Kompania Coca-Cola, përbën një histori 132- vjeçare në prodhimin e pijeve joalkoolike. Ajo është e njohur për etiketën e saj të kuqe dhe recetën e fshehtë, dhe me këtë identitet ajo preferohet në çdo vend të botës.
Së fundmi duket se po shpreson të shfrytëzojë rritjen e popullaritetit në Japoni. Kompania është shprehur se së shpejti do të fillojë të prodhojë një version të pijeve alkoolike “Chu-Hi”.
Jorge Garduño, presidenti i Coca-Cola në Japoni tha: “Ne nuk kemi eksperimentuar kurrë më parë në kategorinë e alkoolit të ulët, por është një shembull se si vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë jashtë fushave tona thelbësore”.
Ai tha se Coca-Cola ndoshta do të shiste pije alkoolike vetëm në Japoni, kjo për shkak të “cilësive unike dhe speciale” të tregut vendas.
Shitjet e pijeve të gazuara janë në rënie në mbarë botën, pasi të rinjtë po bëhen më të vetëdijshëm për shëndetin, duke shkurtuar konsumin e sheqerit. Dhe Coca-Cola për të mbyllur mungesën e shitjeve, e ka degëzuar prodhimin e saj në ujë, kafe dhe çaj.
s.a/dita

Prinder ,ju lutem mos i jepni femijeve tuaj coca cola ,se eshte shume e demshme ,sidomos per femrat ,ku ne formimin e saj e deri rreth te 20 i ben dem vezeve ,per te lindur ne te ardhmen femije .Kjo eshte e vertetuar nga mjeke perendimore . Mund te thote dikush ,pse nuk bejne propogande mjeket, nepermjet shtypit, ose radios e televizionit .Arsyeja eshte e thjeshte ,nuk te lene trustet e medha te koka coca coles .Kjo behet vetem ne menyre private ,ku ne shume shtete te europes perendimore ,mesuesit ,ju thojne e propogandojne ,me goje nxenesve te tyre ne klasat e mesimit .