Jugosllavët në Gjermaninë e viteve ’60: Erdhën për një vit, që nuk mori fund kurrë

DITA Online

50 vjet më parë, më 12 Tetor 1968 Gjermania nënshkroi Marrëveshjen për Tërheqjen e Fuqisë Punëtore me Jugosllavinë socialiste, marrëveshja për “gastarbeiter”. Shumë vetë erdhën për një vit, por qëndruan një jetë.

Para pikërisht 50 vjetësh, më 12 Tetor 1968 Republika Federale Gjermane nënshkroi Marrëveshjen për Tërheqjen e Fuqisë Punëtore me Jugosllavinë atëherë socaialiste, të njohur si marrëveshja për “gastarbeiter”- punëtorë të ftuar për një kohë të caktuar. Shumë vetë erdhën për një vit, por qëndruan një jetë.

Gardh me gjemba, policia me mitralozë, qen kufiri, vështrime  të rrepta dhe uniforma që të kujtonin kampet në Luftën e Dytë Botërore. Këto janë përshtypjet e para të Bosiljka Schedlich, atëherë 19 vjeçare, që erdhi si punëtore e (Gastarbeiter) para 50 vjetësh në Berlin. Aeroplani i solli punëtorët në Berlinin lindor, pastaj me një autobus ata kaluan kufirin për në Berlinin Perëndimor. Edhe në Berlinin Perëndimor dukeshin plagët e luftës. “I pashë gjurmët e luftës edhe në fytyrat e shumë grave të vetmuara, që dilnin të shëtisnin me qen. I pashë në krahët apo këmbët që mungonin, burra që shtyheshin me karrocën e invalidit dhe pyesja veten -ku ka qenë ata në luftë”, kujton sot 69 vjeçarja.

Edhe në bodrumin e konviktit ku banonte Bosiljka me 1.200 punëtorë të tjerë, banonin gjermanë të dëbuar nga Prusia Lindore. “Për mua ishte një takim me të shkuarën që kishin përjetuar prindërit e mi.” Por Bosiljka kish ardhur për të ardhmen në Gjermani, për të fituar para për studimet. “Erdha për një vit, por ky vit nuk po përfundon kurrë”, thotë pensionistja,  që ka ardhur të kalojë pushimet në një shtëpizë të vogël fshati në ishullin kroat Šipan.

Gjysma e rrogës për kursin e gjermanishtes

Rinovimi i kësaj shtëpie është për Bosiljkan edhe një “kthim tek rrënjët”, sepse dalmatja lindi si Bosiljka Grgurević në Split dhe vendosi pas maturës, si shumë bashkëkombas të vij në Gjermani, kur u hap rruga për Marrëveshjen e Fuqisë Punëtore me Jugosllavinë. Ajo punoi fillimisht në një fabrikë, për të pnuar gjysmë viti më vonë si përkthyese në një konvikt për gratë. Deri në këtë moment historia e saj i ngjason shumë të tjerëve që erdhën si “gastarbeiter”. Por pastaj ajo vendosi të ndjekë një rrugë tjetër. Gjysmën e rrogës e shpenzoi për të mësuar gjermanisht, filloi të gjejë punë më të mira dhe pastaj filloi studimet në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU). “Jeta më kishte mbërthyer dhe nuk e mendoja më kthimin.”

Shumë nga të ardhurit e tjerë nga Jugosllavia qëndruan në modelin e punëtorit. “Qëllimi i tyre nuk ishte largimi nga Jugosllavia”, thotë historiani nga Beogradi, Vladimir Ivanovic”, aktualisht studiues në Universitetin humboldt në Berlin, i cili e ka trajtuar nga ana shkencore temën e punëtorëve të ardhur me marrëveshjen e fuqisë punëtore në Gjermani. “Qëllimi i tyre ishte të fitonin në kohën më të shkurtër sa më shumë para, me qëllim që të zgjidhnin disa probleme të ekzistencës, probleme banimi, apo për të blerë makineri të caktuara. Disa erdhën vetëm për të blerë një motor, për të shitur mend në shëtitoren e Splitit. Pra motivet ishin nga më të ndryshmet, por të gjithë erdhën për të punuar për një kohë të caktuar.”

Fëmijët që qëndruan tek gjyshërit

Edhe deputeti socialdemokrat, Josip Juratovic e konfirmon këtë. “Punëtorët që erdhën atëherë në Gjermani, e kuptuan edhe veten si gastarbeiter, pra i ftuar për një kohë të caktuar. Gjenerata e parë mendoi pra të mblidhte ca para dhe të kthehej. Edhe Juratovic vetë është gastarbeiter. Nëna e tij erdhi për të punuar në një fabrikë konserve në Jugosllavi në vitin 1968 dhe e la djalin tek gjyshërit, si shumë familje të tjera. Pas shkollës Josip Juratovis erdhi tek nëna në Gjermani dhe filloir shkollën profesionale si mekanik në Heilbronn. Pas 20 vitesh punë filloi edhe karriera si politikan. “Unë erdha si gastarbeiter, u bëra emigrant, dhe sot jam gjerman me sfond migracioni.”

Një fjali që përshkruan fatin e më shumë se 1,5 milionë njerëzve që erdhën nga Jugosllavia në kuadër të Marrëveshjes së Fuqisë Punëtore me Gjermaninë. Ata u quajtën “Jugot” në Gjermani, dhe në vitet 80-të, siç thotë Juratovic e kuptuan se nuk mund të kthehen më, edhe për shka  k të fëmijëve, që shkonin në shkollë, flisnin rrjedhshëm gjermanisht, dhe që po largoheshin gjithnjë e më shumë nga shoqëria, nga e cila kishin ardhur prindërit e tyre. “Ky ishte mësimi i parë se nuk ka më kthim pas. E dyta për ish-jugosllavët ishin lufta që shpërtheu në territorin e Jugosllavisë, ku shumë e kuptuan, tani as që bëhet fjalë për kthim.”

Jugosllavët që “nuk binin në sy”

Jugosllavët ndodheshin para një sfide – integrimi. Shoqëria gjermane ishte e mendimit, se ky grup mjaft punëtor migrantësh ishte i integruar, kishte integruar veten. Sepse kulturalisht ky grupn nuk dallonte shumë nga gjermanët, thotë historiani Ivanovic, “sepse edhe jugosllavët e hanin mishin me patate, nga ana tjetër është një komunitet që flet gjermanisht, nga pamje nuk duket ndryshe dhe nuk binte në sy në këtë kontekst.” “Një integrim në dukje”, thotë Bosiljka Schedlich.

Por e vërteta është se shumë jugosllavë qëndronin me njëri-tjetrin më shumë, organizoheshin në klube apo në kisha si “Misioni Kroat Katolik”.  Për më të moshuarit ishte e vështirë që ta mësonin mirë gjermanishten. Por fëmijët e tyre dhe gjenerata e tretë konsiderohen si të integruar shumë mirë. “Shumica e jugosllavëve i dhanë rëndësi të veçantë që nga fillimi shkollimit të fëmijëve, ashtu si ata ishin punëtorët më të mirë, edhe fëmijët duhet të ishin nxënësit më të mirë, ose nëxnës shumë të mirë. Gjenerata e re ka kështu një shkollim më të mirë, shumë kanë studiuar. Ata janë ata që jetojnë me vetëdije në Gjermani.”

Por shtrohet edhe çështja e atdheut. Çfarë është atdheu për gjeneratën e parë, të dytë apo të tretë? Bosiljka Schedlich ka një përgjigje të thjeshtë. Vendlindja e saj, atdheu i saj i parë dhe atdheu gjerman janë një. Bota sot është e ndërlidhur.” Unë jam gerade në Šipan tani në shtëpinë time, por kështu ndjehem edhe në Berlin Frohnau. Nuk mund t’i ndaj këto.”

Deutsche Welle

v.l/Dita

Share This Article
13 Comments
  • EDHE NE FRANCE ERDHEN SHUME SERBE NGA KROACIA NGA KOSOVA NGA BEOGRADI SE TITO I HAPI KUFIJTE …PO ENVER ZGJEBSI PERSE SE BERI NJE GJE TE TILLE ….APO ISHTE KANIBAL P TRU PA CIPE PA ..KARAKTER ….ISHTE NJE BISHE E EGER NJE NDYRESIRE ..EDHE ME TITON KURRE NUK KRAHASOHET PERBINDESHI ENVEER HITLER ..

  • Enver Deshtaku nuk u be, si Titua,, me zotesine e tij, udheheqes Antifashist ne Frontin Nacionalist te Pezes per Chlirim, Ai u montua si spiun per tu shfaqur me antifashist se chdo shqiptar, me nacionalist se chdo nacionalist, me stalinist se vete bolsheviku Stalin, me komunist se cho udheheqes komunist i botes, per te patur mundesite me te medha qe ne emer te nacionalizmit te poshtroje nacionalizmin dhe shqiptarizmin, ne emer te yllit ne kapele, te poshtroje shqiponjen ne kapuchin e bardhe te shqiptarit, si dhe ne emer te komunizmit bolshevik te Lenin-Stalinit te poshtroje tere partite komuniste te botes. Enveri nuk mund te frenonte ertjen per arsim dhe per pune.te Shqiptarit, e stimuloii ne maksimum se perfoconte sundimin dhe misionin e spiunit, duke varferuar popullin, ne krahasim me mundesitd, qofte edhe me marreveshje me Perendimin, te cilit i sherbeu si spiun strategjik, se pari, antishqiptar.

  • Eliot @…..Mos e zere me goje Enverin ,ai ishte nxenesi me i zellshem i Stalinit .Kishte frike hapjen e kufijve .Por ka influencuar negativisht edhe e shoqja dibranja e poshter shtrige NEXHMIJA ,ku Edi Rama ,i rriti pensionin ????.Keshtu na denoi zoti ne Shqiptaret .
    Po ti vesh re ,une nuk e shoh per keta Kroate ,rrogat e majme Gjermane ,por zili i kam atyre ata fituan ,perfituan kulturen Gjermane ,dhe kjo eshte pasuria me e madhe qe ekziston , natyrisht kenaqesi me e madhe e ketyre prinderve gastarbeiter ,eshte shkollimi i femijeve ne gjermani ,kjo eshte pasuria me e madhe qe ekziston .Ku dashje pa dashje ,keta i mportuan kulturen gjermane ne Kroaci . Kenaqesi Eliot.

  • Faleminderit artikull shkruesit,
    Jo Komenteve !.

    E Quaj me vlere kete shkrim te “DITA”qe na sjell nje shembull integrimi sa ruajtien e individualitetit te shtetit AME nga emigrante e shkuar.Realizojne ate thenien tone: “i biem botes Ane e mbane po nuk e harrojme vatane”
    VO.komentuesi Leon Rapini, Analizoje mire sa komentoni per ate figuren e Enver Hoxhes,per mos largimin e shqiptareve nga atdheu.Shikoni cpo na ndodh sot…parashikohet nga antiatdhetaret; -Qe shiperia, te arrije ne 800.ooo, sa ishte para clirimit. A ka me keq se kaqe..kjo politike antombetare ?!
    Me kete sy duhet lexuar ky shkrim.
    Po c’kombetarizohet atdheu.

    Dhimbia e madhe popull.

    • Po jane pasojat e dulles edhe nese behemi aq..se ndertoi nje ekonomi ne ajer, pa biznes pa prona private..pa lidhje ne perendimin, nje burg me njerez qe kur u hap dukeshin si ufo…edhe sali berisha..97..ilir floriri..palla qe kemi tani jane pasoje e atij qeni qe i vajte shpirti ne sketerre..ai e beri kete popull pa din e iman, e beri njeriun e ri si te filmi rrethi i kujteses..dhe ky popull i uritur, pa kulture demokratike, pa pare bote me sy iku si lypsare ne dyert e grekut dhe te italianit duke lene gjithcka ne doren e grekeve…enveri e beri shqiperin dhe shqiptarin toke te djegur dhe njeri jetim dhe e la ne mes te 4 rrugeve..si nje femije pa baba..dhe te gjithe keto te keqija qe jane pasoje e edukimit te prindit per 45 vjet ju doni tja lini ne dere demokracise dhe europes..ore ai e cmendi ket milet

  • Ne kemi pasur diktator nje cmirezi,qe donte ta shihte popullin fukara,te pangopur,te rropatur ne pune dhe nje dite pushim t`ja bente ferre ne pune vullnetare.Vinte hafijet e tij t`i numuronin familjeve luget e pirujte,t`i diskretitonin kur visheshin si njerez dhe jo si te burgosur.Vertet therriste per te drejtat e grave dhe vajzave,por nje lavatrice kushtonte sa nje rroge vjetore,qe ky i kembente me klering,me krom,me domate tek ceket,nje frigorifer jugosllav mund te blihej vetem nga grate e administrates komuniste,se populli edhe sikur te mblidhte aq para,nuk mund te siguronte autorizim.
    Viti 1945 nuk i gjeti shqiptaret te skamur.Magazinat e tregtareve ishin plot dhe hambaret e bujqve nuk i moren gjermanet me vete.Kriza e tmerrshme e urise dhe skamjes filloi ne vitin 1947 dhe arriti kulmin ne vitet 51-52,sepse Enver Hoxha sekuestroi te gjithe mallin e grumbulluar nder vite nga tregtaret shqiptare dhe e dergoi ne Jugosllavi.Vaporret e UNRRAS shkarkoheshin ne portin e Durresit dhe ngarkoheshin menjehere ne vaporet Jugosllave qe prisnin ne Rade.
    U sekuestroi drithin fshatareve pa shperblim dhe kush mbante teprica per te mbetur gjalle,shpallej kulak
    U lemeris fshati nga tmerri i kulakerise dhe u shperngul ne qytet,qe te shpetonte nga Damka.Kur Hrushovi,qe kishte pare tmerret e vdekjeve nga sekuestrimet staliniste te drithit ne Ukraine i propozoi nje politike te leverdisshme bujqesore:Te mbillte agrume dhe ullinj per te cilat kishte nevoje Bashkimi Sovjetik i acarte,maskarai e perseriste sikur kishte shpetuar popullin nga skllaveria Hrushovit.Kete politike ekonomike qi propozoi Hrushovi,e zbatiuan Izraelitet ne vitet 60-70 me agrumet dhe perimet duke furnizuar tregun skandinav..Gruri qe prodhonin fushat e Rusise dhe Kanadase kishte kosto shume me te ulet.
    Kur Cu En Lai pasi investoi me specialiste kineze prioritetet ekonomike te Shqiperise,ja mekanizoi si kurre me pare bujqesine,ja mbuloi per 15 vjet deficitin ne drithe dhe i perseriti perseri oferten e Hrushovit te mbillte ullinj dhe agrume,e quajti Cu-ne revizionist,hrushovi Kines.Ato 7-8 vjet qe mbeti vetem me idiotesine e tij i shpertheu kanibalizmi hapur.Zuri te haje shoket,jo pse e kundershtonin.Thjesht nuk mund te duronte,qe do te rronin pas vdekjes se tij.
    Te krahasosh Titon me Enverin eshte si ta krahasosh me ca diktatore afrikane kanibale qe hanin kufomat e viktimave te tyre.Tito i beri jugosllavet evropiane,ekonomikisht ishin populli me i pasur i Lindjes.Punetoret Jugosllave leviznin me makina personale,;kishin vila ne qytet dhe vila ne fshat ose ne bregdet,kishin mundesi levizje te lire neper bote dhe Titon nuk e hante meraku se shtetasit e tij po beheshin te pasur,si ky kanibali Enver.Jugosllavine nuk e shkaterroi ekonomia,e shperbeu shovinizmi serb.Ata kishin nje popull serb si enver hoxha,qe nuk po duronin qe Sllovenia ishte bere Europe,nuk po duronin Kroacine qe po sillte ne Kroaci Industruine Amerikane dhe ishte kthyer ne parajsen e turizmit evropian.Nuk po duronin shqiptaret qe vinin me benza nga Gjermania.Jugosllavia e Titos ishte me lart ekonomikisht se Greqia dhe Turqia.

    • Harrove pa thene qe ne 1945..shumica ishin pa shkolle dhe pa shtepi dhe pa energji…se 5 bejler dhe nja ca agallar ..dhe harove qe grate ishin me perce -ku kanuni bente ligjin…por harove qe u ndertuan dhe nja 500uzina dhe fabrika..qe keta mbas 1990 the shkaterruan dhe I privatizuan…por harova qe deri dije kishe nje ushtri shume te forte qe llogaritej ne vlere monetare rreth tek 150miliard dollar dhe kete e shkaterruan e shiten dhe e privatizuan dhe me kryesoren harove ate- qe -ai diktatori nuk e haroj qe keta gjitonet historikisht kane dashur te shkrin kombin Shqiptar -kurse enver diktatori e mori nga 800mije dhe I coj 3.5milion banore dhe mos te mbante keto 28mije km -jo Kosove qe nuk do merje -por ndoshta do ishim haruar si kombe….dhe keta qe Ti I quan bura te mire dhe te forte si Tito Hurshov e Mao.. ju mori aq shume borxhe dhe nuk ja u ktheu kurre tere jeten dhe jo vetem qe I perzuri por I beri edhe te kercejne valle Shqipe…

  • U bete ju bythepordha te komentoni Enver Hoxhen????!!!.Enveri e gjeti vendin germadhe prehistorike dhe analfabet 90%te popullsise.Sikur ti linte te iknin sot Shqiperia dhe shqiptaret as qe do te ekzistonin.Enver Hoxha ndertoi shtet dhe shkolloi njerezit.Nese ka ndjenje kombetare sot i perket punes qe beri i madhi Enver Hoxha.

    • Ore..po kombi nuk behet me force, sic thua ti..dhe meqe shqiptaret do iknin dhe ky si la, ne duhet ta duam..po shtetet e tjere kshu jane bere.?..me njerez te burgosur si ne per 45vjet..nese iknin ashtu si thua ti edhe pse kjo sndodhte, sic nuk ndodhi asgjekundi ne bote, njerezit jane te lire dhe do te thoshte qe njerezve u kishte ardh ne maje te hundes te ky vend ku njerezit hane njeri tjetrin per te jetuar..ti edhe kur faj per kete gjendje ka ky shtet kurve, ti ja beke hallall qe ta ka nxire jeten perdite me korrupsion, vjedhje,spitale e shkolla per toke dhe duhet te durojme ne emer te atdheut…smund te jete atdheu shtet i njerezve te burgosur por i njerezve te lire

  • Komentues….Po cfare te mire i pruni Jugosllavise se titos emigrimi ne mase te madhe i qytetareve te saje, Ne radhe te pare ne Yu me se shmti emigruan shqiptre dhe kroate….Te gjithe emigrantet mbeten rrugeve te botes dhe kurre nuk u bene ajo qka ishin dhe deshironin te jene.Nje pjese u asimilu pasin kishin emra si gjermanet pjesa tjeter mori familjet dhe mbeten gjithmone qytetare te rendit te dyte.Por ja qe vete e pranoni se Shqiperia do behet 800000 Kosova po shprazet ,Maqedonia gjithashtu nga shqiptaret…Po te jet mire imigrimi emigrojne edhe popujt tjere.Ka shume popuj te vegjel ne Europe.Jetoj ne Europe mbi 40 vjete dhe dijeni se ose do jeshe gjithmone i huaj ose do behesh gjerman atehere kur nuk te njef askush nga ke ardhe dhe nuk te ka mbete asnje shenje nga e kaluara.Kete gje pak emigrante e deshirojne,shumica jane krenare me prejardhjen e tyre edhe pse si qytetare te rendit te dyte.Emigranti ishte dhe eshte kategoria me e diskriminuar,prandaj mos lakmoni…

    • Suli je normal..e ke jetuar jeten, apo jeton me librat e naimit dhe samiut, qe ketej benin moral dhe nga ana tjeter jetonin si konter buze marmarase..cdo njeri jeton per jeten e tij dhe per te ardhmen e femijeve te tij. Po pse ne emer te te ngelurit shqiptar, i shtypur dhe i shfrytezuar si skllav nga nje qelbesire politikani shqiptar ne duhet tja falim jeten shqiperise..te gjithe qe kane ikur e kane dash vendin, kush me shum e kush me pak..por ama sna ka dashur ne shqiperia,…me keta plehra qe na shfrytezojne si skllever..dhe sa kohe qe njerezit e ketij vendi sjemi te aftw te vetqeverisemi si kosova, si mali i zi apo nje cope maqedoni..me vjen keq..po buke nuk me jep gjuha shqipe qe flas perdite ketu..pasi ne emer te saj maskarenjte na kane bastardizuar

  • “Gastarbajterska”…..fjale qe me kujton 2 kenge me te njejtin titull 1 dhe 2 te grupit “Riblja Čorba” me lider poet – kengetarin Bora Xhorxhevič ,nje nacionalist trap por nje roker shume i madh.
    Keta qe mbrojne Enverin pse na izoloi 45 vjet e na mbyti me dacibao kineze e qurravitje alkooli ruse jane njerez pa tru e pa shpirt.
    Tito kishte ne krah Kardelin ,Milovan Gjilasin e te tjere marksista perparimtare.
    Enveri kishte Palin ,Lenken dhe Hekër Isain.Tani ka dhe Hakif Bajramin.
    Te tjerat mendojini vete.

  • Ja I hapen keta ne keto 28vjet dhe nuk lane me ferra dhe shkurre pa pastruar Shqiptaret neper Greqi dhe Europe..I hapen keta qe Shqiptaret ti binin nga malet dhe me gomone..dhe Enveri e ka fajin prap..Ahhhhh enver enver e dije mire qe nuk ishin blete por grenzaa…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *