Doktor, punëtor e i urtë, i ndërgjegjshëm, keni jetuar me dhimbjet e lindjes. Ato dhimbje janë të mëdha, nëna e di si vinë e si ikin, deri sa na japin dhuratën hyjnore.
Pjesë e këtyre lindjeve bëheni dhe ju doktor që dini këndim.
Për të kandiduar ju i dashur Halim, është dashur mendimi i Berishës dhe Bashës që kanë të bëjnë me vdekjen. Mos e beso po deshe. Në çdo pjesë të qarkut ku do hidhet vota dalin titrat: 21 Janari, Gërdeci, fajdet, Rruga e Kombit dhe deti, shteti i rrënuar me borxhe. Përpara kandidimit i dashur Halim, do të bëj këtë pyetje: Më thoni pse humbi PD-ja zgjedhjet, a u bë analiza? Çfarë u trondit në strukturat e PD-së?
Tani pyes: A mund të bashkëpunojë lindja me vdekjen? Kurrë! Prandaj befasohem.
Dëgjoni Blushin, doktor Halimi. Ai kërkon në 18 muaj që të mbahen premtimet pa mbaruar mandati. Kërkon të forcohen strukturat e partisë dhe dhënia llogari. Po a të shkon mendja se këto mund të kërkohen në partine tuaj, sikur Blushi ta kishte emrin Sokol? Pra Partia Demokratike nuk ka lindur, është një iluzion i kapur. Mjafton kaq doktor Halimi për të lidhur bisedën e një kryetari të bashkisë për të qarë një hall me Ramën.
(Kryetari i PD-së)
– Hajde në zyrë,- foli Rama.
– Jo,- tha kryetari,- se më filmojnë.
Deri sa pushteti në bazë ka frikë të punojë, ju besoj i dini pasojat. Ju dini këndim.
Shteti nuk bën eksperimente.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci
