Ju kanë rënë flokët? Vjen “kura e vampirit”

anazapta

Një përzierje e plazmës me trombocite të marra nga gjaku i vetë pacientit mund të jetë zgjidhja për rënien e flokëve. Ky trajtim i ri që mund të ndihmojë ata që vuajnë nga alopecia është zbuluar nga një grup studiuesish italo-izraelitë. Studimi është publikuar në “British Journal of Dermatology”. Metoda është pagëzuar si “kura e vampirit” dhe konsiston në marrjen e gjakut nga vetë pacienti. Gjaku më pas përpunohet në laborator, ku i merret plazma dhe trombocitet, për t’u përdorur sërish te i njëjti pacient. / G. Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *