– E duam shtypin e shkruar,- më fliste një miku im për të cilin na ndajnë vetëm pikëpamjet politike por jo ato kulturore, atdhetare, historike, letrare etj.,- por gazeta Dita fitoi,- përfundoi ai.
– S’të kuptoj,- i fola,- për se është fjala?
– Ju fituat këtë vit, fituat,- vazhdonte ai. E dija çfarë kishte ndodhur. Atë e gjeja duke lexuar gati vjedhurazi gazetën Dita. Bile më fliste: Ku e ke gazetën Dita?! S’ka si të ndodhte ndryshe. Këto rreshta nuk i shkruaj për t’ju bërë qejfin. Jo dhe jo!
Ka që e shajnë gazetën Dita! Një folës i thjeshtë i një televizioni privat, B.Hoxha quhet, kur telefonuesi i thotë: “pse nuk na lexon gazetën Dita?”, ai përgjigjet: “s’na ka ardhur”. Kur ja fala një zotërie që rastësisht ma kërkoi për ta lexuar, sa pa titullin bërtiti sikur në dorë të kishte thëngjill zjarri e flakë. Bërtiti, “uaau”, i tmerruar u afrua si pantera dhe e shikonte dhe shikonte. Qesha me shpirt.
Për ata që e shajnë, por fshehur e lexojnë, unë u lidha me një ngjarje të Lasgush Poradecit. Lasgushin shpesh e kritikonin se shkruante keq. “Apo ti Lasgush nuk di të shkruash!” Ai për shumë kohë nuk u përgjigj. Ata i flisnin: “përgjigju!” Dhe Lasgushi u përgjigj: “ju më lini të flas unë…”
Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
