Juve fiton derbin dhe kalon në gjysmëfinale

Leda Hysa

Juventusi u kualifikua si gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Italisë ku do të përballet me Atalantan. Bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me rezultatin 2-0 në derbin ndaj Torinos, falë golave të Douglas Costa në pjesën e parë dhe Mario Mandzukic në të dytën. Juve dominoi derbin dhe nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin duke shfaqur qartë pretendimet edhe për këtë trofe vec atij të kampionatit.

Nga ana tjetër humbja në derbi dhe s’kualifikimi nga kupa i kushtoi postin trajnerit të Torinos, Sinisa Mihajlovic. Presidentit Urbano Cairo, mesa duket iu sos durimi.

Pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Emri më i kuotuar për të zëvendësuar serbin është Walter Mazzarri, i cili është larguar nga Watford. Mediat italiane raportojnë se për të pranuar ofertën, Mazzarri kërkon miratimin e një plani pune të paktën dyvjeçar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *