Juristi Daci: Kërcënimi i prokurorisë, presion banal

Edona Llukacaj

Juristi Jordan Daci deklaroi se kërcënimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda se kush publikon materiale të dosjes 339 mund të dënohet deri në 5 vite burg, nuk i prek gazetarët. Sipas Dacit, neni 295/a i Kodit Penal, të cilit i referohet Prokuroria, nuk i është drejtuar gazetarëve, por subjekteve e të procedimit penal, si prokurorët, gjyqtarët, mbrojtësit apo personave të tjerë që marrin pjesë në process, si përkthyesit, ekspertët etj.

Daçi e konsideron paralajmërimin e Prokurorisë si presion banal dhe të pakuptimtë, por që mund të lidhet edhe me informacionin e rëndësishëm që ka në atë dosje dhe që mund të publikohet në vijim.

Reagimi i plotë i Jordan Dacit

Një freskim i dijes përsa i përket zbatimit të nenit 295/a të Kodit Penal

Të dashur gazetarë, mos u trembni nga zbatimi i nenit 295/a i Kodit Penal të RSH, sepse fatmiresisht nuk është i njëjtë me nenin 55 të Kodit Penal të PPSH…

Së pari, që një person të mbajë përgjegjësi sikurse pretendojnë prokurorët, duhet që së pari të jetë funksionar publik ose një person i ngarkuar me një shërbim publik që gjatë detyrës bie ne kontakt me të akte ose të dhëna sekrete hetimore. Sigurisht, ju si gazetarë nuk jeni të tillë në kuptim të këtij ligji.

Së dyti duhet të jeni prokuror ose oficer i policisë gjyqësore dhe ju nuk jeni as të tillë, por edhe nëse do të ishit, do të mbeteshit pa punë se informacionet do i ishin dhënë kërkuesit më të parë ? sikurse bëjnë vazhdimisht dhe pastaj bërtasin kush i nxori… ju e dini më mirë se si veprojnë në të tilla raste !

Së treti, duhet që një person tjetër të ketë dijeni dhe të jenë paralajmëruar më parë nga prokurori ose OPGJ për moszbulimin e tyre. Paralajmërimi duhet të jetë individual dhe nëpërmjet një dokumenti të shkruar ku vetë personi, konfirmon që ka marrë dijeni dhe zotohet të ruaj sekretin dhe njoftimi publik ose fletërrufeja e Krimeve të Rënda nuk e plotëson këtë kriter…

Së katërti, ky nen nuk është bërë për gazetarët, por për subjektet e procedimit penal si: prokurorët, gjyqtarët, mbrojtësit; si dhe personat e tjerë që marrin pjesë në proces si: përkthyesit, ekspertët etj. Për më tepër, që një informacion nuk është më sekret kur bëhet publik, kështu që ripublikimi i një publikimi nuk është më publikim.

Se pesti, besoj kuptohet që është thjesht presion banal, i pakuptimtë, por mund të jetë edhe paralajmërim i asaj cfarë fshihet në ato qindra disqe që s’kam asnjë pikë dyshimi që janë kopjuar të gjithë dhe shpërndarë aq shumë sa tani se kanë idenë se nga mund të kenë dalë…

Frika e ruan vreshtin, por jo pasi vilet se pas vjeljes s’ka nevojë më ta ruaj njeri … Kështu që mos e vrisni mendjen, se gjermani e ruan vetë miellin.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Jurist plepash ne mbrojtje te establishmentit kriminal Drejtesi e korruptuar-Shtyp fake news says:

    U hodhen hordhite e plepave ne mbrotje te establishmentit kriminal. Ky jurist eshte kriminel te thote qe hetimi nuk eshte sekret. Dhe inkurajon rrjedhjet e hetimeve. Nese hetimi nuk do te ishte sekret atehere edhe kriminelet do te hidhnin valle si minjte pa mace. lere PPSH-ne ti surrat dhier sepse PPSH eshte varrosur bashke me gjyshin tend ballist. Mbiemrin e paska Daci – dmth shume afer Dacic (serb). UDB-ja ne veprim.

  • Boll e nxorret kete bythlepires te SHQUP-it u cili vdiq te behej pak “Avokat i Popullit”. Cfare sberi vjet qe te fitonte simpatine e Udheheqsit te Republikes se Re. Artikuj gazete ku i meshonte termave te Republikes se Re sepse e dinte qe vendi Avokatit Popullit i ishte lene opozites. E njoh mire kete vemje qe kur ka punuar ne MoF. Ne ate kohe ishte specialist ne Drejtorine e Marredhenieve me Jashte. Ishte si nje “nuselale”, nje mase pa forme qe formezohej sipas formatit dhe statures te cdo shefi. I pahonepshem deri ne neveri. Tani del dhe ja fut kot sikur Prokuroria paska kercenuar gazetaret. Jo o tutkun jo. Prokuroria e ka me njerezit e saj qe nxjorren sekretin hetimor dhe e perdoren ate dosje per pazare politike ne kembim te kalimit te Vettingut. Vjet i dolen edhe disa sms erotike kesaj larves me emrin Jordan. Dhe kur u be Jordani per sexman mos mbette mashkull ne kembe do te thoshte Jovan Bregu.

  • Gazetaret mund te publikojne ceshjte ne te cilat shkeljet dhe krimet jane mbuluar dhe fshehur nga prokuroria apo hetimi,dhe jane mbullur qellimisht.Por jo te publikojne ceshtje qe jane ne hetim e siper sepse demtojne zbardhjen e ngjarjeve.Ky juristi nuk e njeh fare zanatin e vet.Kush i ka bere jurist kete tipin qe nuk nuk e ka fare idene e ligjit dhe ligjshmerise.Ky duhet te deklasohet dhe ti hiqet licensa qe e cileson jurist.Eshte njelloj si mjeku qe nuk sheron,por vret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *