“Ju kurrë pyet s’keni për pluhnin që aktorët thithnin, e t’ftoftit që t’prente n’ije”

redaktor

Aktori i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Çun Lajçi, ka përshëndetur vendimin për të filluar nga puna për Teatrin e Ri. Përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook, Lajçi, i cili ne skenat e Kosovës ka peshen e Robert Ndrenikes ne Shqiperi, u drejtohet të gjithë atyre që protestojnë kundër këtij vendimi duke theksuar se është e patolerueshme që artistët e rinj të dënohen me një godinë që kurrë nuk ishte teatër.

Mes të tjerave, aktori i njohur kujton se ishte pikërisht godina e vjetër e teatrit që sëmuri aq e aq artistë, mes të cilëve edhe aktorin ikonë të artit shqiptar Naim Frashëri. “Teatri na duhet, e teatri do t’bahet, mija herë besoj, ma i mirë se ç’ishte.

Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, se po dukeni vërtetë qesharak”, thekson Lajçi.

Postimi i plotë:

Për çka po protestoni?
S’deshta,
o s’deshta me shkrua,
se dashtë e kam ma shumë se ju, që çirreni sheshit, tue derdhë lot pa lot, e tue mallkua pushtetin e Edin!
O dashtë e kam ma shum se ju, betohem, dhe e dini pse?
Se nji shekull m’ka nda me at teatër, nji bjeshkë kufi deri n’qiell,
– ju e kishit aty, unë veç n’andërra!
S’deshta, veç po iu them juve, që brenda hy s’i keni që dy dekada, e kam dashtë sa krejt atdheun, se viti 1972 m’futi n’zemrën e tij, e shfaqja “Viti 61” me mori me vete, e shpirti me mbeti tek Naimi, Pitarka, Edi, Ndreka, Maria, Agimi….
Por juve magjepsë iu kanë yjet që s’jetojnë, e arti i shpirtit tyne, e ditë s’keni për deshtoret e vogëla me tavane t’ulta, këthinat mizerje mbrapa s’kenës, tualetët që kutërbonin, e minjët që brenin kostumet!
Ju kurrë pyet s’keni për pluhnin që aktorët thithnin, e t’ftoftit që t’prente n’ije!
Zatën, këto kushte ia moren jetën Naim Frashêrit, e sa e sa të tjerëve!
Ju pelqye e keni nji sallë, e pyet si keni artistët për kushtet e vitit 1938 n’shekullin 21, ndaj shani e mallkoni e bani politikë me mjerimin e artistit!
Kjo asht turp!
Unë shkrova poezi për kolloset e tij, e mija rrole n’at skenë, jo për teatrin, se luejt kam edhe unë aty, dhe e di sa i mjerë ishte, dhe s’mund t’i dënoj artistet e rinjë me nji godinë që s’ishte kurrë teatër!
Tiranës i duhet teatri i ri, ashtu siç asht arti e koha, se e imja, dhe e atyne që ishin, nuk zhduket, pse rrenohet nji godinë. Ato mbesin n’letra, n’zemra, n’kujtime. Ajo mbetet histori që nuk rrenohet me nji godinë!
Ju betohem ma shumë se ju dashtë e kam, se dy vite emnin e Kosovë e mbajti, por pse protestoni tani, kur s’asht ma? Pse, kur 20 vjet iket nga ajo godinë!
Pse e politizoni? Për çka?
Për Shqipërinë? Për Kosovën?
Jo, s’asht e vërtetë, sepse po t’ishit patriot, do t’protestonit atë ditë, kur Vuçiç e Rama banin minishengene!
Teatri na duhet, e teatri do t’bahet, mija herë besoj, ma i mirë se ç’ishte. Edi ndofta asht i çmendun, por çmenduria e tij, mund ta sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! Duhet prit e duhet pa!
Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, se po dukeni vërtetë qesharak!

Share This Article
30 Comments
  • Protestojne sepse njerezit jane ngopur me korrupsionin e Rames,Veliajt,Berishes, Bashes, Metes e keshtu me rradhe. Jane ngopur me dokrra, me genjeshtra dhe tallje bythe. Ketu nuk behet fjale per teatrin, por per pazarin qe eshte bere ne emer te tij. Teatri do kthehet ne nje simbol, ashtu sic mund te kthehet cdo rast korrupsioni ne nje simbol. Kemi koncesionet gjithandej lemeri. Korrupsioni me Unazen e Tiranes. Korrupsion me Rrugen e Kombit, te Arbrit etj. Korrupsion me zgjedhjet, gjykatat e deri te pasrtrueset e spitaleve.E sa e sa te tjera.Nuk eshte pune Teatri. Biles as nuk na duhet nje Teater kur nuk kemi aktore.

  • Çun Lajçi i Titos dhe i UDB-se se Jugosllavise Komuniste:

    TEATRI KOMBETAR ISHTE PER TIRONSIT SI “LA SCALA” PER MILANEZET

    prandaj:

    Pyete Edvin Drogen, cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit dhe nipin e Spiro Kolekes, Kriminelin e Enverit:

    PSE NUK PRISHI EDVIN HAJDUTI PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVERIT QE I KA ZENE VENDIN LULISHTES SI NJE KULCEDER KOMUNISTE?

    Qe i kall daten kosovareve kur i kalojne prane, sepse i kujton masakren e Tivarit, kur Enveri i shiti ata tek Rankovici i Titos per interesat e pushtetit te tij personal?

    sepse:

    “…Mos bani politikë me nji ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë…”

    Nuk mund ta thote nje artist apo nje aktor teatri, por nje bedel i paguar nga pushteti mafioz, qe prish dhe shkaterron ne Kohe Pandemie Boterore si SKUTH enverist, ne mes te nates,

    dhe:

    Qe ka lene ne qiell te hapur me mijra familje nga injoranca ne menaxhimin e procesit te ndertimit dhe nga lakmia per te fituar leka nga firmat mafioze te pushtetit te droges dhe krimit te Rilindjes Enveriste si oligarket e Rames, “Kastrati” dhe “Ndregjoni”, ja ke degjuar emerin o bedeli i Kosoves, i paguar nga Edvini,

    O mercenari Çun Lajçi i Titos dhe i UDB-se se Jugosllavise Komuniste.

    Pergjigje nga: intelektuali

    • Une nuk arrij te kuptoj se si e gelltisin ket qorbet e km dhe ne Kosov kuse per neve e kuptoj sepse na kane bere shplarje truri.

  • o Dita, po ju ç’mendim keni? Tani u be fakt dhe eshte budallallek te diskutohet ajo qe u rrezua. Por ky shkrim ne permbajtje nuk thote ndonje gje kryesore. Kishin ftohte atehere, monto nje kaldaje efiçente dhe kalorifere. Edhe i riu me sistem ngroheje do behet, se normale qe ben ftohte. Kishte pluhur? Pa problem, beji nje restaurim te lezetshem. Kishte minj, po kudo ka minj, perdoret ilaç. Keto jane gjera rutine, qe hyjne tek administrimi. Cudi eshte se ndertesa nuk u shemb asnjehere nga termetet. Po natyrisht qe here pas here restaurohet. Pse, ju mendoni qe ndertesa e re qe do behet do shkoje 100 vjt pa mirembajtje? Ne gjykimin tim ka raste kur ndertesat kushtojne me shume ti restaurosh sesa te ngresh nje te re. Ceshtje kostoje.Ok, nqs ketu ishte rasti te sqarohej kjo gje dhe te mos behet kjo figure m..ti ne syte e botes. Nqs restaurohej dhe kurseheshin para, le te restaurohej dhe te shtoheshin elemente dekorative siç kane bere me ndertesat e teatrove ne gjithe boten. E perseris, po flasim per ndertesen, jo per Teatrin. Sot lexoj nje shenim te Rames qe fton miletin te shohe teatrin e Operas, ku artistet dhe atehere s’ishin dakord me idene e tij atehere minister kulture, por ja pamjet tani sa te bukura. Triumfoi ideja e Rames. Me falni, po ky njeri do i beje realitet idet e tij me fondet publike? Ka ndonje ide tjeter qe eshte rrahur me idene e ketij, apo thjesht shfrytezon arrogancen e karrikes ti beje gjerat me ngyrat qe ka ne koke. Kush ia ka deleguar kete pushtet? Behet sikur njerez qe marrin vesh nga teatri qenkan Rama, Velia, Basha, Kryemadhi; po ama asnje qindarke keta s’nxjerrin nga xhepi, paguan arka publike. Le te bejme nje hipoteze, t’i djegim letrat e Fushes Rames ne duar. Te mbledhim nje fond publik per Teatrin. Nuk besoj se kjo ndertese me truall falas te kushtoje realisht me shume se 2-3 milione euro. Aq mblodhi Marin Mema per termetin, nuk mbledhka dot Tirana me aq pasunare? Dhe biles bejeni park publike tere truallin qe mbetet, qe te shpetohet qendra nga pallatet e banimit. He pra, le te hapet nje fond, meqe po semuren njerezit perjashta pa maska per htrin e Teatrit-

    • gjermani i Hitlerit dhe i Enverit:

      Ja ku e ke nje Teater Kombetar qe u riparua ne 2006-n ashtu sic ishte ndertuar me konstruksion druri ne vitin 1906:

      https://commons.wikimedia.org/wiki/File:National-theatre-bulgaria.JPG

      Vlefta e plote e remontit te plote u pagua nga Bashkia ne masen 100 mije euro, ja ku e ke edhe perkthimin e intelektualit ne shqip nga Wikipedia:

      “…“…Teatri Kombëtar i Bullgarisë është Teatri më i vjetër dhe më autoritar në vend dhe një nga Monumentet e rëndësishëm të Kulturës të Sofjes, kryeqyteti i Bullgarisë. Ndodhet në qendër të Kryeqytetit dhe ndertimi i tij ka filluar në vitin 1904 me nismën e artistëve bullgare qe e quajten fillimisht vepren e tyre “Lote dhe Gajasje”, që më pas u quajt thjesht “Teatri Kombëtar”. Rastësisht nje pjese e shkrimtarit Ivan Vazov, “The Outcasts” ishte e para që u interpretua në teatër dhe emëri i shkrimtarit i u shtua Teatrit Kombetar. Teatri i Sofjes është i ndertuar kryesisht me dru sipas tipit neoclassic të ndërtimit, me projekt nga arkitektët me fame nga Vjena Hermann Helmer dhe Ferdinand Fellner, ndërtimi përfundoi në vitin 1906 dhe u inagurua më 3 janar 1907. Ndërtesa u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 1923 gjatë një feste vjetorin, por u rindërtua në vitin 1929 nga arkitekti gjerman Martin Dülfer në pamjen fillestare. Një shkollë e gjëre teatrale u krijua si pjesë e Teatrit Kombëtar në 1925. Bombardimi i Sofjes nga aeroplanet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, por ajo u rindërtua nga fillimi në vitin 1945. Një rikonstruksion tjetër pasoi nga qeveria komuniste në periudhën 1971-1975, dhe një projekt restaurimi me nje financim mbi 100,000 € nga Bashkia e Sofjes u implementua në vitin 2006. Teatri Kombëtar Ivan Vazov ka një skenë kryesore të pajisur mirë me 750 vende, një skenë më të vogël 120 vendesh dhe një shtesë prej 70 vendesh në katin e katërt, te gjitha të ndërtuara mbi konstruksion me trarë druri…”

      prandaj:

      DASHURIA E EDVINIT PER ARTIN DHE TEATRIN NE KOHEN E KOLERES DUKET ME SHUME SI HAJNIA E PUSHTETIT QE KA MBETUR PA LEKA DHE ESHTE PA BREKE NE BYTHE

      qe:

      Kerkon te ndertoje me leka dhe kredi borxh Teatrin e “Bjarke Ingels Group”, qe i largohen edhe miliardieret e Amerikes si “djalli nga tamjani”

      kur:

      Qeveria ka lene ne qiell te hapur mijra familje shqyptare nga injoranca ne menaxhimin e procesit te ndertimit nga firmat oligarke mashtruese te Edvinit si “Kastrati” dhe “Ndregjoni” qe nuk i permend me askush ne vendin tone

      dhe kur:

      Qeveria ka lene ne pike te hallit biznesin mjeran shqyptar i goditur rende nga Pandima Boterore,

      SI ASNJE SHTET TJETER NE BOTE

    • gjermani i Hitlerit dhe i Enverit:

      Ja ku e ke nje Teater Kombetar qe u riparua ne 2006-n ashtu sic ishte ndertuar me konstruksion druri ne vitin 1906:

      https://commons.wikimedia.org/wiki/File:National-theatre-bulgaria.JPG

      Vlefta e plote e remontit te plote u pagua nga Bashkia ne masen 100 mije euro, ja ku e ke edhe perkthimin e intelektualit ne shqip nga Wikipedia:

      “…“…Teatri Kombëtar i Bullgarisë është Teatri më i vjetër dhe më autoritar në vend dhe një nga Monumentet e rëndësishëm të Kulturës të Sofjes, kryeqyteti i Bullgarisë. Ndodhet në qendër të Kryeqytetit dhe ndertimi i tij ka filluar në vitin 1904 me nismën e artistëve bullgare qe e quajten fillimisht vepren e tyre “Lote dhe Gajasje”, që më pas u quajt thjesht “Teatri Kombëtar”. Rastësisht nje pjese e shkrimtarit Ivan Vazov, “The Outcasts” ishte e para që u interpretua në teatër dhe emëri i shkrimtarit i u shtua Teatrit Kombetar. Teatri i Sofjes është i ndertuar kryesisht me dru sipas tipit neoclassic të ndërtimit, me projekt nga arkitektët me fame nga Vjena Hermann Helmer dhe Ferdinand Fellner, ndërtimi përfundoi në vitin 1906 dhe u inagurua më 3 janar 1907. Ndërtesa u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 1923 gjatë një feste vjetorin, por u rindërtua në vitin 1929 nga arkitekti gjerman Martin Dülfer në pamjen fillestare. Një shkollë e gjëre teatrale u krijua si pjesë e Teatrit Kombëtar në 1925. Bombardimi i Sofjes nga aeroplanet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, por ajo u rindërtua nga fillimi në vitin 1945. Një rikonstruksion tjetër pasoi nga qeveria komuniste në periudhën 1971-1975, dhe një projekt restaurimi me nje financim mbi 100,000 € nga Bashkia e Sofjes u implementua në vitin 2006. Teatri Kombëtar Ivan Vazov ka një skenë kryesore të pajisur mirë me 750 vende, një skenë më të vogël 120 vendesh dhe një shtesë prej 70 vendesh në katin e katërt, te gjitha të ndërtuara mbi konstruksion me trarë druri…”

      prandaj:

      DASHURIA E EDVINIT PER ARTIN DHE TEATRIN NE KOHEN E KOLERES DUKET ME SHUME SI HAJNIA E PUSHTETIT QE KA MBETUR PA LEKA DHE ESHTE PA BREKE NE BYTHE

      qe:

      Kerkon te ndertoje me leka dhe kredi borxh Teatrin e “Bjarke Ingels Group”, qe i largohen edhe miliardieret e Amerikes si “djalli nga tamjani”

      kur:

      Qeveria ka lene ne qiell te hapur mijra familje shqyptare nga injoranca ne menaxhimin e procesit te ndertimit nga firmat oligarke mashtruese te Edvinit si “Kastrati” dhe “Ndregjoni” qe nuk i permend me askush ne vendin tone

      dhe kur:

      Qeveria ka lene ne pike te hallit biznesin mjeran shqyptar i goditur rende nga Pandemia Boterore,

      SI ASNJE SHTET TJETER NE BOTE

      • Shume te drejte ke.
        E pashe lidhjien qe ke vu dhe te shkelqen syri kur e sheh e sidomos,nisma dhe fondi me te cilin eshte merimetuar dhe perforcuar si strukture dhe objekt me vlera kombetare,kapelen bullgarise.
        Por cileso qe,sa eshte nje penxhere e ketij teatri esshte teatri jone.
        Si relike le te ruajne teatrin tone me 200 karrike(ndoshta 30.
        Kur dihet qe proporcioni popullsi objekt kulture jane ne paralelizem.Pra nqefotese Tirana ka 5000mije banore te pakten teatri duhet te jete 500-700 karrike.
        Si rezultat teatri aktual nuk i permbush normat e kerkesave te spektatoreve.
        Ke prove estraden ku as 100 veta nuk ze dot.
        Ke prove pallatin e kultures ku per nje festival apo eveniment hyjne vetem”klika dhe ajka” e Shqiperise.
        Si teatri le te ruhet por ska problem,si prone e nje grupi aristeshe qe e finanocjne me fitimet qe nxjerrin nga ai.
        Por ama z’duhet qe teoria e se vjetres te pengoje zhvillimin e te riut.
        Vetem sllogani i atyre qe mbrojne teatrin te detyron te largohesh 1000km larg tyre me slloganin injorant:
        “Mbro Teatrin”.
        Ne realitet s’eshte sllogan por urdher.
        Po teatri cilin mbron?!
        Kush eshte roli i Teatrit???
        çfare qellimi dhe detyre ka artisti karshi popullit?
        Besoj dhe kam frike se,asnje nga ata qe pellasin perballe tij sjane te afte te dine se kush eshte roli principal i teatrit.
        Si jo luften qe kane nisur do e kishin fituar me kohe.
        Por kur snjeh vleren e rolit tend ne nje shoqeri si mund te kerkosh vleresim prej saj!!!
        P.S.
        Vetem me daljien e rinise me dhjetor 2019 teatri kishte boll material per te krijuar nje veper,ta skriptonin dhe ta vinin ne skene ku te spikatej me ironi dhe me shqetesim epopene qe po kalon populli nen kete diktature oligarshike,ku shqiperia po copetaohet nga korbat saljian e edviniane.
        Pra nga djajte!!!

