Juristët thonë se Berisha ka shkelur ligjin mekëtë veprim. Sokol Hazizaj thotë se me këto dy vendime, Berisha ka shkelur ligjin dhe moralin e një qeverie në ikje. “Sa kam informacion është duke u ezauruar dhe hapi procedural dhe administrativ i referen dumit për jo ose po mbetjeve toksike në vendet fqinje apo diku tjetër. Mendoj se edhe në këtë lloj dimensioni edhe moralisht edhe ligjërisht kjo qeveri i ka konsumuar të gjitha efektet ligjore për të mos kryer, për të mos konsumuar, për të mos administruar asnjë lloj vendimi që vjen përpos dhe kundër interesave të qytetarëve”, tha Hazizaj.
“Nuk mundet dhe nuk ka sesi qeveria shqiptare në ikje të ndërmarrë iniciativa ligjore që cenojnë shtyllat themelore të shtetit, buxhetin, të drejtën për të jetuar të njeriut, të drejtën për të banuar të qytetarit, të drejtën konstitucionale të garantuar tashmë nga Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo qeveri po cenon gurin themeltar të vijimësisë së jetës së qytetarit, kushtetutën”, u shpreh Hazizaj.Nga ana tjetër Aleanca Kundër Importit të Plerave, të cilët qenë edhe nismëtarët për mbajtjen e një referendumi, janë shprehur se vendimet e qeverisë po ndërmerren për të kënaqur disa klientë vendas apo të huaj qofshin.
Po ashtu ata kanë hedhur hije dyshimi mbi njërën nga kompanitë që ka marrë tashmë autorizimin e kryeministrit në largim Sali Berishës, ajo e quajtur “Vale recycling”, duke u shprehur se nuk mund të bëjë riciklim pasi nuk i ka kushtet.
“Kjo kompani nuk është se ka në dispozicion të saj teknologji për shkrirjen dhe menaxhimin e gjithë këtyre mbetjeve, ajo i merr për t’i ruajtur ato dhe ne nuk dimë nëse këto mbetje të vendosura diku në territorin e Shqipërisë nuk do të shpërndarë në hapësirë duke kontaminuar më tej ujërat e ndryshme, sidomos në territorin e Shqipërisë gjë që është shumë delikate, sidomos si rrjedhojë e damarëve ujorë të shumtë që ka. A po do të shkojnë diku tjetër, ndoshta destinacioni mund të jetë metalurgjiku”, tha Lavdosh Feruni.

-Keta juristet po te jene te zote te veprojne e jo te japin leksione ne forme thashethemesh.
..po te jete ndonje njeri i thjeshte ai qe ben keto veprime,do ish harruar ne biruce,,,megjithese s’kane faj.Ai eshte kryetari i te gjithe pushteteve,,
Berisha gabon me kete vendim ne ikje dhe kjo vertet ndikon ne jeten e qytetareve, ndaj vendimi duhet prishur ose qytetaret te bllokojne forcerisht ardhjen e plehrave!…Duhet cuar ne gjykaten e larte vendimi i qeverise dhe ekologjistet me ate Gurin qe fle,duhet të shperthejne!…Ndersa ky Sokol qe ju i keni marrë mendimin eshte nje Metist i korruptuar dhe ka menduar dhe mendon vetem per interesin e tij te xhepit!…Pavarsisht si ka ngjitur shkallet,ky perben te keqen e LSI,nese vazhdon te jete, por dhe te Rilindjes ndaj del te marrë pluse per vend ne qeveri…Shikoni si ka ardhur dhe kush e ka stimuluar te kuptoni se nuk ka Rilindje me njerez qe korrupsionin dhe parane e piste e kane moral personal,para i teresave te elektoratit!…Rama duhet te kete kujdes nga keto figura të Nanos te shkuara tek Meta dhe tani presin poste!…Gramoz Ruci e njeh mire kete karrjerist te korruptuar!…