Justifikimet e dr.Rrumpallës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Takimi apo jo i fshatarit nga Viçidoli me “dallëndyshet” e çallmave saudite, është një çështje pa rëndësi. Ajo që ka rëndësi për shqiptarët, është analiza e duhur e fenomeneve shoqëruese të asaj kohe, e kthimit të vendit tonë në han me dy porta për çdo mbeturinë terrorizmi nga bota, e kthimit të politikës ekonomike shqiptare në një vegël mashtrimi gjigant siç ishin piramidat e Sudeve dhe Xhaferrëve, me pasojë, prishjen e rendit kushtetues në vend.

“Justifikimet” e njeriut kryesor përgjegjës për këtë histori shkatërrimi, se nuk kishte baza ligjore apo ishim të papërvojë, janë sa qesharake, aq edhe cinike. Këto janë krime që duhet të marrin përgjigjen e duhur juridike. Ky është ilustrimi më i qartë i nevojës jetike të reformës në sistemin e drejtësisë. Pa përfundimin e kësaj rrumpalle në këtë aparat, është humbje kohe përballja me ligësinë e këtij njeriu që i shkaktoi kaq shkatërrim këtij vendi. Strukturat e shtetit shqiptar nuk mund të jenë më mishërim i papërgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë. Nëse kjo nuk ndryshon, atëherë vetëm sa kemi ndërruar njërin Saleh me një tjetër pleh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *