Kryeministri serb, Ivica Daçiç, gjatë bisedimeve (të mëhershme) për Kosovën në Bruksel shumë shpesh është larguar nga takimi që të shkëmbente SMS me Aleksandar Vuçiçin, zv/kryeministrin e parë të Serbisë. Sipas burimeve mirë të informuara, Vuçiç i thoshte Daçiçit përmes SMS-ve që pas përmbylljes së marrëveshjes ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë, që do të thoshte se edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan analisti britanik, Tim Judah, për britaniken “The Economist”.
Judah shkruan se kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e BE-së kanë insistuar që Vuçiç të jetë i pranishëm në bisedimet e djeshme. “Nëse ideja e tyre ka qenë që edhe ai të merr një pjesë të përgjegjësisë që pala serbe të pranojë marrëveshjen, ky plan është treguar kontraproduktiv”, konstaton Judah. Judah shkruan se Thaçi në raundin e djeshëm të dialogut, ka treguar se “emocionalisht është i papërgatitur” që të ballafaqohet me dy negociatorë nga Serbia, kështu që, sipas burimeve, në bisedime e ka ngritur tonin dhe i ka rënë me grusht tavolinës. Ndërsa Daçiç ka theksuar se, Vuçiç në bisedime gramatikisht i ka ofruar dorëheqjen, gjë që ai nuk e ka pranuar, sepse kjo do të thoshte edhe rënie e qeverisë serbe. Gjatë ditëve të ardhshme, diplomacia e jashtëzakonshme do të tentojë që ta shpejtojë procesin negociator, ku një pjesë të prestigjit të saj do ta ‘hipotekonte’ para se gjithash baronesha Catherine Ashton, kurse në rast të arritjes së marrëveshjes, Daçiçi dhe Thaçi mund të jenë kandidatë potencial për Çmimin Nobel për Paqe, thekson analisti britanik, Tim Judah. /Zëri/