Një helikopter shtetëror i nisur me sa duket “për të dokumentuar” ndërtimin e një vile nga bashkëshortja e Edi Ramës për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, kur helikopteri pësoi një difekt në ajër. Falë aftësive të pilotit duket se situata u vu nën kontroll dhe antarët e ekuipazhit shpëtuan paq. Kjo është pak a shumë fabula e ngjarjes së ndodhur dje në Dajt, atje ku po ndërtohet edhe shtëpia e shënjestruar nga syri i stërvitur i pushtetit.
Pakëz më vonë u mësua se në helikopter ishte hipur një ekip xhirimi i televizionit Klan. Helikopteri është i Ministrisë së Brendshme, kësisoj dhe fatura e këtij fluturimi i bie që është sponsorizuar nga kjo ministri. Nuk po merremi me koston e një fluturimi të tillë që u faturohet taksapaguesve , jo se nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë gjë, por zullumi është bërë aq i madh me abuzimet dhe zhvatjen arbitrare të fondeve saqë këto shpenzime duken limonadë krahasuar me ato që kemi parë deri më sot. E dimë edhe se kryeministri dhe ministri ynë i përbrendshëm mund të nisë edhe të gjithë helikopterët që ka në dispozicion, po të jetë fjala për të prodhuar baltë për rivalët politikë.Por shumë fshatra në veri janë bllokuar nga dëbora. Ka dhjetëra emergjenca shëndetësore dhe nevoja të publikut, ku mund të përdoret një helikopter.
Sigurisht që kjo logjikë nuk i përket “epokës së gurit” ku jetojnë ende ata që për fat të keq drejtojnë sot vendin. As na rren mendja se për Berishën banorët në nevojë mund të jenë më prioritarë sesa “interesat e partisë”. Qeveria e ka ndarë mendjen që të bëjë telef të gjitha fondet publike për punët e veta, por po u themi së paku të tjerëve që angazhohen në këto primitivizma: bëni kujdes nga zelli i tepërt; se nëse helikopterët do ngrihen njësoj si dje, kostot mund të jenë ku e ku më të rënda. Ju rujt Zoti!

do te me vinte keq per ekuipazhin po dhe ata i binden verberisht urdherave te po drejte qe ijep padroni po ta kish mare fer–ziu dhe ale–ksandri mire do beshe
Perse shqetesoheni, o njerez !? Perse i bleme ata helikopteret ne France ?Per keto pune i kemi,por Zoti na ruajte Kryeministrin dhe Ministrin e permbrendshem ,kur te udhetojne me keta helikoptere, pasi i pari u rrezua pa mbritur ne Shqiperi,ky i dyti dha sinjalin ne Dajt dhe i treti ,i verteti,mos na beje hatane !!!
I treti ishalla do kete mbrenda familjen e diktatorit Sali Gedaf Vicidoli dhe ket Flamut Noken, “Man Kukaleshin” e kohes tone