Aktori i humorit dhe një nga protagonistët kryesorë të Apartamentit 2 XL, Julian Deda, ditën e djeshme, për Shën Valentin ka bërë ë një vizitë në Bashkinë e Tiranës. Në të vërtetë nuk e dimë qëllimin, por fotot e tij në Facebook e tregojnë një fakt të tillë. Në fotot që ka postuar, ai shkruan: “Një vizitë në zyrën e n/kryetares së Bashkisë së Tiranë,s z. Nevila Xhindi..! Thashë t’i provoja edhe zyrat e bashkisë se nuk kisha qenë ndonjëherë.! Tirana duket shumë e bukur nga aty..!” Miqtë e tij në rrjetin social e ngacmojnë për një dëshirë të tijën për të kandiduar si kryetar bashkie në të ardhmen. Ai nuk e mohon ambicien, por, kërkon sponsor J. Megjithatë, sipas tij, kryeqyteti duket shumë i bukur, sidomos nga dritarja e Bashkisë… po sikur të zhvendosej ky institucion… në Kashar për shembull?!
