushe pinte lotët e saj që ata të mbeteshin brenda saj. Ajo duhet ta dinte se ajo vajzë e vogël, ndërsa ndiqte ritmin pa fre të valles, ka zgjatur ndoshta dorën e saj të drithëruar drejt ekranit si për t’i kujtuar nënës së vet se pikërisht atje mbi ato pllaka, ishte vrarë ati i saj, ishte varri i tij. Dhe me gjykimin e saj ende prej fëmije, kurrë nuk do ta kuptonte si mundet të vallëzohej mbi varre. Këtë gjë duhet ta kishte kuptuar më parë zonja Jozefinë, qoftë edhe për hatër të kësaj vajze të vogël.
Me sa duket vallen e pushtetit zonja Jozefinë nuk mund ta ndryshojë dot. Ndoshta do ta heq sipas ritmit inatçor që di ajo deri në fund. Fundja le ta heq edhe ashtu, por vallen mbi pllakat ku u vranë katër njerëz të pafajshëm, zonja Jozefinë nuk duhet ta kishte hequr kurrë.

HOSANA BERISHA
Nga Fatmir Lamaj
I burgosur politik
Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,
Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,
Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,
S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.
Veç servilët e spiunët që duan para
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,
Masakrohet e tëra, prej një kapobande,
Në hipnozën vrasëse, të një propagande,
Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.
Ti na vret e na pret e na bën pastërma
Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”
Ti, që na grabite pronat e lirinë,
Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,
Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,
Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.
Veç qorrave u duket sikur bën kala
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,
E sot i lëpihesh si laro prej frikës,
E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,
Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.
Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.
Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana
Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,
Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,
Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,
Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.
Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja
Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…
Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,
Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,
Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,
Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.
Ortakëri krimi i mbyllur në kala,
S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”
S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,
As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,
Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,
Tani kush të beson s’është veçse një pervers.
Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,
Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana
Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,
Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,
Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,
A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?
Humbe nder e vlerë, s’je më padishah
Askush s’bërtet më Berisha Hosana
Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,
Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,
Anija po të mbytet në të ashprat brigje,
S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.
Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda
Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana
Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,
Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,
Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,
Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.
Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,
Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana
Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,
Që ju duket horri, një burrë babaxhan,
Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,
Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.
Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,
Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana
Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,
Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,
Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,
Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.
Banditët e horrat s’do kenë më baba
Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana
Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,
Po mbani në pushtet një kryedallkauk,
Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,
Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.
Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,
Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana
Turma që shqyen vetveten e uritur,
Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,
Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,
Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.
Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana
Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,
E harruat rrugën, për ku ishim nisur,
Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,
Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.
Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana.
Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,
A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,
Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,
Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.
Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah
Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana
Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,
Kryekomunist,i veç klith e bërtet,
Si pjella e djallit, në fron e pushtet,
Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.
Ju laro t’paguar, lihni badihava
Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana
Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,
E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,
Kambana e vdekjes, është kambana e votës,
Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.
Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.
Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana
Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,
Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,
Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,
Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.
Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah
Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana
hebefina eshte dehur me KRRAP ndaj dhe po hedh valle..
Vret e pret pena e ketij shkrimtari , ndonse i lire e pa pengesa , elokuent dhe i kontrolluar mendimi i tij rrjedh i pjekur me vetite e nje thellimi , Thellim shpirti . . . e ky i pergjithesuar , i nje populli te tere apo edhe i englovizuar ne zemrat e prinderve te kater djemve qe dhane shpirtin ne asfalt . . . . Si gjithmone shume aktual dhe , pene e fuqishme . Fjala me peshe injekton respekt per temat e tij si dhe vete autorin . Mirenjohje per keto percjellje , D
-Fshataret pa toke mos te debatojne !
Pas 23 qershorit,Shkodra do të ketë fatin të marrë frymë lirisht.Uzurpimi dhe qeverisja tribale e Shkodrës nga tarafi i Jozefinës do të përfundojë.Koha kur dhe për futjen në punë të një pastrueseje pyetej Jozi do i lërë vendin Rilindjes së Shkodrës.
Dasitë dhe mëritë,të nxitura nga ajo dhe të ushqyera nga injorantë do të marrin fund në Shkodër.
Pas 23 qershorit Jozefinës do t’i ndërpritet në mes dhe ëndrra e saj për të qenë pasuesja e Salës në Partinë Demokratike.Po ashtu mendoj unë do të jetë me shumë fat po arriti të mbajë postin e nënkryetares.
Ç’të mbjellësh do të korrësh…
Nje pershkrim shume domethenes ,sinqerisht te ushqen respekt kur tema te tilla prekin plaget e njerezve te thjesht . Te falenderoj mik qe trajton me finesen tende poetike duke sheruar dhimbjen njerzore.
duhen dite eduhen nete per te folur per kete lubi shkodra eshe e shqiptareve ,populli shkodran eshte i mencur vete,e di t i gjykoje vete …te dashur shkodrane djepi i kulltures shqipetare,ju qe u hodhet te paret ,e qe demuat prangat ,e diktatorit te pare xhdukeni kete lubi se kjo eshte me rezikeshme se c, do kriese qe shkodra se ka pare kure…perse vellezer a nuk ka shkodra gra te tjera qe t ju perfaqesoje me dinjitet si mund te duroni ju shkodrane e te mbani ne kuris .nje femer te tille e te flase me ate fjalor ….qyteti juaj me ate humorin te spikatur qe e kini trasheguar brezpas brezi nuk pranuar kure te flase me ate fjalor qe nga tribuna e kuvendit..te flase bija e qytetit tuaj me ate gjuhe….jo vellezer demokracia nuk lufton dot me metoda komuniste kjo femer nu njeh tjeter vec pushtet personal ….kjo po fut percarje kjo po ngre kultiin e salivicit me metoda te pa pranushme per demokracine …ju e shkateruat nje diktature tani perse duhet te vendosim nje diktature tjeter tinzare dhe me e rezikeshme separa…..popullin shkodran enjoh mire dhe edua fort ,,,ju doni pune ,ju doni humor sepse kjo evecanta e juj .23 vjet c,ka ndryshuar as gje nano=berisha shkaterim total ……..RROFTE SHKODRA JONE,SHKODRA LOKE …..JENI PRAPA VELLEZER KUR KAVAJA I DHA DUART KETIJ SATRAPI PO JU C,PRISNI
Te lumte o Fatmir, ke mirnjohje nga te gjithe.