  • Nuk lene njeri qe e mendon ndryshe pa sulmuar….. keta jane “demokratet” qe pretendojne te “clirojne” Shqiperine…

  • Ky është mësuar në teatrot në kohën e Titos, të ngrohtë epa pluhur. Por Zoti Laiqi, kur është ftohtë duhet me e ngrohë, e kur ka pluhur duhet me e fshi. Nuk ka faj. E^shtë jashtë realitetit. Duhet t’ja shpjegoj ndonjëri.

  • Po te shkruaje dicka serbisht,ky e shkruan me mire,se shqip ky nuk ja ka zanat edhe aq shume.Mos ja merrni per te madhe se shkolle nuk ka,por i thot vetes artiste si shume ne Kosove.

    • Ku shkruan aq serbisht me shume me dobet se ai nipi i Dushan Mugoshas, dhe ai sternipi “Lali Eri” i Koqo Popoviqit, se ata ishin aty kur e themeluan dhe bene shume pune tjera gjate “themelimit” te PPSH-se. Te jesh i sigurte Spiro Koleka, e Kristaqi, e flasin Serbishten me mire se cilido Kosovar. Mire qe Kosovaret e mesuan nga robnimi i shkjaut, po kta “patriotet e PPSH” c’ne e mesuan serbishten????

  • Topetani:

    O BOLE dhe PENISI i Edvinit si ajo Kulla e shemtuar qe ngriti te Stadiumi Kombetar me lekat e droges dhe krimit “Ah ti qeke ftof ne tajare” thuaja dhe postoja Wikipedias dhe Medias se Lire ne Internet,

    qe:

    JA ZBATH BREKET EDVIN HAJDUTIT DHE BANDES SE TIJ MASHTRUESE E KRIMINALE QE I KANE PAGUAR “BJARKE INGELS GROUP” DHJETRA MILIONE EURO VETEM PER PROJEKTIN ANTIKOMBETAR NGA TAKSAPAGUESIT KOKPALARE DRU ME PRE SI PUNA JOTE

    njashtu:

    Si ne asnje vend tjeter te Botes,

    kur:

    Ka lene ne qiell te hapur mjeranet e “Kastratit” dhe “Ndregjonit” dhe kur ka lene ne pike te hallit dhe masakruar Biznesin shqyptar me mashtrime per Pandemine boterore.

    Shkruaji Wikipedias dhe jo intelektualit qe kopjon copy-paste dhe perkthen nga interneti,

    O BOLE dhe PENIS i Edvin Hajdutit se mbase e meson edhe ti te verteten.

  • Bo bo ketij i ka mbetur mendja tek semundja e Naim Frasherit. Po atehere e kishte ne dore partia dhe kumandari ta rregullonin teatrin, pse nuk e rregulluan apo se e kishin ndertuar fashistet?Pastaj ti sulesh aktoreve me police pa numer identifikimi e te armatosur deri ne dhembe ne terrin e nates do ta kishte lene zemra Naim Frasherin e shoket e tij. Eh o te keqen kur ngaterron nostalgjine me bindjet politike. Po mire o Cun po ato aktorete e Teatrit Te Prishtines qe u solidarizuan me kauzen e Mbrojtjes se Teatrit pse e bene? Meqe te kujtohet koha e shkuar besoj te kujtohet edhe menyra harbute se si e trajtoi partia Bekim Fehmiun, gje e cila e la shume te zhgenjyer.

  • Regulloje, rikontruktoje ose beje muze. Eshte bere qendra Tiranes mizerie me pallate qe skane njeri brenda vec se trafikant droge qe pastrojne parate. Shqiperia eshte narkoshtet, ta thone pa rezerva edhe te huajte jasht. Eshte kulmi, me vjen keq per vendin tim dhe shqiptaret e ndershem qe jetojne ne shqiperi.

  • Artist i vertet Respekte Baca Cun Lajci ! Qent le te lehin, karvani i mendimeve te tua te mencura le te eci !

  • Por edhe aktorët, kurrë nuk kanë bërë krijimtari për popullin, por sipas urdhërave të partisë. Kjo është edhe arsyeja e motivimit të dobët për protestë.

  • Respekte artistit te njohur Kosovar, me mendimin tuaj, jane mbi 98 perqind e aktoreve shqipetar te teaterit , por ja qe epozita rrugace ( jashte parlamenti ) e gjeti per kauz te saje per te bere politike dhe natyrishte qe shfrytezoi dy- tre aktore militantesh te thekur. Eshte kjo opozite qe erdhi me uren e zjarrit ne dore , dogji e shkaterroi cdo gje qe ishte ndertuar ne kete vend, vodhii e vrau dhe per cudi gjemb nuk I hyri ne kembe. Opozite regresi, qe del e kundershton cdo ndertim qe behet ne kete vend, sepse ata nuk dine te ndertojne ; por ama jane mjeshtera ne vjedhje e hajduteri. Kreret e tyre, berisha ,meta e Basha, kane dosje te hapura , qe nuk do tu mjaftonin 10 jete te seicilit per te shlyer me burg gjithe te zezat qe I kane bere ketij vendi . Drejtesia e re po vendoset, Ora e ndeshkimit per keta horra Po afron dhe prandaje edhe jane terbuar e duan te ndersejne turmat se gjoja ne kete vend ka rene demokracia e eshte vendosur diktatura. Perkundrazi, ne kete vend demokracia eshte me funksionale se ne gjithe vendet e tjera. Ketu protestohet askush nuk pengon , dhunohen policet me sende te forta e molotov, perseri protestuesit dalin pa lagur, kur berisha dhe gjithe keta kalanderet e tjere vrisnin protestues me duar ne xhepa.

  • O bole intelektual,o hale ,o mut po nuk ngele njeri pa share perdite ,je ba si Ver Llapa ,bull o injorant se e degjenerove shkrimin e shqipes me ate gramatiken tende,sa per artistin nga Kosova ( z. Lajci )ai eshte aktor i rrangut te larte me te cilin krenohet mbare kombi ,po ku di ti cfare eshte arti .Ti je nje pasardhes ballisti qe rri gjith diten me laptop ne dore te kafja pas muzeut ,nje keshille per sot : merr nje brisk e rruaja Edi Rames,se koka jote nuk vlen as sa njera koker e tija,mos harro te ja pastrosh dhe “gjermanit te fundit”qe ju kundervure sot. Respekt per komentin e “E verteta” ,realist.

  • Çmenduria e pushtetareve tone nuk kishte kufi , edhe halla s’kemi pa deri ku mundet me shkue!
    Kemi borxhin ma te nalte ne rajon, kemi te ardhura ma te vogla se nuk kemi prodhim, kemi demet e nje termeti ende pa riparuar e mija e mija njereze pa kulm mbi koke, kemi mungese te ujit te pishme e ujit jo te pishme ne kohe pandemi kur na duhet te lahemi, s’kemi pare po gjithe ato pune emergjente qe duhet te bejme, s’kemi pare as per buke- perqindja e njerezeve nen njevojat minimale eshte ma e nalta n’evrope – s’kemi pare per shume send, po kemi pare per te prish teatrin e per te ngrit nje teater te ri!!!!
    Do marrim borxh thot debili qe kemi si kryekomunar, edhe borxh ne kohen ma te papershtatshme kur gjithe bota po kerkon hua per te mbuluar pasojat ekonomike te COVIDit , debili jone kujtoj se do gjeje pare ?!
    Po do gjeje me % nder ma te nalta,po ! Nuk i paguan ai , i paguan populli qe po mbytet me taxa nga botxhet e ketyre pushtetareve megalomane qe fuan me konkuruar me Bordon e newyorkin!!!
    Pahuajne shqipet !! Paguajne taxpaguesit, jo oligarkete ! Deri kur?

  • Kur ka mbet edhe ky cun cuba ,mbeturina e UDB te jape mend.Ky kurre ska be punen e aktorit vetem spiunllek dhe percarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *