Ju rrinë shpesh këmbët e ftohta, ja çfarë e shkakton

Pranvera Kola

Shumë njerëz ankohen në jetën e përditshme se kanë këmbë të ftohta. Arsyeja kryesore e këtij fenomeni është qarkullimi i dobët i gjakut, e njohur ndryshe edhe si sëmundje periferike arteriale (PAD).

Kjo gjendje është rezultat i një sëmundjeje tjetër themelore, siç mund të jetë tensioni i lartë i gjakut, patologji të ndryshme të zemrës, diabeti, hypotiroidizmi, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, apo anemia.

E zakonshme është edhe sëmundja “Raynaud”, si pasojë e të cilës në mot të ftohtë, në duar dhe këmbë shfaqen njolla në ngjyrë të kaltër.

Jo rrallë, kjo mund të shoqërohet edhe me artritin reumatoid, apo patologji të tjera reumatizmale. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *