Juncker: Turqia po largohet me hapa gjigantë nga Evropa

Ornela

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker theksoi sot se Turqia, që po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, po largohet me hapa gjigant nga Evropa.

Juncker deklaroi gjithashtu se “dyshon që Erdogan kërkon të shtyjë Evropën që t’i thotë se kërkon t’i japë fund negociatave për të shkarkuar gjithë përgjegjësinë mbi Bashkimin Evropian dhe jo mbi Turqinë”.

“Turqia po largohet me hapa prej gjiganti nga Evropa”, shtoi ai gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian.

Negociatat për aderim të Turqisë në BE, që kanë filluar në vitin 2005, janë sot në një pikë të vdekur.

Megjithatë edhe një maxhorancë e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, duke iu trembur një thyerje përfundimtare me një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm.

Share This Article
3 Comments
  • Lidhur me negociatat e Turqise qe paskan filluat ne 2005-en,une di qe kerkesa e Turqise per t’u bere pjese e BE eshte bere shume me heret.Ne mardhenien e BE me Turqine une shikoj se nuk te dyja palet shprehin mosbesim ndaj njera tjeteres.BE ju “ben zbor”,shteteve te dobeta te Ballkanit,por Turqia nuk eshte Bosnja apo Shqiperia.Turqia,fale pozicionit gjeografik te vendit ka edhe alternativa te tjera.Kush humbet me shume nga mungesa e anetarsimit te Turqise?Mua me duket se BE humbet nje treg prej 80 miljon banore,ose sa 20% e kapacitetit te saj,kete treg e ka gati Kina,Rusia,Irani,India.Hezitimi i Europes me te ashtuquajtura te te Drejta te Njeriut,duket paradoksal,sepse kultura turke ka parametra te tje.Ne turqi eshte e lejua prona private,e drejta e fjales,e dfrejta e grumbullimit,levizja e lire,eshte ndare feja nga shteti,lejohet avokati ne proces,por ne se fillon te prekesh institucionet e zgjedhura me vote te lire,ne Turqi ka zot vendi,nuk te le kush ta besh Turqine si Siri dhe Iraku..Ne keto dy vende,pa qeveri vazhdon historia vidh te vjedhim nafte e gjithcka,Turqija eshte vend demokratik me intitucione te forta.Kohet e fundit mbas tentatives se deshtuar per grusht sheti me nje referendum popullor jane rritur kopetencat e Presidentit,duke e kthyer me shume ne nje republike presidenciale,afersisht si sistemi francez.Ndersa BE kritikon Turqine per masa ekstreme,vetem se ai shtet nuk lejoi pucistet te vinin ne pushtet ne menyre antidemokratike dhe me dhune.(Pucistet vrane 300 persona te pafajshem gjet tentatives per grusht shteti).Kjo mase nuk shikohet mire nga BE, ne nje kohe anetare te vecante te saj i kane marre “nen sqetull” pucistet turq.

  • ja dhe erdoganisti borronicë çfar lëshon:
    “sepse kultura turke ka parametra te tje.”në krahasim me europën por në të njëjtën kohë na qënka dhe”Turqija eshte vend demokratik me intitucione te forta”!!
    çfar kupton ti me “institcione të forta”diktaturë??
    këtu ke të drejtë”nuk te le kush ta besh Turqine si Siri dhe Iraku.”-bëhet vetë nuk ka nevojë për ndihmë!!prit dhe pak o borronicë me ndjenja të theksuara turke!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *