Juve e Barça, bëjnë një hap para drejt çerekfinales

redaktor

2-1 ishte rezultati i mbrëmjes së Champions, me ndryshimin se Barcelona fitoi në transfertë me Man.City e Juventusi në shtëpi me Dortmundin.

Dy rezultate të merituara, që iu përgjigjën dhe fushës, ku suksesin në fund e morën ata që u shfaqën realisht më të fortë.

Barcelona ashtu si një vit më parë e mbylli që në “Emirates” çështjen e kualifikimit.

Luis Suarez i rikthyer në tokën e golave të tij, në Angli, zgjoi “instiktin” e goleadorit duke “hipotekuar” çerekfinalet me një dygolësh personal, teksa futbollistët e City-t ishin të shqetësuar në mbulimin e Mesit dhe Neymarit.

Ashtu si goli i parë dhe i dyti ishte një finalizim i një “nuhatësi” të vërtetë përpara porte, me uruguajanin që zgjati këmbën për golin e sigurisë.

Në epërsi të dy golave Barça e uli pak ritmin, ndërsa te City u zgjua sedra e një skuadre kampione, aq sa përpjekjet e ekipit të Pellegrinit u shpërblyen nga Aguero në të 69-tën.

Megjithatë Clichy nuk i dha shumë mundësi citizens të besonin në një përmbysje pasi pesë minuta më pas u ndëshkua me të kuq. Në minutën e fundit, Messi pati mundësinë të shënonte dhe ai, por argjentinasi, pasi gaboi penalltinë me këmbë nuk pritej të shënonte në kthimin e topit me kokë, që për të thënë të vërtetën nuk është pika e tij më e fortë.

Në Torino, Juventus u shfaq si “zonjë e vjetër” dhe në Europë pasi mundi 2-1 Borusian e Dortmudit, që u dominua nga bardhezinjtë, por megjithatë shënoi një gol të rëndë në Itali që mund t’i vlejë tepër për ndeshjen e kthimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *