Ju ka shkuar mendja që ari mund të jetë mashtrimi më i madh në histori?

b.m.
One kilogram gold bars are displayed for a photograph at the YLG Bullion International Co. headquarters in Bangkok, Thailand, on Wednesday, Jan. 13, 2016. Thailand's biggest buyer of gold will boost purchases by about 25 percent to 160 tons this year, said chief executive officer Pawan Nawawattanasub. Photographer: Dario Pignatelli/Bloomberg

Për më shumë se 2500 vjet, ari është përdorur si para.

Sot çdo vend dhe bankë qendrore, investon në ar, pasi vlera e tij konsiderohet si tepër e qëndrueshme – dhe kësisoj ndihmon në kompensimin e investimeve më të paqëndrueshme, që i nënshtrohen krizave financiare.

Aktualisht, i gjithë ari në botë vlen më shumë se 8 trilionë dollarë. Më pak fjalë, ari është një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë globale.

Por Kris Pauell, sekretar i Komitetit të Veprimit Anti-Trust të Arit, thotë se 80 për qind e arit në pronësi të botës, thjesht nuk ekziston. Nëse ai ka të drejtë, ky i bie të jetë rasti më i madh i mashtrimit në histori.

Por a është në fakt ari mashtrimi më i madh në histori? – pyet AllTimeCons, cituar nga Bota.al.

Çdo vit nxirren nga minierat mbi 2.000 tonë ar. Rreth gjysma e tij bëhet stoli, një e dhjeta vihet në përdorim të industrisë, dhe një e treta e saj ruhet si vlerë monetare në bankat qendrore anembanë botës.

Ari tregtohet çdo ditë në treg, blihet dhe shitet nga individë, fonde dhe banka. Si çdo mall, çmimi i arit varet nga kërkesa për të.

Si një mineral, ekziston një sasi e fundme e këtij metali. Deri tani në historinë njerëzore, është nxjerrë nga nëntoka mbi 170.000 tonë ar.

I gjithë ari që është arritur të mblidhet në total, mund të futet në 3 pishina e gjysmë olimpike. Ari i mbetur nën tokë, pritet të mbarojë rreth vitit 2030.

Sipas Kris Pauell, shitja e arit ndodh në thelb nën mbikëqyrjen e bankave qendrore.

Në vitin 2009, analisti i tregut Pol Mikrets, llogariti se kompanitë që merren me shitblerjen e shufrave të arit, kanë tashmë vetëm 15.000 tonë ar për të tregtuar. Ai gjithashtu ka zbuluar se 2.134 tonë ar tregtohen çdo ditë vetëm në bursën e Londrës.

Me këtë ritëm, të gjitha investimet botërore në ar, ndryshojnë duar çdo javë në një treg. Por ari blihet si një investim, (pra jo fizikisht) për t’u mbajtur derisa vlera e tij të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Analisti Adrian Daugllas, tha se kjo do të thotë që kur ju bleni ar, jeni në fakt duke blerë një dokument, që thjesht vërteton se ju e zotëroni atë. Daugllas, argumenton gjithashtu se sasia e arit të shitur çdo ditë, e krahasuar me sasinë e arit që ekziston, nënkupton se se çdo onc ar ka të paktën katër pronarë.

Jane duke shitur një sasi ari që nuk ekziston? Ky pretendim mund të duket i tepruar, por ka një precedent për këtë.

Në vitin 2005, kompania “Morgan Stanley”, u akuzua se i kishte shitur klientëve metale të çmuara, që nuk ekzistonin. Për dy dekada, kjo kompani u shiti investitorëve ar, argjend, platin dhe paladium dhe u vendosi madje tatim mbi magazimin e metaleve të çmuara. Por ato thjesht nuk ekzistonin.

Kur klientët kërkuan metalet, asgjë nuk iu dorëzua ndonjëherë.

Ndërkohë, “JP Morgan Chase & Company”, është paditur për manipulim me çmimin e argjendit. Në janarin e 2017-ës, Keit Nojmajer, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë së minierave të argjendit “First Majestic”, tha se i njëjti manipulim po kryhet edhe me tregun e arit.

Nëse shitet më shumë ar nga sa ka në dispozicion, kjo mund të ketë pasoja katastrofike.

Nëse Adrian Daugllas është i saktë, se çdo onc ari është në pronësi të 4 personave, secili prej atyre pronarëve ka të drejtë ta kërkojë atë onc ari.

Nëse njerëzit do të kërkojnë t’u jepet metali i çmuar që ata zotërojnë zyrtarisht, bankat dhe kompanitë e shufrave të arit ose argjendit, nuk do të ishin në gjendje t’ua jepnin realisht. Ato do të falimentonin.

Vitet e fundit Rusia dhe Kina kanë blerë ar – ar të vërtetë dhe jo në letra – duke rritur rezervat e tyre kombëtare. Ata duket se po bëjnë këtë për të forcuar ekonomitë e tyre, në veçanti përkundrejt dollarit amerikan.

SHBA-ja, zotëron ende rezervat më të mëdha prej ari në botë, dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe konsumatorja e tretë më e madhe e arit në botë, pas Indisë dhe Kinës.

Megjithatë, Kina pretendon të ketë vetëm gjysmën e sasisë së arit, që ne presim që ajo të ketë nga sasia që ajo po blen. Dhe duket se është një sekret i zbuluar tashmë, që tregu i arit është i manipuluar.

Ndoshta i gjithë sistemi bazohet mbi një gënjeshtër. Dhe kjo gënjeshtër, do të ketë pasoja.

b.m. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Ne kete shkrim ka pak te verteta te pransueshme! Si bie fjala afirmimi qe rezervat e Arit ne planet ne vitin 2030 do te shterojne…?!…Ky afirmin eshte tejet fals dhe i paargumentuar… Pjesa me madhe e shkrimit nuk ka kurrfare baze!!! Artikullshkruesi ndoshta do te duhej te trajtonte argumentin me te rendesishem dhe ( qe perben misterin me te madh..) se perse Ari hyri ne Historine e Njerezimit me kete rol konstant qe ka patur prej fillimit dhe qe ka deri me sot..???… Pra, per te arritur ne perfundimin se i gjithe sistemi eshte nje genjeshter…(?!) autrorit do t’i duhej te analizonte thelle e thelle ne Historine e njerzimit ne radhe te pare perse ky metal do te merrte kete rendesi te dores se pare themeltare… Te trajtosh nje argument te tille do te duhet te pranohet fakti qe Historia e njeriut eshte kryekeput krejt ndryshe sesa eshte rrefyer deri me tash…!!!… Njeriu inteligjent u krijua na laborator prej qenieve te ardhura prej nje sistemi tjeter planetar, te cilet zoteronin teknologjira te jashtezakonshme dhe e klonua ate dhe i dhane mes tjerash si stimulim Arin si nje nga strumentat e zhvillimit autonom prej tyre (qe me pas iken..) dhe qe do te luante rol primar ne histori… Kjo qe them (dhe qe po vertetohet disa dites nga shkencetaret kudo neper Bote..) reflektohet edhe ne faktin se Ari si metal – nese per nje moment konsiderojme ende “reale” historine qe njohim deri me tash – ne fillimet e prehistorise njerezore nuk ishte i nevojshem e kam fjalen si nje strument pune o lufte. siç bie fjala hekuri o bronzi… Keshtuqe Ari u perdor ne fillimit e veta si mjet shkembimi e luksi i futur prej dikujt qe dinte e çmonte lart vlerat e Arit si metal ne teknologjira te rafinuara e jo per stoli, pikerisht mu per kete eshte teper evidente qe njeriu i paleolitit veshtire te te paskesh qene kaq “largpames” ne konsiderimin e Arit si diçka teper e jashtezakonshme ne posedim…

  • …Desha te shtoj edhe kete si vijon: qe po te ndjekim me aprovim teorite e dhjetevjeçareve te fundit mbi krijimin e Njeritu Sapiens Sapiens neper laboratoret e Alineve (te quajtur prej Sumereve te lashte me emrin Annunaki ose nga Bibla Ebraike me emrin Elohim..) nuk eshte e rastesishem fakti qe keta qenie perdornin per vete ne mase shume te madhe Arin per qellime teknologjike por edhe thjesht praktike… Ishin pra keta qe ua mesuan Njerezve vlerene Arit… Keta u mesuan vleren por nuk iu dgane njerezve teknolofgjite ku Ari ishte i pamendueshem,,, sepse thjesht njerezve primitiva (mijera e mijera vjet perpara Eres Sone..) nuk u hynte ne pune teknologjia e sofistukuar sepse nuk do te ishin ne gjendje ta perdornin e po ashtu nuk kishin eksigjence per nje tekmolgji te tille… Te ben pershtypje fakti shume interesant qe sjell Biblla ne menyre reale dhe te sinqerte: Jaweh (ose Jehovai) zoteronte masa te medha Ari dhe e gjithe banesa e tij ishte prej ari, gjthçka ishte prej Ari,, sepse Elohim-et e dinin shume mire qe Ari veç tjerash ka nje veti te jshtezakonshme::: Ari nuk favorizon rrittjen dhe shumezimin e baktereve. , pra ruan mjedisin steril nga presenza e semundjeve. Kjo verteton faktin qe Jahweh ishte si Elohime-et e tjere ishte nje Alien qe permes Arit u mbronte prej baktereve te Tokes dhe baktereve njerezore…

  • Përshëndetje,
    Jam shumë i lumtur të ndaj me të gjithë përfitimin e kësaj marrëdhënieje me mua.
    Në të vërtetë, unë jam një punëtor i pavarur dhe unë jam një nga njerëzit më të rëndësishëm në botë dhe kam arritur ta njoh origjinën e kësaj, kam ardhur në kontakt me një ndërmjetës afrikan të kompanisë MENZGOLD LIMITED. Sot blej direkt nga ari i pastër në 99% me një çmim shumë të mirë për transformimet e mia.
    Faleminderit shumë MENZGOLD GHANA LIMITED.
    Ju mund t’i kontaktoni direkt me email [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *