Thaçi kërkon mbështetjen e LDK-së për realizimin e Bashkimit Kombëtar

Elena Tase

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar përkrahjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me qëllim realizimin e Bashkimit Kombëtar.

Ai deklaroi se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së.

“Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm. Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne.

Ju z. Mustafa dhe shumë të tjerë mund të më këshilloni. Kjo më bën më të fortë në punën time drejt qëllimit final. Ndoshta ju mendoni se unë jam i vetëm sot në këtë mision, i cili për ju dhe disa të tjerë duket i pamundur. Por, mos të harrojmë se vetëm 20 vjet më parë edhe liria dhe pavarësia jonë janë dukur të pamundura”.

Në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi, unë kërkoj miq dhe aleatë. Unë dua që ju z. Mustafa, të jeni në krah me mua. Të tjerët që hezitojnë sot duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, por mos të vonohen shumë. Nuk është mision i pamundur, përkundrazi. Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë”-u shpreh Thaçi.

e.t./dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Thaci futi ne qorrsokak politiken,shtetin dhe qeverine e Kosoves me deklarimet e tij kontradiktore te cilat u dogjen njera pas tjetres.Ai krijoi gjithe ate konfuzion ne marrdheniet institucionale te Kosoves dhe zgjidhjen e shkembit te territoreve apo te korigjimit te kufijeve e mbeshteste tek Bolton dhe Putini, dy armiqte kryesor te pavrsise se Kosoves dhe kombit shqiptar.Prandaj Thaci na del me prpozime te tjera se Do te marre Luginen e Presheves pa i dhene asgje Serbise dhe do te na bashkoje kombin shqiptar.Thaci eshte djegur perfundimisht dhe ai nuk mund te besohet me per ceshtjet e Kosoves dhe te kombit shqiptar

  • Nese ka ardh puna me inicue punen e bashkimit kombtar thaqi kesaj pune i thon nisu ne kembe per ne hene !!!!

    • E thene bukur para 20 vitesh kush mendonte liri ne kosove… thaci e njeh mire politiken e te huajve ndaje kosoves do kete terheqje te medha te njohjes pluse europa eshte pro serbe i vetmi shance per shpetim eshte bashkomi vertet i veshtire shume por i domosdoshem

  • Megjithë simpatinë që kam për Thaçin nuk ma do mëndja që këto deklarata që ai bën kanë dalë pa pëlqimin e USA. .le të shpresojmë që SHBA vërtet duan ti japin fund status quo-së së Kosovës dhe nëpërmjet Thaçit ‘përgatisin terrenin ‘..deklarata e Thaçit është tepër natyrale dhe realiste. .ju që nuk besoni tek bashkimi kombëtar mirë do të bënit të ndryshoni “lokalin “ku bleni gjojnat. .anastasit i janë mykur ushqimet dhe bodrumi i tij kutërbon erë të qelbur ..dilni sa nuk është vonë nga bodrumi i tij se mos ju zë brënda, pranoni realitetin dhe atë thënien e popullit :’do vejë haka tek i zoti ‘

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *