Juncker shpreson që BE të ndryshojë qëndrim rreth negociatave me Shqipërinë

Leda Hysa

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç sot në Bruksel, shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen.

Në takimin e tetorit, liderët e BE-së nuk miratuan fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

“Juncker shprehu zhgënjim të thellë për rezultatin e takimit të Këshillit të BE në tetor dhe shprehu shpresën e tij që ky pozicion të ndryshohet në të ardhmen”, tha një zëdhënës i KE-së në Twitter.

Ndërsa, Vuçiç falënderoi Juncker ‘për shumë gjëra që bëri për Serbinë gjatë mandatit të tij’.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *