Jozi, para disa ditësh, ndryshe nga herët e tjera, bëri një shëtitje me biçikletë nga ura e Bunës drejt Shirokës dhe Zogajt. Këtë radhë ajo nuk shoqërohej nga eskorta, as nga Hitleri i Shqipërisë S.B., por gojët e liga të shkodranëve thonë se ai nuk e di biçikletën, ai edhe gomarit tani nuk di nga i shalohet. Megjithatë simpatizantët Jozin e shoqëronin, por edhe ajo nuk linte pa përshëndetur kalimtarët. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë Shkodra nuk i është dukur si Venecia e 2011-s, por më e bukur, me rrugë e pedonale për kalimtarët që shëtisin me biçikleta. Ajo, thonë shkodranët, duhet të ketë shkuar deri në Zogaj, sepse aty është dhe një punishte tezgjahu që tjerr lesh dhe ia çon leshin Saliut për ta bërë veshje malësorësh, sepse Hitleri mendon që vitin e ri ta bëjë në Viçidol. Jozi ka kontribuar shumë për Shkodrën, ka hequr heronjtë, ka marrë pjesë në përvjetorët e Postribës dhe u ka bërë thirrje për hakmarrje nga komunistët. Nuk i ka quajtur shqiptarë, por sllavë, armiq të popullit shqiptar që duan plumbin ballit. Ajo gjithmonë është interesuar për të varfrit duke u pasuruar vetë me vila e shtëpi pushimi. Por shkodranët thonë që ajo shkoi në Shirokë për të parë dhe vilën e Zogut që ëndërronte të bëhej perandoreshë. Arsyeja tjetër ishte se ajo do bëjë një hartim e do ta paraqesë në parlament sesi tirret leshi. Pra vizita e Jozit në Zogaj ishte për të tjerrë lesh… Sado që ajo të sillet e të përdridhet nëpër rrugët e Shkodrës, ajo sjell vetëm urrejtje për gojën e shthurur në Parlament e kudo, nuk fiton dot dashurinë e shkodranëve. Qëndrimi politik që mban ajo është qëndrim fashist. E. K.
Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
