Julian Assange: Google është arma sekrete e Hillary Clinton

Ornela

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka deklaruar se Google dhe Eric Schmidt në veçanti janë një armë sekrete e Hillary Clinton

Në deklarata për portalin “De Morgen”, Julian Assange informoi se është i sigurt se Eric Schmidt presidenti i korporatës “Google”, i jep mbështetje kandidates demokrate për Presidente të Shteteve të Bashkuara dhe ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Edhe pse Schmidt tha se nuk do të punonte për qeverinë e Clinton, nëse ajo do të zgjidhej, gjithsesi mbështet fushatën e saj presidenciale. “Eric Schmidt është shumë afër Barack Obamas dhe Hillary Clinton dhe është pjesë e një shoqërie sekrete që i jep mbështetje me karakter financiar dhe këshillues, fushatës presidenciale të Clintonit. Schmidt është arma e saj sekrete dhe këtë e dinë shumë pak vetë”, tha Assange.

Përveç kësaj aktivisti thekson pushtetin e gjigantëve të internetit, Google dhe Facebook, duke qenë se të dy “përkufizojnë mentalitetin e mijëra e miliona personave dhe përcaktojnë rregullat në lidhje me atë që është e lejueshme dhe çfarë lloji informacioni mund të kalojë tek masa. Europa po bën diçka dhe po e bën mirë…”. Google dhe Facebook i japin informacion NSA-së”, shtoi aktivisti australian.  /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *