U kërkoj ndjesë për ndërhyrjen, por duke qenë një lexues i ri dhe duke parë tashmë me admirim nivelin intelektual të shumë pjesëmarrësve këtu me lejoni t’u drejtohem miqësisht me një thirrje gjithë analistëve që shkruajnë në Dita. U lutem, këtë muaj mundohuni të fokusoni, jo vetëm në këtë gazetë, por në hapësirën më të gjerë publike, kontributin tuaj që Shqipëria në këtë moment tepër historik të mund të lërë pas një obskurantizëm fatal për të sotmen dhe të ardhmen e saj.
Shpresoj të lemë pas ngurimet tona legjendare, dyshimet dhe pakënaqësite tona njerëzore me njerëz të caktuar dhe të shohim më të madhen, të përgjithshmen. E shkruaj këtë sepse shoh i alarmuar sesi nje pushtet i degraduar dhe cinik po mobilizon të gjithe forcat e njerëit nga skutat më të errëta e të degraduara intelektualisht, shpirtërisht dhe mendërisht, për t’i përdorur si fasadë e një shpëlarje totale truri e propagande të pashoq në formën e saj më të pacipë.
Pra, u lutem, ndoshta vetëm për një javë, dy apo një muaj mprihni penat dhe bëhuni të gjallë në ndërhyrje të drejtpërdrejtë në hapësirën publike më të gjerë të vendit. Kushtojini në maksimum një muaj një përpjekjeje të përbashkët dhe uroj të lëmë egot tona e sedrat e prekura patjetër në ndonjë formë apo tjetër nga ndoshta edhe shpërfillje të justifikueshme ose jo të politikës dhe të bëjmë bashkë atë që është roli dhe pozicioni jetik i intelektualit në kohë vendimtare.
Shpresoj të më kuptoni, dhe besoj se është koha për një goditje të përqendruar, përtej kurioziteteve dhe informacioneve shumë të vlefshme intelektuale, por për të cilat do të kemi kohë të merremi gjithë jetën. Është momenti për t’iu drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë realitetit të një vendi që të gjithëve na prek, na trondit e shqetëson dhe mos bëjmë strucin. Duhet veprim i drejtpërdrejtë dhe i duhet folur popullit të shkretë që po përpëlitet të shpëtojë shpirtin e një Shqipërie të lirë dhe në format e tij po lufton.
Email në adresën: [email protected]

Lexojme ne Lutjen e Personit me siper:
“…Shpresoj të më kuptoni, dhe besoj se është koha për një goditje të përqendruar, përtej kurioziteteve dhe informacioneve shumë të vlefshme intelektuale, por për të cilat do të kemi kohë të merremi gjithë jetën….”
Eshte shprehja me e qarte e roberimit te Njeriut Te Ri!
Çfare pret ky njeri, çfare shpreson se do ndodh ne trojet arbnore me 23 qershor?!
Kush na qenka fituesi qe…pas kesaj nuk ka per te pasur me probleme nder shqiponjat?!
Perse u dashka qe, perkohesisht – sipas ketij zeri, te heshtim intelektualisht?!
Per to, shkruan Njeriu i Ri, “…do kemi kohe te merremi gjithe jeten”!
Dmt, ata qe ai pret qe te vazhdojne apo te shfaqen si fitues, do garantojne ushtrimin dhe aktivitetin tone intelektual perjetesisht?!
Mos, djalosh, mos e ushqe veten me keto enderrime!
Ne fillim-vitet ’90 mbase kemi qene ne mase fluturake te tille: nuk toleronim askend qe donte te na tokëzonte, duke na thene se do duheshin nja 7-8 apo 17-18 vjet qe Shqiperia te hynte ne rrugen e mbaresise, si vendet e popujt e tjere rreth-e-qark…!
Kaluan 22 vjet dhe…del dikush qe na kerkon edhe…Vetem Një Muaj…!!!
Te lutem, ruaje veten, djalosh…
O, ne se je i thinjur, leri te tjeret te thinjen natyrshem…!
Dihet se qenke nje ish komunist i kthyer ne socialist me 11 qershor 1991.Vertet tregoheni i sakt se po pat rrezik ky popull e te fitoj e majta,mbas nje muaji nuk ju shofin ne sy. Ne jeten time nuk kam ndigjuar kerkes,as nga nje psiqik.