“Jua bëj si më 21 janar”

redaktor

Është botërisht e njohur se njeriu, në kushte të caktuara psiko-emocionale, kundër vullnetit të tij, nxjerr në shesh gjëra të panjohura për të tjerët dhe që ai, në kushte normale psikike, nuk i ka pranuar kurrë se i përkasin personit të tij. Në këto kushte të veçanta emotive ka ndodhur që të zbulohen krime, të cilët janë fshehur me kujdes të madh për vite, apo edhe dekada.

Ndodhi kështu që, kryeministri i asaj kohe, Berisha, në kushte të tilla psiko-emocionale, të cilat po vijnë gjithnjë e duke u shtuar dhe që mund ta kenë burimin edhe në atë që Sigmund Frojdi e quan: “Pjesë infantile e psikikës që vepron mbi parimin e kënaqësisë”, të zbulonte përpara gjithë mediave, me zë e me fugurë, krimin e kryer prej tij dhe prej falangave që komandonte. Kujt nuk i kujtohen fjalët kërcënuese se: “Do t’jua bëj si më 21 janar”, që Berisha, nga lartësia e kolltukut kryeministror, ua drejtoi deputetëve opozitarë socialistë, në një seancë të nderë emocionalisht të Kuvendit të Shqipërisë? Të gjithëve u kujtohet, me përjashtim të prokurorisë.

Po afron ajo ditë e kobshme e pesë viteve më parë kur u vranë katër njerëz të pafajshëm, u plagosën dhjetra të tjerë dhe u rrahën e u torturuan qindra demonstrues krejtësisht paqësorë që, në të drejtën e tyre kushtetuese, kërkonin vetëm zbatimin e ligjit, në mbrojtje të votës dhe fjalës së lirë, të atyre të drejtave, për të cilat, Saliu dhe tellallët e tij, sot në opozitë, pa asnjë shkak, çirren se po u mohohen.

Le të përfytyrojmë për një çast sikur një kriminel çfarëdo të deklaronte vetë se e ka kryer krimin me vetëdije të plotë, cili do të ishte veprimi i organeve ligjzbatuese. Nuk ka dyshim se do ta merrnin menjëherë të pandehur dhe do ta ndëshkonin sipas ligjit. Po kjo shprehje e Berishës, e thënë përpara kamerave TV a nuk ishte një cipëgrisje vetjake nga urdhëruesi kryesor i krimit? Pse prokuroria nuk vepron ashtu si do të vepronte me një kriminel tjetër? Cila është ajo “blindë” e papërshkueshme që e mbron Berishën nga veprimi i ligjit?

Të habit edhe një fakt tjetër: pse opozita e djeshme, shumica e sotme, e ka lënë të kalojë në heshtje dhe nuk i ka dhënë asnjë rëndësi kësaj vetëdeklarate të ish-kryeministrit?

Në këto dyshime do të përfshija edhe personazhe të tjera të politikës dhe të gazetarisë, Preç Zogaj, Kreshnik Spahiu etj. Të gjithë mbajmë mend me sa zell e zemëratë fliste Zogaj atëherë për vrasjen e Aleks Nikës, atij njeriu të pafajshëm, që i përkiste të ishte edhe bashkëqytetas i tij nga Lezha. Si u platit gjithë ai mllef dhe ai inat kundër pushtetit kriminal të asaj kohe? Çfarë metamorfoze ndodhi me shkrimtarin dhe publicistin, i cili, kohët e fundit po shkruan për gjithçka, ndërsa bashkëqytetarin e tij nuk e përmend fare?

Po kështu ndodhi edhe me zellin e madh që shfaqte disa vjet më parë një protagonist, ndonëse butaforik, i politikës shqiptare, kryetari i AK, Kreshnik Spahiu. Të gjithëve na kujtohet sa shumë e ngrinte zërin ai asokohe dhe personalisht kundër S. Berishës, për të cilin kërkonte arrestimin e menjëhershëm nga qeveria që do të krijohej pas zgjedhjeve (një jurist që kërkonte të shkeleshin ligjet). Kurse tani, ku i dihet se për ç’arsye, pasi ka harruar Berishën, kërkon të arrestohet Rama për “krime” që ai paska bërë, por që Spahiu nuk e sheh të arsyeshme të na i thotë, pale pastaj t’i çojë, në prokurori, siç e kërkon ligji.

Të gjithëve na kujtohet sa shumë u mor, dhe merret ende, si opozita, por edhe mediat e paguara prej saj, me shprehjen e kryeministrit Rama se: “Nuk keni parë gjë akoma”. Kjo thënie, që ishte vetëm një togfjalësh i thënë “ala Rama”, po të përfshihet në bashkëtekstin e vendit dhe kohës kur u tha, mund të merret, jo vetëm në kuptimin që i dha opozita, por, meqenëse sapo kishte përfunduar fjalimin mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshëm, mund të kishin edhe kuptimin se: nuk keni parë akoma reformat që kemi ndër mend të bëjmë; do të shikoni se si do t’i vijë fundi abuzimit me mospagimin e energjisë elektrike, me katrahurën territoriale, me mosmbledhjen e taksave etj. Pra, mundësia më e madhe është t’i jepen këto kuptime logjike, të cilat edhe ndodhën në vitet që pasuan, duke vërtetuar kështu hamendësimin tonë.

Kurse shprehja e Berishës, që e kemi vënë në titull, nuk ka asnjë dykuptimësh, është e drejtpërdrejtë: unë ju vrava më 21 janar dhe, po vazhduat të më bezdisni, do t’ju vras sërish. A nuk tha disa orë pas krimit në bulevard se, jo vetëm nuk ishte penduar, por, për ruajtjen e karriges së tij, do të vriste edhe treqind e më shumë?

Cili prokuror në botë, përjashtuar Llallën, nuk do ta merrte nën hetim këtë përbindësh, që jo vetëm të vret, por edhe deklaron hapur nga salla e Kuvendit se do të vrasë përsëri?

Shumë gazetarë të njohur në vend kanë parashikuar se “Reforma në Drejtësi” nuk ka për t’u bërë. Duhet thënë se edhe në popull është e lartë mungesa e besimit në kryerjen e kësaj reforme për sa kohë ajo duhet të çojë detyrimisht në marrjen të pandehur të kryekriminelit të këtij vendi, Berishës. Dhe ky mosbesim e ka bazën e vet në faktin se ky i fundit do të përdorë të gjitha marifetet e mundshme që të mos shkojë vetë pas hekurave. Nuk ka asnjë dyshim se, çfarëdo reforme në drejtësi, që mund të bëhet, do të ishte vetëm një letër pa vlerë në qoftë se nuk do të çonte në bankën e të akuzuarve S. Berishën, këtë sëmundje që na është qepur pas këpuce për njëzet e pesë vjet, të cilit i janë dhënë të drejta antikushtetuese të dërdëllisë nga foltorja e Kuvendit për të vazhduar çoroditjen e mëtejshme të politikës, dhe asgjë më shumë.

Kur flas për çoroditje të politikës kam parasysh edhe faktin që, në radhë të parë, ai ka çoroditur partinë, së cilës i përket, duke e drejtuar në kahje krejtësisht të gabuar, të një opozite pa projekte, ose me projekte donkishoteske, pa qëllime të shëndosha, por vetëm për marrjen e pushtetit, deri edhe “me revolucion”.

Share This Article
11 Comments
  • Cfare te komentosh?Komento kot se asgje nuk mbetet,vetem 0 komente.Dikush ju saboton ju te Dites!
    po cfare i perseritur,ka nje muaj qe vazhdon ky avaz.Hakerat po ju sabotojne!

  • Artikull shume j mire ,i cili verteton se ka nji marveshje qe e mbron shpellarin qe mos te pergjigjet per krimet qe ka bere ndaj Shqiperis ,perfshi kryeprokurorin .e te tjere .Pershendetje dhe urime per vertetsin dhe guximin e shkrimit .Urime dhe gazetes Dita qe nuk heziton ne boyimin e te till artikujve

  • Ja pra qe Llalla na del gjize e prishur.A nuk e meriton ai qe te shkelmohet per bythe nga sistemi i drejtesise?Po ne jemi popull muti qe na ngrene per te tallur bythen e e na vrasin dhe nuk ngrihemi per te mare fatet tona ne dore,te pakten sistemin e drejtesise.Revolucionit demokratik i ka ardhur koha,por jo atij te Bishes por atij te Popullit i drejtuar nga nje klase e re politike sepse kjo klase politike nuk mund te beje kurre nje reforme qe prek vetem interesat e saj.Eshte kulmi i sarkazmes se si mund te presesh drejtesi nga Drapri.

  • Guri shyti, je i mrekullueshem,aqsa dhe i sakt ne ket’ realitete te hidhur!

    Zotrinj moderator! Kam me se dy muaj qe, komentet tek poezit e Ben dukes,nuk me shfaqen atje. Perse? Ka ndonje gje qe s’shkone?!… Nejse,sot po komentoj ketu ne lidhje me te benit poezi.

    “… o Ben,gjithnje ke te drejte
    Dhe ben’ mire qe fshikullon.
    Por, ti po i bie Rames
    Nga qe sala me s’degjon!…

    Kurre nuk kane qeder gomeret,
    Dhe kur i ze ne duhan!
    Cdo gomar do kishte ngordhur,
    Me vardha… Nej miljon koppan!!!…

    Ja tek eshte prap shepraku
    Sic ka palltur,prap pellet!
    Ky do rrahur nga e para
    Ndryshe, nuk ka kasavet.
    * * *
    Kur shoh prap ket’ bish me kembe
    qe te gjalle do t’na kaptoj!
    S’i jap dot Rames,pellembe…
    as dhe t’a ironizoj.

  • Saliu dhe bythlepiresit e tij SPIUNE me kartela sikurse bufatoniket Preç Zogaj,avokati i Saliut turkoshaku Kreshnik Spahiu,… mz cdo mjet e gjakderdhje kerkojne pushtetin qe te mbetet mafia sunduese ne kete vend

  • Uaaa…… E si mund te merni te pandehur nje “burre shteti” apo nje “ylle ne ngjitje”
    A ju lejon Arvozu-ja, Lu-ja i Amerikes? E kush do ta perfaqsoje komunizmin pastaj?

    C’ fare “Reforme e Drejtesi” kerkoni? A nuk eshte e drejta si draperi?
    c’fare shteti kerkoni? Po bete shtete do hyni e Europe, por a deshiroj newspaper vertete polishejtanet qe SHQIPERIA te hyje ne Europe. Si mundet Europa te pranoje nje koloni ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *