Idhulli i adoleshenteve Justin Bieber tashmë është bërë një djalë i mbarë. Dhe kjo duket teksa pozon për një reklamë, i veshur sportive, i qetë dhe i qeshur. Pas ekzagjerimeve, drogës, alkoolit, qëndrimeve në komisariate, ai i është rikthyer jetës normale. Një përpjekje kjo për të fituar sërish me mijëra fansa që prej kohësh janë kthyer në kritikët e tij më të ashpër. Por a do t’i rezistojë dot tundimeve? / I.K
