Jules Bianchi humbet betejën me vdekjen

Dita

Një lajm i trishtë trondit botën e Formula 1 por jo vetëm.

Jules Bianchi, piloti francez ndërroi jetë në orët e para të së Shtunes me lajmin e hidhur që e bëri tëditur familja e 25-vjeçarit. Piloti francez i Marussias ishte në koma që prej 5 tetorit të vitit 2014 kur në çmimin e madh të Japonisë për shkak të reshjeve të shiut ai humbi kontrollin e makinës duke dal nga pista dhe për fatin e tij të keq u përplas me një vinç që po hiqte nga cirkuiti makinën e Adrien Sutil.

Bianchi fillimisht u operua në Japoni pasi kishte pësuar dëmtime serioze në tru duke rënë në koma dhe që prej asaj dite ai nuk e mori më veten. Familjarët e zhvendosën Jules në Francë, pranë tyre në spitalin e Nicës ku dhe ndërroi jetë.

Familja e tij përmes një postimi në rrjetin social të Pilotit njoftoi lajmin e hidhur për tifozët dhe të gjithë sportdashësit e këtij sporti përmes një deklarate ku mes të tjerash shkruhej se “Luftoi deri në fund siç ka bërë gjithmonë, por sot beteja e tij për jetën u mbyll”.

Kjo eshte dhe videoja e aksidentit te rende te Jules Bianchi qe i mori jeten pilotit francez:

https://www.youtube.com/watch?v=fC94eNr3m0c

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *