SMS në DITA
në 0689073730
Ditë, ti njofto të tutë,
se të mitë do i mbledh vetë,
kërcënimet nga hajdutët
mund të nisin Luftë të Tretë
Unë e mora seriozisht
se Lulashi është soj trimi,
një kusar që vjedh miliona,
atij s’i mungon guximi
Kërcënim shumë serioz
dhe ai që bën, Paloka
fëmija në djep u drodh
e filloi tronditej toka
Goja si me harapash
i përdorur si figurë,
është servil e gjë e trashë,
bën gabim t’i thuash burrë.
Mbyllni gojën mor’ kusar,
se për ju askush se rruan,
jepni llogari më parë
pse vendin e masakruat
Duke ju uruar shëndet, ju kujtoj bëni gati bunkerët, Kapo Labi Tërbaç, Vlorë.
