Ju bën zbor një i marrosur

Dita

Shqipëri, lum si tinë
Pranvera të erdh me shira
Dhjetë ditë ndenje si zonjë
Nuk dëgjove qelbësira.

Krye kusari do luftë
Shpirtziu si qymyri
Mbrapa ka një tufë hajdutë
S’ngopet kurrë me gjak vampiri.

Shikon ëndrra i ziu
Shpif ai e shpif i biri
Më të ndyrë s’ka nxjerrë veriu
Rimet ja bekoi Ramizi.

Ligjvënës të Shqipërisë
Ju bën zbor një i marrosur
Për t’ju shmangur drejtësisë
Bën si trim po është purthosur.

Qeni vjetër zgjebarak
Leh e leh e s’ka të sosur
Binanë e çon fshat më fshat
Të mashtrojë ca të plagosur.

Mjerë ata që e besojnë
Tetë vjet vodhën e vranë
Kush hedh votë për kusar
Përjetë gjeçin belanë.

Vazhdoni rrugën e nisur
Mazhorancë shpresë e vatanit
Se kjo opozitë e stisur
I shërben vetëm sulltanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *