Julian Assange do martohet me partneren e tij Stella Moris në burg

redaktor

Julian Assange ka në plan të martohet me partneren Stella Moris në burg. Mediat e huaja raportojnë se Morris ka shprehur planet pak përpara ditëlindjes së tij të 50-të.

Gazetari Assange ka kaluar më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër i akuzuar për spiunazh të dokumenteve sekrete në lidhje me angazhimin ushtarak të forcave aleate në Afganistan. Mesa duket ai dhe partneria e tij nuk duan të shtyjnë planet për martesë.

“Ne po shohim të martohemi në burg sepse ne jemi fejuar që nga viti 2016. Më pas do të kemi një lloj tjetër festimi martese me miqtë dhe familjen sapo ai të jetë i lirë,“-tha Morris.

Lidhja e tyre filloi gjatë periudhës që  Assange kaloi në ambasadën Ekuadoriane në Londër, ku ai kërkoi azil politik. Çifti tani ka dy djem, të moshës katër dhe dy vjeç.

n.s./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *