Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Vlore e bukura e dheut,
me det e male rrethuar,
Vlorë qytet’i Smail beut,
me lavdi je e mbuluar
Sazan e Karaburuni
Ëndërr-shuar e Dovletit,
Shushica e Orikumi
e lakmuar e Sovjetit
Malet rreth si kurorë
janë ilaçi i shëndetit,
Llogora veshur jeshile
Ti je sofra e bregdetit.
Gjithë këto të mira solle,
dete, male, ujë e klimë,
o Zot, me kë na ngatërrove,
kur na poftise Salinë?!
Kriminelin ordiner,
Krye-lig-kusarin plak,
shkatërroi Shqipërinë,
amoralitet dhe gjak
Kur ky popull i tradhtuar
Do të mund të marri hak?!
Ju përshëndes nga buza e Jonit, Kapo Labi, Radhimë, Vlorë.
