Julian Sinanaj revoltohet me prokurorët në gjykatë

Dita

Julian Sinanaj, është revoltuar gjatë seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Teksa përfaqësuesit e akuzës kanë qenë duke lexuar kërkesën për gjykim, Sinanaj ka

reaguar duke pretenduar pavërtetësi. “Nuk është e vërtetë që më janë gjetur dy granata me

vete në momentin e arrestimit. Kam pasur vetëm një pistolete”, është shprehur Sinanaj, ndërsa ndërhynë gjykatësit për uljen e tensionit.

“Nuk luftohet kështu krimi i organizuar”, vijoi më tej ai.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të tre të pandehurve, në gjyq, si pjesë e “Bandës së Tritolit”, e për rrjedhojë, u bien shpresat për ulje të menjëhershe të 1/3 e masës së dënimit që do të marrin në fund të procesit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *