Ju mbështesim në apelin tuaj miqësor

redaktor

I nderuar kryeradaktor i DITA, Adrian Thano! Si lexues i rregullt, njëkohësisht dhe bashkëpunëtor i DITA, në mbështetje të letres së hapur që na u drejtove neve lexuesve tuaj, ju mirëkuptojmë, ju lexojmë, ju shpërndajmë dhe ju mbështesim në apelin tuaj miqësor dhe shumë dashamirës për një ngritje të çmimit të DITA në masën 10 lekë. I nderuar Adrian Thano, ju garantojmë mbështetje maksimale duke na ruajtur pastërtine e kësaj gazete ashtu si deri tani. Nuk do ta lëmë që DITA të zhburrërohet për 10 lekësha, as për 20 lekësha. Jetë të gjatë e nderuar DITA! Me mirënjohje, Gjoni, Laç.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *