Juncker emërohet si President i ardhshëm i KE

Ornela

BELGIUM-EU-FINANCE-PUBLIC-DEBT-SUMMITEmërimi i konservatorit nga Luksemburgu duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian më 16 korrik. David Cameron shpjegon arsyet e negativitetit të tij kundrejt Juncker.

Konservatori veteran i Luksemburgut, Jean Claude- Juncker ka fituar mbështetjen e liderëve të BE-së për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Ish kryeministri ka arritur mbështetjen e 26 nga 28 anëtarët. Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, ka bërë të ditur lajmin përmes Twitter: “Vendim u mor. Këshilli Evropian propozon Jean-Claude Juncker si presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian”. Emërimi duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian përmes një votimi të fshehtë që kërkon mazhorancën absolute. Kompromisi i arritur mes Partisë Popullore Evropiane, ku Juncker është kandidat, socialistëve dhe liberalëve të bën të mendosh se nuk do të ketë surpriza në 16 korrikun e ardhshëm. Kryeministri britanik David Cameron kishte pohuar këtë të premte në Bruksel se Juncker është “personi i gabuar” për këtë post. Me këto deklarata, pas mbërritjes në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Evropian (BE), Cameron u distancua sërish nga homologët e tij evropian në fillim të një dite kyç për Evropën për pesë vitet e ardhshme. “E di që kam çdo gjë kundër, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshoj mendim. Duhet të mbroj ato që unë besoj dhe duhet të votoj në përputhje me to”, theksoi lideri britanik pas mbërritjes në selinë e Këshillit Evropian. “Zgjedhjet evropiane treguan se ekziston një shqetësim i madh për funksionimin e BE-së dhe Juncker ka qenë në qendër të projektit. Ai ka kontribuar gjatë gjithë karrierës së tij politike, për të rritur fuqinë e Brukselit dhe ka zvogëluar fuqinë e shteteve”, përfundoi Cameron. Në pasditen e vonë, lideri britanik ka publikuar në Twitter një status të ashpër, në të cilën ai paralajmëroi homologët e tij evropianë në lidhje me rëndësinë e vendimit të tij. “U kam thënë se udhëheqësit evropianë  duhet të jetojnë për të ndjerë keqardhjen për procesin e zgjedhjes së president të Komisionit”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter. “Gjithmonë do të mbroj interesat e Britanisë së Madhe”, thekson ai. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nuk është mbështetur nga anëtarët e tjerë për qëndrimin e tij të ashpër kundër Juncker-it dhe votimi i djeshëm Bruksel vendosi përkrah tij vetëm udhëheqësin e hungarez Viktor Orban.

O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *