Përdoruesit e Instagramit nuk e pëlqyen shumë ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke zëvendësuar rendin kronologjik të postimeve me promovimin e postimeve më popullore.
Por, mesa duket, Instagrami e ka kuptuar gabimin që solli zhgënjim tek përdoruesit, dhe do të bëjë që sa herë ta hapni këtë aplikacion nga celulari juaj, fillimisht të dalin postimet tuaja më të fundit.
Algoritmi do të ndryshohet së shpejti, por kjo nuk do të thotë se Instagrami do të kthehet fiks si më parë, kur postimet shfaqeshin sipas radhës, nga më i riu te më i vjetri. Por, do të ketë një balancë mes postimeve të vjetra popullore dhe atyre të reja.
“Me këtë ndryshim, Instagrami juaj do të duket më i freskët dhe në të njëjtën kohë nuk do të humbisni postimet që pëlqeni më shumë”, thuhet në postimin e kompanisë.
s.a/dita
