Gazeta franceze “Le Constitutionnel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822 një shkrim në lidhje me momentet e fundit të Ali Pashës. Artikulli bazohet tek një raport i hartuar nga letrat e dëshmitarëve okularë në Janinë:
“Ali Pashai u vra më 5 shkurt pasi u mbrojt me kokëfortësi për më shumë se 18 muaj. Këtu po ju sjellim një përmbledhje të saktë të rrethanave që i paraprinë fundit së tij. Pas versioneve kontradiktore të përhapura së fundmi, ne kemi marrë disa letra të dëshmitarëve okularë nga Janina, të cilat përputhen plotësisht në detajet që japin:
Rreth fundit të vjeshtës së kaluar, Tahir Abazi, një ish-oficer i Ali Pashës, dhe vëllezërit e tij ngritën krye kundër Portës dhe u bashkuan me suljotët. Agjentët lokalë të qeverisë u shqetësuan mjaft për këtë ndryshim të shpejtë dhe të papritur. Dhe kur pak më vonë udhëheqësit shqiptarë të Epirit dërguan disa deputetë në kongresin e Argos-it për të bashkuar fatin dhe interesat e tyre me ato të grekëve, ata nuk mund të qëndronin më gjatë spektatorë.
Hurshid Pashai duke parë pamundësinë e nënshtrimit të Ali Pashës me armë, përdori si mjet tradhtinë. Ai bëri disa lëshime ndaj Tahir Abazit dhe kolegut të tij Hagos Muhurdar, duke u premtuar atyre në emër të sulltanit se do t’i emëronte, të parin pasha të Janinës dhe të dytin pasha të Delvinës pas vdekjes së Aliut.
Që ata ta besonin, ai bëri të vinte nga Kostandinopoja një vendim dënimi për Ismail Pashën, pashain e Janinës, dhe Hysen Pashën, të cilëve iu prenë kokat.
Kjo ngjarje pati efektin e saj; Tahiri i mori ekzekutimet si shenjë të qartë të mbajtjes së premtimit nga serasqeri Hurshid dhe pasi shkëmbeu disa pengje me të, u nis për në Janinë.
Duke qenë ndërmjetës midis turqve dhe ish-shefit të tij Ali Pashës, ai u prit me besim në kala dhe pati disa takime me Aliun. Por ndërsa ai mendohej mbi propozimet turke që i solli Tahiri, ky i fundit përfitoi nga prania në kala, dhe rimori pas bisedash të fshehta kontrollin e garnizonit që më parë kishte qenë nën urdhërat e tij. Garnizoni kaloi në anën e tij dhe ia dorëzoi kështjellën. Ajo ra kështu në duart e turqve.
Ali Pasha u tërhoq me rreth njëqind e dyzet burra në Ezokastro (pjesa e brendshme e kalasë), nga ku deklaroi se do të hidhej në erë bashkë me të gjitha thesaret e tij që gjendeshin aty.
Turqit, të informuar për vendimin, pas disa bisedimesh, i dërguan një kontratë të mbuluar me firmat e të gjithë pashallarëve, bejlerëve dhe oficerëve që gjendeshin në Janinë, dhe në të cilën, ata i betoheshin atij, mbi profetin, mbi kokën e Sulltanit dhe mbi besimin e tyre si myslimanë, një tërheqje të ndershme, gëzimin e pasurisë së tij, dhe të gjithë sigurinë dhe mbrojtjen e Portës së Lartë.
Ali Pasha, duke parë këto nënshkrime të shumta, e la veten të tundohej për një moment. U ra dakord që përkohësisht të tërhiqej prej aty dhe të shkonte në kalanë e Gjirokastrës. Kështu, pasi la oficerin e tij më besnik në krye të një garnizoni të vogël në Ezokastro me porosinë që gjithsesi ta hidhte në erë nëse nuk merrte shenjën prej tij, ai u nis më 1 shkurt, bashkë me gjashtë shoqërues për në kalanë e Ishullit të Liqenit, të cilën e kishte ende nën urdhërat e veta.
Atje, ai u ftua nga serasqeri që ta dorëzonte Ezokastron e thesareve brenda Kështjellës së Janinës para se të nisej për në destinacionin final. Ndërsa Aliu hezitonte, atij iu dërgua një kontratë e dytë, e mbushur me një numër më të madh nënshkrimesh, dhe në të cilën i shprehej i njëjti premtim.
Atëherë, ai nxorri nga xhepi një palë tespihe dhe i dërgoi në kalanë nga e cila sapo kishte ikur. Ishte shenja për të cilën kishin rënë dakord. Oficeri shqiptar i Aliut e dorëzoi Ezokastron tek turqit sapo ata i treguan tespiet e pashait. Por sapo hynë brenda, ata ia prenë atij kokën.
Në të njëjtën kohë, Hasan Pasha, i shoqëruar nga shpatëmbajtësi i Hurshid Pashës, shkoi me 60 burra në ishull dhe i paraqiti Ali Pashës një letër nga sulltani. Kur ky i fundit vuri re se në vend të letrës së faljes që i ishte premtuar, i kishin sjellë dënimin me vdekje, kapi një pistoletë:
“Ju që shkelni betimet tuaja në mënyrë tradhëtare, tha ai, kujtoni se Aliu është një grua?”.
Duke folur kështu, ai qëlloi mbi Hasan Pashën dhe e plagosi. Me një të shtënë të dytë, ai vrau një oficer të pashait. Gjashtë shoqëruesit ndoqën shembullin e tij; ata vranë dymbëdhjetë turq dhe plagosën disa të tjerë, përpara se bashkë me Aliun, të vriteshin të gjithë.
Koka e prerë e Ali Pashës u transportua më pas dhe u ekspozua në portën e kalasë së madhe, gjatë gjithë ditës së 6 shkurtit. Të nesërmen u dërgua në Kostandinopojë.
I tillë ishte fundi i sunduesit shqiptar, i cili u therr, por nuk u mund.
Letrat e fundit nga Janina na tregojnë se pasi arriti kësisoj ta vriste me dredhi Ali Pashain, Hurshid Pasha u largua nga ky qytet më 13 shkurt me trupat e tij, duke u nisur për në Mezovon; ndoshta për të marrë nën kontroll rrugët e Pindit dhe për të garantuar transferimin e thesareve të Ali Pashait.
Ai ia dorëzoi Omer Vrionit komandën e Epirit, i cili është tashmë në krye të shqiptarëve.
Të njëjtat letra tregojnë se pak kohë më pas Hurshid Pashën e kanë larguar nga posti i tij i serasqerit, dhe ai duhet të paraqitet në Kostandinopojë. Me sa duket diçka nuk shkon me llogaritjen e parave të Aliut. Nuk është e pamundur që Hurshidi të pësojë fatin e paraardhësit të tij Pasho Beut, të cilit iu pre koka disa ditë para Aliut, armikut të tij të betuar.
Disa i vlerësojnë thesaret e Ali Pashait në rreth 250 milionë; të tjerë nuk mendojnë se arrijnë 100 milionëshin; por ka persona, që pretendojnë se janë më të informuar, të cilët sigurojnë që pjesën më të mëdha të pasurive Aliu e ka fshehur dhe groposur duke mbajtur pranë, vetëm një pjesë të vogël”.
———
Publikuar në shqip nga blogeri Aurenc Bebja. Teksti është redaktuar nga DITA, titulli është i redaksisë.



Ali Pasha Tepelena- Diktatori gjakatar shqiptar i shekullit XIX.
Në atë kohë të gjithë diktatorë ishin. A e di ti që Napoleon Bonaparti eshte shkaktar i vrasjes së 3 milionë francezëve gjatë luftërave të tij për pushtimin e Europës dhe Rusisë?! Pa llogaritur këtu austriakët, anglezët dhe rusët e vrarë nga ushtria e tij?! Në rast se Ali Pashai nuk do të ishte vrarë me tradhëti Epiri sot do të fliste shqip deri në Artë.
aliu i sherbeu perendimoreve, duke shkeputur Morene
dhe dhuruar perendimoreve te themelonin greqine
fallco.1 milion shqipetare jetonin ne More (40% e
popullsise) u masakruan, debuan dhe ata qe mbeten u
asimiluan ne greke me kohen.
Keto ishin faktikisht ndikimet e aktivitetit te aliut.
mendon se do ta lejonin, perendimoret dhe rusia, po te
arrinte te kishte sukses ne shkeputje??????!!!!!
shif e shkruaj 1913 deri sot rusia dhe perendimoret na
kane patur ne dore, me turne.
me thuaj nje periudhe qofte edhe 1 vjecare qe kemi
pare nje dite te bardhe me sy.
E urren Ali Pashën se ka vrarë bashkëkombasit e tu turq! Njëlloj siç urren edhe Skenderbeun! Për ty të mirë janë vetêm sulltanêt, Erdogani dhe Anadolli!
O Dardan , per t`i kuptuar dhe interpretuar me sakte njerezit dhe ngjarjet e shkuara , eshte nevoje e domosdoshme qe te gjykohen ne prizmin e kohes ne te cilen kane ndodhur , te vendit , te rrethanave historike , faktoreve pozitive apo negative qe kane ndikuar ne te , dhe se fundi mbi personalitetin e individeve . Perndryshe nuk mund te arrihet ne perfundime e vleresime reale e te drejta . Njerezit e medhenj e te pa perseritshem te lashtesise helene e romake , qe i kane dhene qa shume njerezimit , ku edhe u bazuan brezat e idealet e medha te rilindesve europiane , kane pasur per fener pikerisht ato mendje te ndritura , qe ne kohen e tyre mbanin ne kembe rendin skllavopronar , me mizorin qe ka njohur historia njerezore .
Gjate gjithe jetes se tij Kryebanditit i Tepelenes Ali Pashai mendoi vetem per te kenaqur dy kokate veta, por te dyja ia prene…
Ali pashe Tepelenen dhe Enver Hoxhen njeh ky popull si dy diktatoret me te medhenj te ketij kombi. Vetem se i pari ishte dhe ca me teper, ishte edhe gjakatar dhe mizor. Ndersa i dyti kishte te pakten nje fare kulture dhe i njihte me mire konjukturat politiko-historike. I pari ngrejti nje vilajet, i dyti ngrejti nje shtet. Vilajeti i te parit ra, shteti i te dytit eshte duke rene, por s.d.q. mbahet akoma sepse rrenjet i ka ne marrveshjet nderkombetare. Pa keto marrveshje edhe shteti i te dytit do te kish rene me kohe, po te qe per kete popull katran!
Ali Pasha me nje mije nure.Behet stan me lepuj, mirditoret e lane, lapet e tradhetuan, bushatllinjte priten sa erdhi radha e tyre.Te kishin kombet e tjere Aliun qe ishte mbi frengun e madh sdo kishin lene te bere dhe pabere..Ne e ben Aliun edhe hajdut, dhe ke Aliun e rritur ne Saraje.
Pune mamuthesh,,po pse permenden Shqipetaret ketu?
Sa te pabese keta turqit(mos te me merzitet ndonje keto kohe qe i do aleate) si e kane vrare njeri-tjeterin!!? Po keta Omer Vrioni,Ali pashe Tepelena c’jane? Vrionet vetem ne qeveri te poshtra i kam degjuar, po’ Aliu? Kush ishte e cfare beri per Shqiperine?!! Asgje…nje mut,turk per turk. Ti rroje ARBENIT(eshte Osmanlli i ri) te forumit ketu.!!!? Ai ngazellehet Allah turkye…, Lerini muterit gjakatare si edhe Bushatellinjte edhe Mehmet Alinjte e Egjyptit ….pune turkoshakesh ..
Ndaloni ti permendeni keta,nuk i bejne pune Shqiperise. Vetem GJERGJ KASTRIOTI eshte legjende deri ne vdekje e gjithe Princat e tjere Arber te gjithe qe bene Lidhjen e Lezhes,ata po vlen te jene ne cdo qender e rruge,nga Konispoli ne Mitrovice!
Ky informacion jep disa detaje te pa njohura deri me sot dhe e ploteson me mire figuren e pasha Aliut !
Pa Ali Tepelenen nuk do te kishte Greqi.Eshte pergjegjes direkt per Spastrim Ethnik mbi Popullsine shqiptare te Sulit ,Himares,Kardhiqit,Hormoves dhe Camerise.
Eshte deportuesi i fshatareve greke te Thesalise ne Dropull,duke krijuar minoritet ethnik ne brendesi te Shqiperise.
Eshte Pergjegjesi direkt i grekezimit te laberve Himarjote duke i deportuar ne Etoli dhe ne Krete.
Kur e pyeti konsulli francez Poukevile,perse sillej aq mizorisht me shqiptaret,ju pergjegj:-Ja shihi greket,sa urte qe rrine!
Me thesarin e tij furnizoi kryengritjen e Arvanitasve.Dy oficeret e tij,Odise Andruci dhe Gjergj Karaiskaj rekrutuan me florijt e Aliut, kleftet dhe martallozet arvanitas.Kryengritja e shqiptareve mezi pritej ne Krime ku qendronte Shtabi i Shoqerise se Miqve,nen drejtimin e Admiralit rus Potjemkin.Ruset sollen Qeverine e pare greke dhe presidentin Johan Capodistria,ndersa Anglia dhe Franca sollen floten luftarake,qe shpartalloi trupat egjiptiane te Ibrahim pashes..
Sot Suljotet vetequhen greke,,camet e krishtere vetequhen greke,ca himarjote vetequhen greke,..Rrenjet duhet ti kerkoni tek ky Ali Tepelena.
Greket e gjeten sofren te shtruar nga Aliu..
Ky mori dore tek projektuesi i grekezimit te Epirit,shejtan Kozmai,ndaj edhe ja ngriti manastirin ne Kolkondas.
Popull qorr qe nderon xhelatet e vet,eshte vetem populli shqiptar,.Nuk ka nje te dyte ne bote.
Ketu po, nuk ke as cfare te shtosh as cfare te heqesh. Bravo! I tille ka qene,Greket duhet ta bejne Hero Jo Shqipetaret.
Francezet Ali pashain e vejne Grek,e ky Greku dhier Remo e ben mamuth e te pabese,ky koqe nuk e di se Aliu vfau e preu nje fshat te tere per hakmarrje mbasi i kishin perdhunuar nenen,nuk e di ky evgjit qe ishte Ali pashai ai qe frymzoi revoluciinin Grek te bere po nga Shqiptare,ishte ai pasha qe u tradhtua nga oficeri Francez,burri i vajzes,sekreti ishte unaza,Ali pashai ka ngel ne histori per mire a per keq sot shkruajne librat per te.
Po je Lab i vertete ti!!!? Vazhdo me historine qe te kane treguar “te diturit e lagjes” debil. Evgjit i rraces tende anadollake mut! Lexo e informohu turkoshak e masandaj jep mend. DEMO i ka bere nje analize shume te bukur ketij gjakatari,po nje klloun si ti veshtire se kupton. Vrau me shume Shqipetare o trap dhe per nder u qendron Grekeve. Andej nga Himara ime kane bere edhe krime por kane marre edhe ate qe meritonin si halldupe qe ishin. Lexo kush ka qene edhe gruaja “Vasiliqia” qe i kane bere dhe kenge labe. Mesohu te dalesh nga historia e cunguar e “Partise”
Ketu po, nuk ke as cfare te shtosh as cfare te heqesh. Bravo! I tille ka qene,Greket duhet ta bejne Hero Jo Shqipetaret.
Po je Lab i vertete ti!!!? Vazhdo me historine qe te kane treguar “te diturit e lagjes” debil. Evgjit i rraces tende anadollake mut! Lexo e informohu turkoshak e masandaj jep mend. DEMO i ka bere nje analize shume te bukur ketij gjakatari,po nje klloun si ti veshtire se kupton. Vrau me shume Shqipetare o trap dhe per nder u qendron Grekeve. Andej nga Himara ime kane bere edhe krime por kane marre edhe ate qe meritonin si halldupe qe ishin. Lexo kush ka qene edhe gruaja “Vasiliqia” qe i kane bere dhe kenge labe. Mesohu te dalesh nga historia e cunguar e “Partise”