Jurgen Klop, një “padrino” i paprekshëm në Dortmund

anazapta

Jurgen Klop ka fituar statusin e një njeriu të paprekshëm te Borusia e Dortmundit, shefi ekzekutiv i së cilës deklaron se klubi nuk do ta shkarkojë kurrë këtë trajner. Joahim Vacke ka bërë të ditur se në asnjë rrethanë të mundshme pozicioni i trajnerit 46-vjeçar nuk do të vihet në dyshim. “Nuk do ta shkarkojmë kurrë Jurgen Klopin, çfarëdo që të ndodhë”, deklaron Vacke. “Ai nuk e ndërpret kurrë kontratën që nënshkruan dhe do të vazhdojë në krye të Borusias deri në vitin 2016”. Klop e mori drejtimin e Borusias në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë të Gjermanisë, arritje këto që e kanë bërë hero në Dortmund. Vacke e ka të qartë që Borusia do të humbasë vazhdimisht lojtarë të talentuar, sepse nuk mund t’i paguajnë ata si Reali apo Bajerni, por nuk frikë nga prishja e kontratës me trajnerin. “Largimi i disa lojtarëve nga Dortmundi lidhet pjesërisht me statusin e klubit. Për t’i mbajtur futbollistët më të mirë duhet t’i paguash me rroga të majme sa Bajerni apo Reali”, pranon Vacke. Një gjë e tillë ndodhi me Mario Gëcen, për të cilin Bajerni pagoi klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 37 milionë eurosh, ndërkohë që të njëjtin destinacion pritet të ketë edhe sulmuesi Robert Levandovski, kontrata e të cilit me Borusian skadon në fund të këtij sezoni.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *