Ju tregoj Odhise Porodinin, kryetarin e veteranëve të LANÇ-it

J L

Më shumë se një urim për ditëlindjen e një shoku dhe bashkëluftëtari të paepur

Nga Sevo Tarifa

 

Iku dhe një vit nga dekada e dhjetë. 91 përvjetori i lindjes të gjen në detyrën e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Popullit Shqiptar “Nderi  Kombit”. Besim dhe nder i madh! Urime të përzemërta për të dyja këto ngarje të shënuara! Na vjen keq që nuk janë midis nesh e të gëzonim dhe ata shokë me të cilët ke bashkëpunuar, Rustem Peçi, Zeqiri Mero etj, të cilë na i kërkon syri…

 

Sa mirë kur njeriu duket më i ri se ç’është!

Ai 20 gusht i vitit 1930 ishte i nxehtë. Rrezet e diellit në Labovën e Odries, “gjithë lisa, gjithë hije”, mund “të piqnin edhe bukën”.  Atë ditë u shtua një “Lule jete”, një filiz i ri, që gusht më gusht u bë nëntëdhjetë e njëvjeçar, por ngjan më i ri: ky është Odhise Porodini! Dhe sot mund të themi se “do qëndrojë siç është tani me shpirt të ri”! Ndaj  me zemër e urojmë: jetëbardhë mbi një shekull dhe përherë i fortë si hekur!

Është lumturi të zgjatësh vitet e rinisë, të shtysh tutje pleqërinë, të mos e ndiesh veten plak, peshën e rëndë të kësaj moshe, që “të hedh qoshe më qoshe”! Por me shokun Odhise ndodh ndryshe! Këto ditë shokët i thonë: “Ne na dukesh si një djal, gjithnje e më vital”! Dhe vërtet: kush e ka parë djalosh të ri, e sheh dhe tani, nuk gabon të thotë: “ëshë po ai Odhise që kam njohur në djalëri”, gati me atë trup, lëkurë e ngjyrë, flokëdendur, pa dëborë në flokë, i shkathët, dinamik e zëlartë, si atëherë në moshë të re. Për vitet që ka, edhe pse në pleqëri të thellë, shikojeni kur ecën: jo me shkop, por me hapi ushtari, me sy përtokë e mendje në kokë. Dhe timbri i zërit si në vitet e rinisë!

Ku qëndron “sekreti”? Ka ditur të vlerësojë jetën, të mbajë veten, pa abuzuar me duhan e me alkol “nuk ka lakmuar gojën, por bojën”. Këto e të tjera cilësi të paraqitjes së jashtme e dallojnë nga shumë vërsnikë të tij. Ka nga ata me këtë moshë që nuk njihen: janë deformuar, thinjur, kurrusur, mezi flasin etj. Janë plakur para kohe, pa menduar e pa vepruar për jetëgjatësi, kanë “harruar” se vitet e rinisë janë më të bukurat e njeriut, janë si pranvera e vitit.  Zgjatja e moshës së rinisë te Odhisea nuk është arritur vetvetiu. Është fituar me përpjekje, me kulturë, me vetkujdes, me regjim jete. I ka parë këto nga pikëpamja konceptuale e jetësore në praktikë, sipas fjalës së urtë që “Rininë e zbukuron rinia, plakun stolia”! Sa për mendjen, këtë s’ia luan as topi. Është i patjetërsuar. Tani më i mprehtë, më i pjekur, më i freskët.

Drejtuesit çmohen më mirë nga njerëzit e thjeshtë

Kushdo që jeton e  punon nuk është i shkëputur nga  vendi, kushtet, koha dhe shoqëria. Terreni ku ka fillesën rinore shoku Odhise është bukurosh dhe njerëzit me kultururë. Kudo të kënaqin shpirtin dhe sytë natyra, gelbërimi, pemët frutore e drusore, në degët e të cilave lëvizin fletët nga era dhe duken sikur hedhin valle! Ajo fushë e gjerë e Valaresë, në të cilën kur mbillej grurë, të jepte përshtypjen se është “mbuluar me flori”! Oborret e shtëpive me lule shumëngjyrëshe, a thua se je në një hapësirë lulishteje gjigande. Por mbi të gjitha të kënaqet shpirti me njerëz atdhetarë, bujarë, gojëmjaltë, duarartë, mikpritës, me traditën “mikut  bishtin, armikut gishtin”; me burra zakoni e të pashëm, me gra e vajza si sorkadhe, me këngëtarë të talentuar, me fëmijë si lule, me dasma të bukura, që dhe martesat i bëjnë sipas urtisë popullore “Plaçkë vendi, mall argjëndi”. Më është dhënë rasti të shërbej dhe unë në atë zonë. Krenohem që kurdoherë kam dëgjuar mirësi për këtë kuadër të mirënjohur.

Shkoj në Karjan. Takoj në shtëpi Ndone Kutrën. Më informon për kohën e luftës në fshat. Brofën në këmbë pleq e fëmijë. Ndër të tjera si u formua organizata e pionerit, ku kryesori ishte Odhisea, përgjegjësi i grupit. Kishte dhe të tjerë si: Fane Konomi, Simo Prifti, Sevo Rizo etj. Për DEBAT-ikun më kishte treguar dhe Arqile Andrea. Pastaj në pranverèn e vitit 1944 në Tiranë, si pjestar i Grupit të Dytë Ushtarak të Pezës, shoku Odhise do të jepte një kontribut të vaçantë  për çlirimin e “Tiranës së tiranisë, që do të bëhej Tirana e Lirisë”. Karjanjoti vazhdoi me rininë, sytë e së cilës lëshonin xixa. Tregoi se në kursin e luftës kundër analfabetizmit me 60 gra e burra që mësojnë shkrim e këndim, drejton mësuesja e re Eftimi Porodini, që do të bëhej bashkëshortja e shokut Odhise.

Kthehem në Gjat. Rrugës takoj Çemen, aktivist i mirënjohur, nga i cili mora një informacion të gjerë, edhe për Odhisenë, që u përpoq të ma jepte si në një fotografi cilësore.  Takova dhe priftin e fshatit, papa Ilia, të cilin e kishim ngarkuar nga Fronti Demokratik për të nxjerrë vullnetaë për ndërtimin e hekurudhës. Pas një dekade u poqëm në festën e Libohovës. Më erdhi përballë. Më shikonte dhe e shikoja. Prifti  më njihte, unë s’isha i sigurt nëse ishte ai. Pastaj më tha: “E ç’të më njohësh, tani jam pa mjekër!  Vazhdova rrugën për në Nokovë.  Takoj Vaso Çiçin, anëtarin e byros së rinisë të rrethit. Më tregon për punët e rinisë, dhe si punonin kuadrot. Më foli mirë për figurën dhe punën e frutshme të Odhisesë kur ishte kyetar i lokalitetit të Lunxhërisë.

Në Suhë më takoi kryetari i kooperativës Fane Gogo. Më informoi se do ndërtojnë shkollë të re tetëvjeçare. Më foli mirë për rininë e fshatit. Na shoqëroi për në Stegopul. Në këtë fshat e dija që Odhisea ishte dhëndërr. Niko Koqini më “armatosi” me situatën politike dhe ekonomike të fshatit. Dhe fjalët më të mira për rininë dhe për Odhisenë. Na pa Vaso Konomi që ndodhej në fshat dhe erdhi aty. Na foli për Urani Rumbon, por edhe për dy dhëndurë, që janë martuar me dy “thëllëza” të Stegopulit: Odisea me Eftiminë dhe Aleko Dhamoja nga Hllomoja me Marikën. Për Odhisenë dëgjova se ka zemër të bardhë, është i ndershëm dhe punëtor si bleta. Vasua e njihte mirë që kur Odhisea ishte student për jurist dhe oficer. Atë ditë mbetëm dakold me Vason që të shkojmë për të parë shkollën e mesme në Qestorat, ku kishte dhënë mësim Koto Hoxhi.

Labovën e lashë në fund, si ëmbëlsira pas një dreke të shijshme. Të parin takova të mirin Koço Toti, sekretarin i rinisë. E përse nuk më foli ky njeri! Për Odhisenë, s’mbaronte, mbaj mend këto dy fjalë: “E kemi birko djalë”! I kërkova dhe ca varge nga ato që i sajonte vetë aq shpejt. Kur ai i kishte thurur për vajzat vllaha, që kishin qëndisur një shqiponjë me rruaza kuqezi, dhuratë për Enver Hoxhën. Për Odhisenë më kishin folur mirë Timo Muçi, Polo Llavdaniti e Andon Puci, që më kishte thenë “Odhisea fle si plak e ngrihet si djalë”!

Me pjekuri, edhe pse i ri në moshë, Odhisea dijti të zgjidhte shoqen e jetës, Eftiminë, me të cilën krijuan një familje dinjitoze, lindën, rritën dhe edukuan tre fëmijë të mbrekullueshëm, nga të cilët sot Odhisea ka dhe gjashtë nipa e mbesa dhe pesë stërnipa e stërmbesa, të cilët i do si sytë e ballit. Edhe pse ndarja nga jeta e Eftimisë ishte një godije e rëndë, Odisea u ngrit mbi këtë dhimbje, sepse u rrethua me dashuri nga fëmijët dhe shokë të organizatës së veteranëve.

 

Odhisea, kuadër që shikon, dijen, jo hijen

Ato që pashë e dëgova ishin për mua jo vetëm një pasuri njohjeje, por edhe një verifikim i dijeve që, ndër të tjera kisha për atë zonë, për rininë e saj dhe për kuadro, midis të cilëve edhe për shokun Odihse, me të cilin njiheshim prej dekadash më parë. Edhe me moshë na ndajnë vetëm tre vjet. Me vendlindje na ndan vetëm një lumë. Por drejtpërdrejtë dhe më nga afër në punë e sipër njihemi këtu në Tiranë. Në tri dekadat e fundit na kanë bashkuar shërbimet brenda e jashtë kryeqytetit me punën e nderuar të veteranëve. Kjo më ka dhënë mundësi të njoh dhe aftësinë e virtyte të tij:  punën me nivel në drejtim, lidhjen me njerëzit, ndeshmërinë., besnikërinë, përkushtimin, korrektësinë, vendosmërinë, thjeshtësinë etj. Është punëtor i palodhur i mendjes, edhe pse ka vuar për vite të tëra nga zemra. Iu sëmur rëndë dhe iu hoq një sy, tani me protezë, megjithatë është gjithnjë në punë. Përballon detyrat, edhe pse me një sy, punët më të vështira i mban vetë e të lehtat për bashkëpunëtorët. Si drejtues është shembull vullneti, cilësor në oganiziin e veprimtartive të oganizatës së veteranëve. Është nga ata që ashtu si te vetja, edhe te tjerët “nuk shikon hijen, por dijen”.

Ndër të tjera, kombinon mirë punët,  lexon e shkruan çdo ditë pa u kursyer. Të shkruarit e vlerëson “një të shkruar baraz me dy të lexuar”. Kjo duket edhe në  trajtimin e problemeve që përgatiten me cilësi, në analiza të forumeve të organizatës, në seminare me kuadro drejtuese të rretheve, në referate e fjalime që mban. Dëgjon me vëmendje ankesa e propozime dhe është i kujdesshëm për zgjidhjen e tyre. Për këto cilësi më kanë folur edhe dy pasadhës vetrani: Sherif Ymeri e Zabit Ametaj. Si drejtues ka përvojë. Shquhet për punë në bazë. Është nxënës, pastaj drejtues.  Nuk ka rreth që të mos ketë shkuar e ndihmuar organizatën mëse një herë, sidomos në fushata të zgjedhjeve në oganizatën e veteranëve. Në ndihmën konkrete që jep shfaqen cilësitë e tij: horizonti i gjerë, shembulli për problemin që flet, është njohës i mirë i jetës dhe i punëve të organizatës. Kuadër me guxim politik. Dallohet në luftën që zvillohet për mbrojtjen e LANÇ. Me shkrim dhe me gojë, në shtyp, në intervisa e në emisione televizive. Në përballje me kndërshtarë politikë flet me argumete. Polemizon me nivel. Është për mirëkuptim dhe nuk bën lëshime në parime.

Në marrëdhënie shqërore e miqësore është shembull. Duke u kujdesur për shëndetin e veteranëve sidomos të moshuar, por edhe të aktivistëve, vepron jo vetëm kur i takon në bazë, por shëndetin e tyre e ndjek edhe pasi kthehet në familje e në punë. Dashurinë dhe respektin që ka për bashkëpunëtorët, e tregon edhe fakti se këta shpesh i përgigjen me të njëtin kujdes dhe, kur s’e gjejnë, falëndemet dhe të falat i lënë në shokë të tjerë. Gjurmët e punës lavdëruese së shokut Odhise gjenden kur shokë të tjerë shkojnë në bazë dhe shohin e degojnë për figurën e tij.

Për kontributet që ka dhënë shoku Odhise gjatë LANÇ, në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Elbasan, në aksione të tjera dhe në funksionet shtetërore e shoqërore, duke përfshirë edhe atë në organizatën e veteranëve, i janë akorduar rreth 15 urdhra, medalje, çertifikata, tituj të lartë nderi nga Presidiumi, Qeveria, Bashkia e Tiranës, nga organizata e familjeve të Dëshmorëve, e Invalidëve të LANÇ, nga Shoqata Atdhetare e Kulturore si dhe titulli “Krenaria e Qarkut Gjirokastër”.

***

Datëlindjet janë festa të gëzuara, personale, famlljare e shoqërore. Në këto raste, kushdo kthen kokën pas dhe shikon ecurinë e tij në vite, frymëzohet, krenohet dhe nxitet për të vazhduar më tej jetën që rrjedh e vrullshme dhe mbarëvajtjen e punëve. Gjen forca të reja të bredshme dhe fuqizohet për t’i dhënë më tepër Atdheut dhe popullit. I urojmë shokut Odhise Porodini të vazhdojë në këtë rrugë të thepisur, me zigzage por të lavdishme, duke shënuar rezultate të larta edhe në vitet që ka përpara, në detyën e Kryetarit, që buzëqeshja të mos i mungojë e zemra t’i këndojë! Po e mbyllim me fjalët, që po të ishin prindrit e tij të pranishm, me siguri do ta uronin: “Pak nga pak ti u rrite, na nderove, s’na korite, veten dhe neve na ndrite!!”

 

Share This Article
14 Comments
  • Ju lumte ajo mendie komanduar ate PENE dhe ju mbi te 90tat vite,shok jete me Odhise Porodinon ne sillni kete ekpozet te jets Tij, ne mes jush dhe atij,krye organizates sone,krenohemi. Ditet njemije ju urojme te dyve; bijte GJIROKASTRES sa heroike dhe monument kulture. Dite NJEMIJE dhe suksese ne detyren qe mban. Me Pasuesit veterane ne Toronto,tej oqeanit e urojme. ate dhe mbare ATDHEUT MEME!

  • Patjeter Buda. Vetem se Odhise Porodini nuk gezon privilegje nga shoket e gjyshit te vet, por si njeri qe ka çarë vet ne jetë.

  • Shendet dhe jete te gjate te nderuarit Odhise Porodini, kryetar i Veteraneve te LANCL!
    Sherbimet, qe Ai kryen, femijet, niper e sterniper, shoqeria e paster prej dekadash, shoke dhe miq te idealit prane ndikojne ne stabilitetin e Tij fizik, pavaresisht moshes apo viteve, qe kalojne si ere, pa u ndjere…
    Nderime per autorin e portretit te Odhises, z. Sevo Tarifa, ish partizan i LANCL, kuader me pergjegjesi ne administraten e larte te shtetit shqiptar, parimor, i drejte, i kompletuar dhe i perkushtuar, qe vazhdon te qendroje i kthjellet, i shendetshem, aktiv dhe model frymezimi.
    Nderim per LANCL!
    Nderim per Udheheqesin legjendar te kesal Lufte, Enver Hoxha!
    Nderim per veteranet e LANCL!

    • Ky shoku Sokrat, sipas autorit te shkrimit qenka burre i nderuar, i ndershem, i mire , punetor, parimor, organizator i mire…., etj. I lumte! Por eshte lindur me 1930, nderkohe qe Lufta II Boterore filloi me 1939 e mbaroi (ne Shqiperi) me Nentor 1944. Pra, cfare kontributi si vegteran lufte mund te kete nje femije 9-14 vjeç, vetem se po te kete qene loje kukamfshehtas…Personalitetin e njeriut nuk e krijon nje shkrim i kujtdo qofte, por vete karakteri dhe bëmat e tij gjate jetes, te cilat nuk i duhen mohuar aspak, por as i duhen superlativizuar. Shkrimi i ngjan me shume një hartimi apo reportazhi tipik te socrealizmit, i padenje pëe një burrë si S.T. Sidoqoftë, sot secili eshte i lire te shkruaje sipas midese….Une i respektoj tiparet e karakterit te shokut Sokrat si qenie humane e i uroj shendet e qindra vjet te tjere!

  • Sokrati ” jam plotesisht me te gjitha sa thuhen me siper por “gabove” qe na reklamove Enver Hoxhen ! Perse !? Kozi eshte 46 vjec ndersa zoterinjte 90 e 92 vjecare ! Kozi voton per Edi Ramen e PS sepse qendrimi i Edi Rames e PS mbi luften eshte larg me qendrimin e Enverit ! Statuti e programi i PS jane vije e Zai Fundos e Sejfullah Maleshoves ! Mardhaniet me Anglo- Amerikanet jane larg mardhanieve te Partise Komuniste dhe Partise se Punes! Qendrimi ndaj besimeve fetare them qe nuk ka koment ! Jane shpallur martire 38 klerike te vrare nga Enver Hoxha dhe eshte pagezuar Cuni i Kryeministrit nga Papa i Romes ! dhe shume qendrime tjera te PS! Ku hyn edhe heqja nga qarkullimi e gazetes Zeri i Popullit se konsiderohej gazete e atij !?
    I them gjitha keto qe mos kemi nonsens ne qendrime pasi sipas listes se patronazhisteve si zoteria Tarifa si zoteria Porodini deklarohen votues te PS……

  • Edhe 100 te tjera xhaxhi Porodini !
    C’them dhe une xhaxhi,kur jam mbi 60 vet dhe me thrasin xhaxhi qekur..!
    Epo,nese une jam vertet per xhaxhi,Odisea nuk duket me i tille. Ai duket se e ka kalu kohen e pleqerise me kohe ,e ka ndalur thuaj me mire( ka fitu imunitet ) dhe tani eshte ne nje rilindje te plote,aq sa nga ajo qe ka pat pesuar dhe vuajtur ,mund t’a quash edhe “ringjallje”,sepse tek ai kjo eshte misheruar dukshem.
    Kam qene femije kur e shikoja shpesh qe vinte urgjenca dhe e merrte dhe kjo pamje qe ka ai sot e ka patur ne vitet 70’ kur e takoja neper shkalle dhe i ngjiste ato aq ngadale sa deri ne katin e trete qe ai kishte shtepine ,i duhej ndoshta 20 minuta per te arritur kur une zbrisja neper shkalle me vrap.( tani ndaloj neper shkalle nga “pleqeria” si dikur Odisea nga semundja.).
    Edhe pse i semure rinia nuk e fsheh dot moshen e vet dhe ai dukej dhe ishte i ri edhe pse i semure rende nga zemra qe mund t’a vriste.
    E shikoja me shume keqardhje se si nje 40 e kusur vjec,pra kaq i ri te semurej kaq rende nga zemra. E pra ai demostronte vuajtje nga ajo qe po perjetonte ,por pas buzeqeshjes se tij me te cilen na salutonte dhe komunikonte me ne femijet,sa here qe ndesheshim ne shkalle ,ne rruge,kudo,fshihej nje vullnet i hekurt ,nje deshire e madhe per jeten.
    Vite me vone ,shume vite ,ka rastisur qe e kam takuar ne rruge dhe jam cuditur,ore jam befasuar vertet qe ai nuk kishte ndryshuar fare,kur e perfytyroja ne fakt te lodhur e ndoshta te harruar,por jo ai ishte po ai,i njejti,i palevizur nga vitet qe kishin kaluar. Ferkova syte se mos ishs ne enderr,aq shume jam “tronditur” nga nje dukuri e tille,nga nje mrekulli qe natyra ka bere ne fakt me ate njeri,qe tregon se ne thellesi te tij ai eshte njesh me natyren,e ka respektuar dhe e don fort ate. Dukuria Odisea,do te thosha eshte nje nga ato mrekulli qe vertet duhet studiuar,aq mbresa te jashtzakonshme me ka lene ai njeri qe edhe pse kam jetuar larg syve te jetes se tij keto 30 vjetet e fundit,perseri me duket sikur e njoh mire dhe jam rritur me te,me heq mallin e babait tim qe ka qene parimor,i shtruar dhe pa cene si ai edhe pse ate zemra e mori shpejt .Dhe sot kam respekt te vecante per njeriun e vlerave me te mira shqiptare,veteranin e LANC-it te palodhurin,te ndershmin,te drejtin dhe patriotin Odise Porodini !
    Edhe 100 vjet te tjera Odise.!
    Respekte pa fund nga pertej Oqeanit Atlantik!
    Sazani.

  • O Sevoooo!!!
    Femijet 14 vjec shqyen dyert e reparteve,,rrembyen arme ne 97 dhe luftuan me mullijt e eres,se keshtu Sali Berisha donte te digjte Shqiperine,qe te shpetonte bythen e vet.
    Ne 1944 enver hoxdha armatosi halabaket,10-14 vjec,dogji Shqiperine,qe te behej byth e tij Diktator.
    Femija e vret te atin,,kurse babai nuk e vret dot femijen.
    I ke pare ato turma kalamanesh,qe po i vene sot bombat Afganistanit?
    Ja,keta keni qene juve ne 1944.
    Bandat e femijeve te armatosur te Pol Potit,qe mbyten ne gjak Kamboxhian
    Bandat e guerriljeve komuniste te Kolumbise,qe perfunduan ne skllavopronare droge.
    Bandat e femijeve Boka Haram ne Afrike..etj.etj.
    Ja keta keni qene juve femije skllever te bandave komuniste.

  • Ata, qe bene luften, kishin ideal dhe dhane jeten si me le per idealin e tyre.
    Ata, qe mbeten gjalle nga lufta, punuan si njerez te idealit. Nuk i harruan bashkeluftetaret e tyre, qe dhane jeten, i nderuan dhe i kujtojne dhe do te kujtohen ne breza.
    Ata, qe minuan Luften Antifashiste NCL, u berballen me ligjet e Luftes dhe pas clirimit iu nenshtruan Ligjit te SHTETITE.
    Kush u pendua dhe e kuptoi situaten, si do te rridhnin ngjarjet, jane edhe sot shendosh e mire dhe ecin perpara…
    Ata, qe vazhduan bashkepunimin me pushtuesit, te shiturit per sterlina, per spiunazh dhe per vellavrasje u arratisen dhe erdhen nga toka, deti dhe ajeri si diversante, si terroriste, si gjakatare e sabotues, moren ate, qe meritonin dhe qe e kishin te rezervuar, derisa u shfarosen…

    Sot, ne kete kohe cmendurie, qe jetojme edhe budallenjte kane te drejten e tyre te shprehen.
    Duhen degjuar budallenjte, se u behet qejfi, duke i bere ata te mendojna se çoç jane…
    Kam nje urim per kete rrace debilash dhe budallenjsh te lindur:
    -Debile dhe budallenj! U befshi sa me shpejt normale per veten tuaj ne radhe te pare dhe pastaj per kombin!
    Do Zoti dhe me degjon!…

  • Fshatari ……Ato qe erdhen si diversante sot quhen luftetare te lirise ! Nderohen edhe nga maxhoranca qeverisese. Pyet ambasadoret e Anglise e Amerikes edhe sot dhe do marresh pergjigje – perpjekje e drejte antikomuniste ! Jane te dekoruar ! Ndersa ato qe thua ti se i priten dhe i dhane cfare meritonin ( vertete keshtu ka ndodhur ) sot duke filluar nga drejtuesi kryesor Kadri Hazbiu nuk kane as emer as varr !
    Pyete kryetarin e veteranve nese i ka ne liste Beqir Ballukun, Gjin Markun, Mehmet Shehun, Tuk Jakoven, Kadri Hazbiun ! …..

  • Po ca lufte ka qene Odhisea more Sevo,ju vazhdoni genjeni si baba Enver.A si hetues I Sigurimit ska lene armik te Partise pa denu.O zot me nje kembe ne varr dhe nuk dorezohen.Eh more virus me hater po I mban enveristet,ballistet e shkrete I give I cove te gjithe per lesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *