Justifikimi i Ristanit: Pse jam numri dy i PD

Dita

Kuvendi Kombëtar, që u mbajt të dielën nga Partia Demokratike, është shoqëruar edhe me kritika nga radhët e brendshme të sajat.

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi iu drejtua Bashës dhe Berishës duke i thënë se përse në vend të Ritvan Bodes është vendosur Arben Ristani, në pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm, pa qenë asnjë ditë anëtar.

Dhe përgjigja “justifikuese” nga ana e Arben Ristanit nuk ka vonuar. I ftuar në emisionin “ABC News” ai i është përgjigjur kështu ish-kreut të PD-së:

“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj. Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z.Boden si një nga figurat qëndrore të PD-së.

E kam pasur edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të. Çështja nuk ishte për të dalë në këto nivele personale, po diskutonim statutin, e mira ishte të diskutonim setin e rregullave, si ta bëjmë më mirë”, është shprehur Ristani.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • TI MORE ZOTERI JE NUMURI 2 I PD ME MOTIVIN QE KE QENE NUMURI 1 I KRIMINALIZIMIT TE ZGJEDHJEVE,KE VJEDHUR VOTATA E SHQIPETAREVE ATO QE KANE QENE “”” ne kutine e gabuar”””, DHE ZBATUESI NR 1 I POROSIVE TE SALI SRBIT.

  • Ti u katapultove se vodhe votat e Rames ne 2011 per humbesin e perjetshem Basha i cili nuk ka fituar kurre asnje pale zgjedhje. Edhe per kr partie ishte Berisha qe ja dha postin se me Olldashin nuk fitonte dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *