Juncker: Ballkani nuk duhet anëtarësuar shpejt në BE

Gazeta Dita

Nëse largojmë perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor, atëherë do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990.

Janë fjalët e president të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, pas deklaratave të tij që edhe vende të tjera duhet të marrin shembullin e Britanisë së madhe për tu larguar nga unioni.

Në një intervistë të gjatë para pushimeve për “Politico”, Kreu i ekzekutivit tha se një BE e bashkuar, është celësi I stabilitetit të rajonit të Ballkanit.  Junker tha se I ka thënë qartë presidentit amerikan të ndalojë së nxituri vendet e tjera për të imituar britaninë e madhe.

JunckerNëse BE copëtohet, siç ka thënë Trump, Ballkani Perëndimor do të humbiste perspektivën evropiane. Nuk jam në favor të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar shpejt me BE. Por nëse ju largoni perspektivën evropiane, atëherë do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990. Në këtë drejtim, stabiliteti i përbërjes së Bashkimit Evropian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë. Unë shpresoj që Trump ta kuptojë këtë.

Ai gjithashtu tallet me Trump për mënyrën e çorganizuar në të cilën ai drejton Shtëpinë e Bardhë. “Është mahnitëse, shkarkohet drejtori i komunikacionit Anthony Scaramucci vetëm pas 10 ditësh në detyrë”, tha Junker, duke treguar edhe kontributin e tij në 2015 për shpëtimin e Bashkimit evropian.

JunckerNëse Komisioni nuk do të kishte siguruar që Greqia të mos dëbohej nga eurozona në vitin 2015, bilanci do të ishte më pak i mirë”.Në atë kohë, unë luftoja fort për stabilitetin e Eurogrupit, në veçanti për Greqinë kundër dëshirave të ministrit gjerman të financave Wolfgang Schäuble. Nëse nuk e kisha bërë këtë, eurozona do të ishte shkatërruar.

Edhe pse thotë Unioni ndihet në gjendje të mirë dhe i aftë për të përballuar çdo problem që i del përpara, Junker pranon se Evropa ballafaqohet me probleme, duke përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, të cilët kanë refuzuar të pranojnë refugjatët nën skemën e zhvendosjes së BE. Ai ishte më i ashpër me Varshavës, duke thënë se do të jetë më e vetmuar se Budapesti pas Brexit.

Divorcin e Britanisë së Madhe nga Unioni, Junker e konsideron ‘dhimbje koke’. Sa I përket idesë se Brexit mund të anulohet ne rast se negociatat dështojnë, Junker përgjigjet prerë: “Brexit do të ndodhë dhe për këtë punon Komisioni. Unë nuk shkoj aq larg sa Kryeministri maltez Joseph Muscat i cili nuk ka përjashtuar një anulim të Brexit, filozofia ime e punës është finalizimi i Brexit”, shprehet ai.

Në fund Trump tregoi edhe listën e librave qe do të lexonte për pushime, në të cilën përfshihej shkrimtari turk Orhan Pamuk dhe një triller mbi Trump, Klinton dhe Bush.

Share This Article
1 Comment
  • shkrojta nje koment,per kete teme,dhe nuk u botua.pse su botua,kete e din interrneti!nje sqarim per sa i perket,origjines se europjaneve.Europjanet,para 6-7 mije vitesh,kishin fqinje,popujt qe i rrethonin.keta ishin,ne lindje,popujt turq,ne juglindje popujt iranjan e hebrej,ne jug popujt arab.pra ne keto pjese te planetit,europjanet ishin rrace e bardhe,dhe persa u perket flokeve,i kishin bjond,ngjyre geshtenje,si dhe ngjyre geshtenje te erret,qe ne gjuhen e popullit njihet si flok i zi!pra rracistet e sotem europjan,mos te pretendojne se ska europjan me floke te zinje,sepse keta floke ishin qe pra 6-7 mije vitesh.Floku i zi(sterr i zi),ehte vetem tek popujt aziatik,si dhe tek popujt e ashtuquajtur rrace e verrdhe(kinezet per shembull,qe nuk ka te beje me rracizem kjo thenje!),si dhe tek disa popuj te afrikes.qe floket e tyre ,por edhe trupi eshte i zi,e perseris se nuk ka te beje me rracizem kjo thenje,por keshtu eshte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *