Jurgen Klop: U solla si budalla dhe majmun

anazapta

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, e ka pranuar se reagimi i tij ndaj gjyqtarit të katërt, ka qenë i tepëruar. Për këtë arsye, ai ka marrë përgjegjësitë e veta, duke thënë se u soll si një budallla dhe majmun. “Ne nuk treguam fytyrën tonë më të bukur ndaj Napolit, megjithatë ne humbëm me rezultat të ngushtë. Ne e dimë se ne mund ta mposhtim Napolin, por shumë gjëra shkuan keq, përfshirë kartonin tim të kuq. Veprova si budalla dhe e pranoj këtë. U solla si majmun. E teprova”, ka thënë Klop. Reagimi i Klop ndaj gjyqtarit të katërt në golin e parë të Napolit është komentuar shumë nëpër media, për shkak të agresivitetit të tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *