Komisioni shpreson të tërheqë investimet private që arrijnë në 300 miliardë dollarë, duke filluar nga një kapital fillestar prej 21 miliardë dollarësh
Kishte premtuar se do të prezantonte para fundit të vitit një plan për të rritur ekonominë e sëmurë evropiane dhe Presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker, e përmbushi premtimin. Kolegji miratoi dje një projekt ambicioz që shkon në më shumë se 300 miliardë euro në tre vite, që ka synim nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë europiane.
Komisioni do të sigurojë vetëm 16 miliardë dhe BEI (Banka Europiane e Investimeve), 5 miliardë. Po si do të arrihen atëherë 300 miliardët e premtuara? Çelësi është krijimi i një organizmi të ri, Fondi Europian Strategjik i Investimeve, (FEIE, apo “Fondi-Junker”) që është menduar se do të bëjë mrekulli. Paratë evropiane do të përdoren si garanci për të tërhequr financimet private, që të marrin pjesë në projekte të qëndrueshme dhe fitimprurëse me maturitet afatgjatë. Ekspertët e Komisionit gjithashtu besojnë se këto projekte do të kenë një “efekt shumëfishues” mbi ekonominë reale, duke thelluar konceptin e tregut të vetëm në ekonominë e të ardhmes.
Në thelb, në qoftë se do të duhej të ndahej ky plan mes 28 vendeve anëtare, secilit do t’i takonte pak më shumë se 3 miliardë euro, që nuk është një shumë e jashtëzakonshme. Megjithatë të mbledhura dhe të orientuara në objektivat realë, Juncker shpreson se do të jenë një faktor përcaktues për ekonominë e Bashkimit Europian.
Për Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, është me “rëndësi jetike të hiqen pengesat burokratike për të krijuar kushtet për investime”. Duke paraqitur planin për investimet në Parlamentin Evropian Juncker tha se “Europa është një paradoks i madh. Pavarësisht likuiditetit të bankave, investimet nuk rriten”.
Plani i madh i investimeve do të përdoret kryesisht për shkolla, transport, shëndetësi dhe në efikasitetin e energjisë. Plani do të vihet në funksionim në qershor dhe zgjedhja e projekteve do t’u besohet ekspertëve të pavarur, të cilët janë larg klientelizmit politik. Këta ekspertë do të klasifikojnë projektet që meritojnë mbështetje dhe ndaj të cilave investitorët privatë kanë interes.
/O.J

PRA PLANI PER RIMEKEMBJEN E EUROPES ESHTE
“SHPRESA” PER TO FORMUAR NJE FOND ME 300 MILIARD NGA NJE SHUME FILLESTARE PREJ VETEM 16 MILIARD.
HAJDE PLAN HAJDE.
Tashme eshte me se e Qarte .
Euro shkateroje monedhat e shteteve te Eurozones ,
Ku çdo shtet i eurozones kishte Monedhen sovrane qe e krijonte vete , nga shtypja e letrave ,
Kurse tani te gjitha shtetet e Eurozones duhet te financiohen nga Merkatet e Kapitaleve Private per te Pasur monedhen Euro , per shpenzimet publike .
I Merkati nuk besojne me per shtetet e Eurozones qe kane Borxhetn me te medhaja , si Spanja , italia , greqia ……… ……….
Sepse kane humbur abilitetin e tyre duke Shtypur monedhen e tyre Sovrane ,
per te paguar Borxhin publik Gjithmone dhe comunque ,
[ E bene Japonia akoma me borxhin me te madhe ne bote ]
Draghi e BCE , e pane qe Euro po shkateron gjysmen e Europes ,
pastaj 3/4 e europes , e tani te gjithen .
e kane kuptuar tashme , sepse edhe gjermania ka filluar te eksportoje me pak , duke humbur copa te medhaja te ekonomise , per Faktin sepse shtete e Varfera te europes kane ndaluar se bleri produktet gjermane ,
Keshtu qe edhe berlini po shkon poshte ,
OK
Atehere BCE , vendos te stampoje Euro , ne shuma kolosale per te nderhyre ne Merkat ,
I merkati kane blere shuma te medhaja ne TITOLI DI STATO TE gjermanise , deri ne ”’ Nausea ”’
per dy motive .
1- I blene me shpresen qe BCE ti blinte I TITOLI DI STATO
[sa me shume te blinte , aq me shume u ngrihesh vlera kush i mbante ]
Dhe BCE , nuk i blen , dhe nuk do ti Blej .
Sot i bund tedesko per 10 vjet ti rende 0,74% , me pak se sa investimenti tek bananet . Rezultati ???????????????????
Gjermania falimenton le aste di Titoli ?
Eshte njelloje sikur asnje mos te bleje bileten e Derbit Milan . inter ups………
Eshte dramatike …. Po Euro nuk duhet te ishte nje sukses i Europes ? ups .