Letër e nënshkruar
Ndoke Malaj
Përshëndetje ‘Dita’ Po të vësh re pothuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit ka lokale bar-kafe që shërbejnë ngjitur me rrugën automobilistike dhe mbi të gjitha zënë me tavolina edhe trotuarët për lëvizjen e këmbësorëve.
Dihet që trotuaret janë për tjetër punë, por dua të ngre edhe problemin e atyre që ulen aty: A kanë ndonjë standart përsa i përket higjenës dhe vendit ku serviret një kafe apo gjë tjetër? Ndotja në Tiranë dihet që është shumë e madhe. Një kafe përpara apo një picë, apo ushqim tjetër, ju duket normale të konsumohet aty?!