Juve-Inter, ose dueli Higuain-Icardi

Ornela

Numërimi mbrapsht vijon pafundësisht përpara një sfide me kaq shumë pritshmëri, siç është ajo e mbrëmjes së të shtunës në “Juventus Stadium”, që në mënyrë surprizë është rikthyer të jetë një duel për titull.

Interi është e vetmja skuadër në Serie A që nuk ka pësuar humbje dhe momentalisht kryeson i vetëm me 1 pikë më shumë sesa Napoli dhe 2 më shumë sesa bardhezinjtë kampionë Italie në fuqi, të cilët kanë për objektiv të futen në histori me “tringjyrëshin” e shtatë radhazi.

Një sfidë, në të cilën të dyja skuadrat duket se presin mbi të gjitha nga dyshja e goleadorëve Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, dy “bombera” rivalë në Itali, por ndoshta edhe tek Argjentina, ku garojnë për një vend titullari në krah të Messit për Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Me shumë mundësi, dueli mes dy qendërsulmuesve më produktivë të këtij sezoni do të jetë edhe vendimtar sa i përket rezultatit të sfidës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *